Tag: Saranda Bogujevci

  • Loco publikon një foto të Saranda Bogujevcit, ka disa fjalë për të

    Loco publikon një foto të Saranda Bogujevcit, ka disa fjalë për të


    Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Elvisi, ka publikuar një fotografi të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit, sipër së cilës është shkruar historia e saj, shkruan Express, përcjellë RilindjaShqiptare

    Ai e ka quajtur Bogujevcin femër vërtetë të fortë, derisa ka thumbuar “femrat e Instagramit”.

    “Femrat e “forta” të Instagramit: Po bëj ca story duke u viktimizuar për shtypjen se ndoshta dikujt i vjen keq dhe më mbështet”, ka shkruar Loco.

    Ndryshe, Bogujevci iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës në Kosovë.

    Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në Kosovë në vitin 2014.

    Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.

    Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.

    Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

    Ajo është zgjedhur të hënën nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Transkripti i emisionit ku deklarata e Driton Selmanajt nxiti debat të madh në vend

    Transkripti i emisionit ku deklarata e Driton Selmanajt nxiti debat të madh në vend

    Debati i 19 nëntorit në Pressing, me mysafir Driton Selmanajn, ngjalli reagime të shumta në vend për shkak të deklaratës së tij për deputeten Saranda Bogujevcin mbi temën e të pagjeturve. VV’ja ka gozhduar Selmanajn, ndërsa LDK’ja thotë se deklarata e tij u keqinterpretua. Gazeta Express ju sjell të transkriptuar debatin mes zv.kryeministrit Selmanaj dhe gazetarit Parim Olluri.

    Gazetari Olluri gjatë emisionit i kishte thënë zëvendëskryeministrit Selmanaj se Saranda Bogujevci nuk mund të akuzohet për abuzim me temën e të pagjeturve pasi ajo është një e mbijetuar e masakrës, Selmanaj në kundërpërgjigje i thotë Ollurit të mos provojë t’i japë konotacione sepse “jemi lodhë me këso qasjesh”.

    Edhe më tutje vetë Selmanaj dhe LDK’ja thonë se deklarata në Pressing u keqinterpretua dhe u nxor jashtë kontekstit.

    Më poshtë e gjeni të transkriptuar pjesën e debatit për temën e të pagjeturve:

    Pas përfundimit të emisionit, filluan kritika të ashpra në drejtim të Selmanajt të cilat po vazhdojnë edhe sot, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësit të Avdullah Hotit, për të cilën ky i fundit i doli në mbrojtje vartësit të tij.

    Olluri: A e ndini ju veten fajtor z. Selmanaj që ajo që ndodhi sot është derivat i një papërgjegjësie tënde si zv.kryeministër…

    Selmanaj: Absolutisht jo, absolutisht jo.

    Olluri: … sepse momenti që ju i thuani komisionit parlamentar që është konsumuar instrumenti i raportimit, atëherë ju e keni shkaktuar një kësi tollovie.

    Selmanaj: Jo, nuk është qashtu.

    Olluri: Unë nuk pajtohem me juve dhe me asnjë zyrtar qeveritar kur thoni që, ta zëmë, e cekni me emër, Saranda Bogujevci, po abuzon me temën e të pagjeturve. A ju duket pak jo serioze nëse e akuzon një të mbijetuar të masakrave? Ndoshta secili prej deputetëve aty në Kuvend mund të akuzohet për abuzim me temën e të pagjeturve, por nuk mund të akuzohet Saranda Bogujevci, se është e mbijetuar e masakrës. Po më duket pak papjekuri për me ngrit në nivel kaq të ulët një të mbijetume të masakres…

    Selmanaj: Jo, jo mos provo me i dhënë asaj konotacione sepse jemi lodhë me kësi qasje, jemi lodhë…

    Olluri: Nuk është konotacion, është fakt.

    Selmanaj: Jemi lodhë. Si qeveri, temën e parë e kemi vendosur temën e të pagjeturit. Për 10 vjet në Kosovë minimalisht është trajtuar nga politikanët dhe qeveritë, të parën temë e kemi vendosur. Bile edhe instrumentin e kontrollit parlamentar dhe parlamentarizmin si koncept në Kosovë, unë kam punuar 10 vjet drejtpërdrejt në Kuvend dhe besoj se i njoh instrumentet. Nuk mundet komisioni parlamentar dhe Kuvendi për ditë me të thirrë për të njëjtën temë për me u tallë me ty.

    Olluri: Nuk mundeni as ju me përcaktu Driton se zëvendëskryeminsitër.

    Selmanaj: Veç një sekond, përtej instrumenteve parlamentare, pushtetet kanë dinjitet, pushtetet kanë autoritet. Ti kur ftohesh për një çështje, me logjikën që po thu ti munden me më thirrë 6 herë në ditë me më thirrë ata mu atje.

    Olluri: Nuk është Qeveria qeveria përcakton kur shkelet dinjiteti kur jo.
    Selmanaj: Çka me bë, me iu nënshtru talljes?

    Olluri: Atëherë nëse ia lëmë qeverisë në dorë, në momentin kur ju si qeveri e vlerësoni që po ju shkelet dinjiteti atëherë shpërfillni kuvendin atëherë ne nuk jemi republikë parlamentare. Në anën tjetër nëse edhe Saranda Bogujevcit i themi se po abuzon me temën e të pagjeturve unë nuk e di cili deputet në Kuvend të Kosovës është person që mundet mos me abuzu dhe diskuton seriozisht. Besimi jem personal është që Saranda nuk abuzon me këtë temë.

    Selmanaj: Dëgjo, qe po du me thanë pse, për këtë temë kemi debatuar një herë në Kuvend është kry si temë, 2 herë në komisionin parlamentar ka raportuar 1 herë kryeministri, 1 herë ministri i Drejtësisë. Me kërkesë të kryeministrit, kryeministri ka thanë unë du me ardhë në komision pa e thirrë hiç komisioni, ka thanë po ju lus me dyer të mbyllura sepse ka me dhanë informata për të cilat unë mendoj që nuk është mirë me dalë në publik përshkak të ndjeshmërisë së çështjes. Ka shku, 2 orë ka raportu, as pyetje nuk ka pasur nga anëtarët e komisionit përfshirë edhe deputeten në fjalë(Saranda Bogujevci), nuk ka pasë sepse argumentet, informatat që janë dhanë nuk janë të mira.

    5 minuta pasi është kry ajo, del në media po e njëjta(Saranda Bogujevci) dhe thotë ka ardhë kryeministri kurgjo s’ka thanë fare, po pse s’e ke sfidu kryeministrin pasi e ke pasë brenda. Që i bjen, për fatin e keq, kjo është shumë e rëndë me thanë, janë tu abuzu për një grusht votash me një temë që një shoqëri e ka një varrë të madhe.
    /Express

  • Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Kushtrim Sopa ka reaguar pas sulmeve të fundit në drejtim të të mbijetuarës së luftës, Saranda Bogujevci.

    ‘Saranda është motra ime, është gjaku im.

    Familja Bogujevci dhe të gjitha familjet Shqipëtare të prekura dhe të persekutuara nga kriminelët serb dhe shteti kriminal i serbisë në luftë janë familje të miat.

    Çdo Shqipëtarë, është vëllau im.

    Çdo Shqipëtare, është motër e imja’, tha ai.

    Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohet ky moment për fushatë e vota, derisa ka bërë një shkrim shumë të matur e unifikues.

    Më poshtë, postimi i plotë:

  • E turpshme: Faqja që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin

    E turpshme: Faqja që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin

    Një faqe në rrjetin social Facebook, që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me emrin “LDK për Kosovën”, ka ofenduar deputetën e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

    Në postimin e kësaj faqe, kanë postuar një fotografi të deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë ekspozitës së saj në Beograd në vitin 2013, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në mbishkrimin e kësaj foto ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.

    “Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

    Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri në emision Pressing, lidhru me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”. /Insajderi.org

  • Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri, në emisionin ‘Pressing’ lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

    Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj. 

  • Aksion në mbështetje të Saranda Bogujevcit, pas asaj që ndodhi në Kuvend

    Aksion në mbështetje të Saranda Bogujevcit, pas asaj që ndodhi në Kuvend

    Pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku janë përplasur depitetët e LVV-së dhe LDK-së, është zhvilluar një aktivitet në mbështetje të deputetes Saranda Bogujevci, shkruan Gazeta Blic, përcjellë RilindjaShqiptare

    Disa persona kanë shkruar emrin e saj të plotë në qytetin e Podujevës.
    E gjithë kjo, pasi që sot në seancën e Kuvendit, është përmendur familja e Bogujevcit, ku më pas eskaloi debati.