Tag: SBASHK

  • KMDLNJ kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën në arsim

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar nga SBASHK-u që të ndërpres grevën në arsim, pasi mban përgjegjësi faktike për shkelje të drejtave të njeriut – të nxënësve.

    Kështu thuhet përmes një reagimi për media nga KMLDNJ, ku ndër të tjera thuhet se i kanë monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla, dhe se kërkesat e tyre i konsiderojnë si të drejta dhe të arsyeshme.

    “KMDLNJ gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK-ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse Qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK-u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake”, thuhet në reagim.

    Sipas reagimit, KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në Komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme.

    “KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK-u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMDLNJ-së:

    SBASHK- u, si përfaqësues i mbrojtjes së të drejtave të mësimdhënësve, në përputhje me mandatin dhe ligjeve në fuqi ka organizuar një grevë të paralajmëruar me kërkesa ndaj qeverisë për plotësimin e kushteve mirëpo ka hasur në një përkrahje të pjesshme andaj greva po vazhdon me ç ‘rast mbi 320,000 nxënës kanë humbur miliona e miliona orë të mësimit, duke e dëmtuar shumë procesin arsimor i cili, edhe ashtu ishte i cenuar. Aq më parë që këto orë nuk do të zëvendësohen, sipas paralajmërimeve të SBASHK-ut.

    KMDLNj e njeh të drejtën e grevës, si njërën ndër të drejtat e njeriut nëse është në përputhje me ligjin dhe nuk i rrezikon të drejtat e të tjerëve. Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar shumë muaj më parë për grevën mirëpo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta qetësuar situatën përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar nga dy palët, deri në një zgjidhje më të mirë, kur të krijohen kushtet dhe mundësitë. Në aspektin ligjor dhe të mandatit greva e SBASHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet.

    KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT -i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.

    Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës.

    KMDLNj, mendon se SBASHK –u e ka përmbyllur detyrimin, në këtë rast moral ndaj anëtarësisë mirëpo, çdo vazhdim i mëtutjeshëm i grevës do t’i dobësojë pozicionet e SBASHK-ut aq më parë që për dëmet e jashtëzakonshme që po i bëhet procesit arsimor, e tërë përgjegjësia po i adresohet SBASHK –ut e që nuk është e vërtetë. Me stërzgjatjen e grevës e cila është edhe kundër parashikimeve të SBASHK –ut, janë krijuar të gjitha kushtet që SBASHK –u të tregojë një vullnet të njëanshëm ( kur mungon vullneti i qeverisë) dhe të ndërpres grevën. Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë !

    KMDLNj gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK –u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake.

    KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme.

    KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK –u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre. /Telegrafi/

  • Avokati i Popullit kërkon nga Sindikatat të reflektojnë për grevat: Fëmijëve po ju cenohet e drejta për arsim

    Avokati i Popullit, u ka bërë thirrje Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të reflektojnë dhe të dalin nga situata e krijuar në lidhje me grevën.

    Avokati i Popullit përmes një komunikate thotë se ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësuesit e Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të dalë nga situata e krijuar.

    “Avokati i Popullit me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, duke marr shkas nga situata e krijuar për shkak të grevës të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, thërret palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë.Avokati i Popullit, ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të ndihmuar në daljen nga kjo situatë. Përkundër përpjekjeve të bëra nga ana e tij si ndërmjetësues, fatkeqësisht nuk është arritur një marrëveshje në mes palëve. Palët nuk kanë gjetur një konsensus duke mbajtur qëndrimin e njëjtë kur vjen në pyetje lartësia financiare e pakos mbështetëse”, thuhet në njoftim.

    Tutje u theksua se, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka rikujtuar palët se çdo qëndrim apo veprim, në qendër të çdo prioriteti duhet ta ketë interesin më të mirë të fëmijës dhe të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsimim, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

    “Parimi i interesit më të mirë për fëmijët duhet ta udhëheqë secilin prej nesh në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe të përgjegjësive që kemi.Gjithashtu ai rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e së drejtës për arsimim dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutë”, thuhet tutje.

    Në anën tjetër, Avokati i Popullit rithekson rëndësinë që ka respektimi i së drejtës për organizim sindikal dhe i së drejtës për veprime sindikale, mirëpo në situatën e krijuar, çdo orë e humbur e mësimit ka pasoja të pandreqshme për fëmijët dhe vazhdimi në mospjesëmarrje në mësim është i dëmshëm në shumë aspekte.

    “Çdo orë mësimi për fëmijët është i rëndësishëm për përgatitjen e tyre për jetë dhe ngritjen e potencialit të tyre për një të ardhme më të mirë.Në fund, për diskutimet dhe çështjet e ngritura në mes palëve, Avokati i Popullit iu ka dërguar palëve, që të japin përgjigje. Avokati Popullit, sot ka pranuar përgjigje nga qeveria me qëndrimin se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjet e prekura nga Avokati ndërsa janë në pritje të përgjigjes nga sindikatat”.

    Avokati i Popullit edhe publikisht u bën thirrje palëve të reflektojnë, të gjejnë një zgjidhje për të dal nga kjo situatë, ashtu që fëmijëve t’ju mundësohet gëzimi i së drejtës për arsimim.

    “Avokati i Popullit konstaton se në situatën e krijuar e drejta për arsim si e drejtë kushtetuese nuk është duke u respektuar, se fëmijëve po ju cenohet kjo e drejtë dhe janë duke u privuar nga e drejta për edukim dhe arsimim, e kjo do të ketë pasoja të rënda për fëmijët dhe për vendin”, thuhet në komunikatë.

  • Qeveria e konfirmon ftesën për Këshillin Grevist të SBASHK-ut

    Qeveria e Kosovës do të takohet nesër me Këshillin Grevist të SBASHK-ut.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    Duke mos dhënë më shumë detaje, ai ka thënë se i kanë dërguar ftesë Këshillit Grevist të SBASHK-ut.

  • Jasharaj: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat, u alivanosa nga deklarata e Elvis Hoxhës

    Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave, ka thënë për Ekonomia Online, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

    Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

    Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat.

    “Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata tjera. Janë përzier në punët e sindikatave që është e ndaluar edhe me konventat ndërkombëtare, pastaj në vend të dialogut filluan të më fyenin, dhe këto i përballova, pastaj u munduan të më shpallnin hajn por çdo gjë u vërtetua se nuk jam i tillë”.

    “Pastaj doli ajo deklarata e tmerrshme që më kushtoj më përkeqësimin e shëndetit tim, ngase shokët që ishin këtu më kanë parë. Nuk më ka ndodh kurrë ashtu një gjendje krize kur i tërë trupi më dridhej dhe e pash që e humba kontrollin. U pa që pas një kohë e demantoi vetveten duke thënë se është bazuar në lajme të rrejshme”, u shpreh Jashari.

    Jasharaj ka thënë se Elvis Hoxha është njëri ndër më të poshtrit në Vetëvendosje, pasi thotë se nga akuzat e tij, ai është alivanosur.   

    “E kisha humbur për një kohë vetëdijen dhe këtë e vërtetova se e pash vetën të lagur me ujë nga kolegët, të cilët ishin tmerruar. Po isha i alivanosur se për një kohë nuk kam pasur vetëdije. E kam thënë edhe më herët, po e them edhe tani se nga njerëzit më të poshtër në Vetëvendosje është Elvis Hoxha dhe kam pritur që kryeministri të reagojë, por nuk e bëri”, tha ai teksa falënderoi opinionin për përkrahje.

    Ai tha se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

    Jasharaj tha se janë në pritje të dialogut dhe se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.

    “Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hukolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBAShK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh 

  • SBASHK-u thërret konferencë për media: Paralajmërohet shpallja e grevës së përgjithshme

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka thirrur konferencë për media, raporton Gazeta Blic.Sipas njoftimit të lëshuar për media konferenca ka të bëjë me shpalljen e grevës së përgjithshme.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuara medie

    Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për shtyp të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e cila fillon nesër, më 18 gusht 2022, në orën 13:00 dhe mbahet në Zyrat e BSPK-së.

    Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme.

    Ju faleminderit!Me nderime
    SBASHK

  • SBASHK-u mbanë kongresin, pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara.

    Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19

    Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

    Ai ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

    “Uroj që edhe ne edhe MASHTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

    Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, foli për rolin e mësuesit, ndërsa tha qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

    Ajo shtoi se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën.

    “Vetëm ketë vit kemi rreth 40.000 nxënës më pak se vitin e kaluar mirëpo ne jemi kujdesur që asnjeri nga mësimdhënësit tanë te mos mbetet pa pune… Shumë shpejtë do fillojnë punën 100 asistentë me fëmijët me nevoja te veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë grandin prej 1.7milionë euro per mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.

    Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit.

  • SBAShK-u paralajmëron Qeverinë: Hyjmë në grevë nëse s’paguhen shtesat

    SBAShK-u paralajmëron Qeverinë: Hyjmë në grevë nëse s’paguhen shtesat

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditën e nesërme do t’i kthehen shkollave.

    Megjithatë, nga kjo Sindikatë edhe njëherë i është kërkuar Qeverisë që javën e ardhshme të reflejtoj sa i përket kërkesave të tyre për shtesa në paga.

    Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë nga SBASHK-u kanë paralajmëruar greva.

    Njoftimi i plotë:

    SBASHK- Urime, më 18 janar i kthehemi shkollave, por…

    Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve në komunikim të vazhdueshëm ka analizuar situatën aktuale në arsim dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë për të cilat ka autorizuar Kryesinë e Kryetarin e SBASHK-ut që të vazhdojnë dialogun me institucionet për të arritur te zgjidhja meritore.

    SBASHK uron nxënësit dhe punëtorët e arsimit për fillimin më 18 janar të periudhës së dytë të mësimit në shkollat fillore e të mesme të Kosovës, por apelon te Qeveria Hoti dhe Ministri Likaj që javën e ardhshme të reflekton dhe në takime me përfaqësues të SBASHK-ut të gjejnë zgjidhje për kërkesën e një shtese në paga për arsye të rrezikut nga Covid-19 dhe të nënshkruhet Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës.
    SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

    SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet

  • SBASHK-u kërkon rroga shtesë për mësimdhënësit, përndryshe paralajmëron veprime sindikale

    SBASHK-u kërkon rroga shtesë për mësimdhënësit, përndryshe paralajmëron veprime sindikale


    Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor nëntor dhe dhjetor, raporton Gazeta Express.

    Përmes një njoftimi për media nga SBASHK-u është thënë se shqetësimet  e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre lidhur me këtë çështje sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale.

    Njoftimi i plotë:

    Alarmojmë me kohë se shqetësimet  e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre  sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale dhe kështu të krijohet një situatë, që askush nuk e do, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, që pritet të nis më 18 janar.

    SBASHK ka përkrahur vendimet e Qeverisë Hoti që për  punëtorët shëndetësor dhe policinë të ketë mjete shtesë në pagat e tyre për arsye se ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me Covid 19. Mirëpo kemi pritur me arsye që Qeveria Hoti ta bëj të njëjtin veprim edhe për punëtorët në sektorin e arsimit, ngase edhe ata duke zhvilluar procesin mësimor në institucione arsimore u përballën vazhdimisht me rrezikun nga Covid dhe këtë e dëshmon edhe numri i madh i të prekurve nga ky virus. Nga 14 shtatori kur filloi viti shkollor numri  i punëtorëve të arsimit të prekur me Covid ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe vetëm në intervalin kohor 11 nëntor – 14 dhjetor të prekur nga Covid kanë qenë 2301 punëtorët arsimor.  Numri i madh i të prekurve nga Covid në institucionet arsimore kishte bërë që  nga institucionet përgjegjëse të vjen vendimi që gjysmëvjetori i parë të përfundojë para kohës së paraprakë. Ky realitet është dashur të ndikojë te Qeveria dhe të ndahen mjete për shtesa në aga edhe për sektorin e arsimit. Kjo nuk ndodhi dhe prandaj SBASHK-u kërkon  nga Qeveria aktuale që të ndajë mjete shtesë prej 100 euro  në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor e dhjetor të këtij viti për të vazhduar edhe në vitin e ardhshëm për gjithë kohën sa zgjat pandemia, apo deri sa nuk përmirësohet e nuk fillon se implementuari Ligji i pagave.

    Alarmojmë me kohë se shqetësimet  e punëtorëve të arsimit dhe reagimet e tyre lidhur me këtë çështje sa vijnë e shtohen dhe SBASHK duke vendosur në bazë të zërit të anëtarësisë mund të shpall edhe veprime sindikale dhe kështu të krijohet një situatë, që askush nuk e do, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, që pritet të nis më 18 janar.

    SBASHK po ashtu ishte përgatitur të zhvillojë takime me përfaqësues të partive parlamentare , që janë në opozitë, pasi ato kishin paralajmëruar të mos e votojnë buxhetin e vitit 2021 për të kërkuar nga ta që ta votojnë Ligjin për buxhetin, por duke e amandamentuar atë e duke krijuar vijë të qartë buxhetore për të mbuluar kërkesat e Kontartës Kolektive të sektorit të arsimit me qëllim që çështjet e përcaktuara me Kontratë të realizohen pa apsur nevojë të shkohet në gjykata. Por pasi që ngjarjet po ndodhin pa pritur dhe po zhvillohen me shpejtësi të madhe , SBASHK-u u drejtohet publikisht deputetëve të parlamentit të Kosovës që ta votojnë buxhetin e vitit 2021 duke respektuar edhe këto kërkesa të  SBASHK-ut.

     Kujtojmë se anëtarët e SBASHK-ut kanë realizuar gjithë të drejtat nga Kontrata Kolektive ,  qoftë me dialog , qoftë përmes gjykatave,por buxheti i shtetit, krahas mjeteve për realizimin e  këtyre të drejtave , është dashur të ndaj mjete shtesë për taksat  gjyqësore dhe për palët tjera  në këto procese gjyqësore.

  • Qeveria i reagon SBASHK-ut S’ka pushim, nesër mbahet mësimi në gjithë Kosovën

    Qeveria i reagon SBASHK-ut S’ka pushim, nesër mbahet mësimi në gjithë Kosovën

    Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë bërë të ditur se në të gjitha institucionet arsimore në vend, ditën e nesërme do të punohet me orar të rregullt.

    Përkundër që nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, është thënë se të hënën do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit, vendimi për zhvillimin e mësimit do të duhet të përfillet nga të gjithë.

    Antigona Baxhaku, këshilltare politike e kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë, se dita e nesërme është ditë e rregullt e punës, andaj edhe në institucionet arsimore në vend, do të punohet me orar të rregullt.

    “Dita e hënës është ditë e rregullt e punës në të gjitha institucionet shtetërore. Në institucionet arsimore në të gjitha nivelet do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, edhe nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur për Express se qëndrimi i tyre është i njëjtë me atë të kryeministrit Hoti, edhe pse nuk është përkrahur nga SBASHK-u.

    Nga kjo ministri kanë thënë se mësimi do të zhvillohet në të gjitha shkollat në Kosovë.

    Mirëpo, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, po vazhdon të mos lëshojë pe përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës.

    Nga SBASHK-u është thënë se bazuar në kalendarin e vitit shkollor, dita e hëne do të jetë pushim dedikuar festës së 28 nëntorit.

    Sipas tyre, punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë të pushojnë të hënën për të ndjekur atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit, që i sollën lirinë këtij trualli.

    Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse”, ishte thënë nga kjo sindikatë.

    Ndërsa, edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur sot se për shkollat dhe institucionet komunale, dita e nesërme do të jetë ditë pune.

    Ai ka thënë se pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një̈ ditë e humbur është”  e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë.

    Kryeministri Avdullah Hoti, më 27 nëntor ka marrë vendim që dita e hënë, të jetë ditë e rregullt e punës.

    Ai ka bërë të ditur se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.