Tag: Serbi

  • “Dorëzohen” serbët: Vështirë se në të ardhmen mund të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë

    Pas çdo aksioni apo veprimi të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me veriun apo serbët, Lista Serbe del me kërcënimin “vetëm edhe një herë lë të ndodhë”. Kështu ishte edhe pasi nuk u lejua mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, vlerëson Milica Andriq-Rakiq nga Iniciativa e Re Shoqërore.

    “Qysh tash po i themi Prishtinës, se më 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë kudo ka serbë në Kosovë. Nëse nuk lejohemi, do të vendosim reciprocitet”, kërcënoi ministri në Qeverinë e Kosovës dhe lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Këtë kërcënim të Rakiqit, Andriq-Rakiq e quan bosh dhe thotë se kështu tha edhe pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në lidhje me targat dhe më pas për luftimin e korrupsionit e kontrabandës.

    “Lista serbe ka pasur kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën dhe nëse kërcënimi i fundit do të realizohej për daljen nga institucionet, sot ne nuk do t’i kishim institucionet e Kosovës në zonat serbe në Kosovë. Meqë kjo nuk ka ndodhur as në të gjitha situatat e mëparshme kur Lista Serbe kërcënonte me masa të caktuara, edhe tani sinqerisht mendoj se është e vështirë që kjo, vënia e reciprocitetit, të realizohet”, tha Andriq-Rakiq për portalin “Kossev”.

    Sipas saj, pas ndalesës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka shumë mundësi që më të mos lejohet kurrfarë votimi i organizuar nga shteti serb në Kosovë, as zgjedhjet presidenciale që janë më 3 prill.

    “Ka shumë pak mundësi që zgjedhje e Serbisë të mbahen ndonjëherë në territorin e Kosovës. Deri në këtë referendum, Serbia i referohej praktikës ekzistuese dhe marrëveshjes që kishte me OSBE-në për mbledhjen e votave. Serbia në fakt ka vendosur një praktikë të re, një mënyrë tjetër të organizimit të serbëve. Nuk është aspak ideale që njerëzit të udhëtojnë dy orë e gjysmë për të ushtruar të drejtën e votës”, u shpreh Andriq-Rakiq.

  • Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi

    Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

    Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi për Telegrafin se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.

    “Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

    Autobusi kosovar dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.

    Për video kliko KËTU

  • Gazetat zvicerane: Albin Kurti ne Veri të Kosovës veproi konform reciprocitetit të Brukselit

    Për shkak të rregullës së targës. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë (“Wegen Auto-Kennzeichen-Regel Spannungen zëischen Kosovo und Serbien“)  me ketë titull mediat botërore ashtu edhe zvicerane sot dhe dje janë marrë me Kosovën, respektivisht qëndrimet e fundit të qeverise së Albin Kurtit karshi Serbisë, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

    Qeveria e Vuçiqit nuk i njeh targat e veturave nga Kosova. Por nga sot, as Qeveria e Albin Kurtit nuk i një ato të Serbisë

    Tensionet janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me një rregullore të re mbi pranueshmërinë e targave. Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar bllokuan hyrjen në pikat kufitare kosovar-serbe Jarinje dhe Binjak të hënën, siç raportuan mediat në Prishtinë dhe Beograd. Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë, ka shkruar gazeta prestigjioze e Zvicrës Blick duke ju referuar agjencisë shtetërore te informimit ATS /SDA.

    Sipas mediave zvicerane, Policia kufitare në Kosovë ka zbatuar rregullisht rregulloren që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët në automjetet me targa serbe duhet t’i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t’i bashkojnë targat e përkohshme kosovare që ata i marrin nga zyrtarët kufitarë.

    Kryeministri kosovar Albin Kurti prezantoi qasjen e qeverisë së tij të hënën si një masë të bazuar në reciprocitet. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëri thirri një takim të kabinetit të tij të sigurisë për të martën.

    Në fakt, Serbia nuk i njeh targat e futura nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Udhëtarët me automjete me këto targa duhet t’i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi. (SDA)

  • Akademiku serb thotë se Kosova nuk është e jona, serbët i turren me kritika dhe ofendime

    Akademiku serb thotë se Kosova nuk është e jona, serbët i turren me kritika dhe ofendime

    Ish-këshilltari i presidentit serb Boris Tadiq, Mladan Gjorgjeviq i ka reaguar kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq për deklaratat për Kosovën pasi ky i fundit i tha peshkopit serb Grigorije se “Kosova nuk është e jona”, shkruan Gazeta Express.
    G

    jorgjeviq ka kritikuar deklaratën e kreut të Akademisë serbe si të papërgjegjshme.

    “”Është e pabesueshme që kryetari i një institucioni si Akademia e Shkencave serbe të bëjë deklarata kaq të cekta dhe të papërgjegjshme bazuar në shembuj personalë dhe anekdotikë. Si provë se Kosova nuk është serbe, ai deklaron se duhej të jepte dokumente kur hynte në “Kosovë dhe Metohi” dhe se dikush atje i tha atij se ai nuk duhet të shkojë në disa vende. Në shumë qytete të botës, ka rrugë ku nuk rekomandohet ecja, kështu që askush nuk i deklaron ata territorin e një vendi tjetër. Këto janë argumente të padenjë për një diskutim në një kafene, e lëre më një akademik ” tha Djordjevic.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq është përplasur me peshkopin serb Grigorije për deklaratat e këtij të fundit se “Kosova është e jona”.
    Kostiq ka thënë se Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë që është e mundshme.
    “Unë e pranoj plotësisht se jam gabim, por pyeteni peshkopin nëse ai ka të drejtë. Unë kam kaluar kufirin, ata më treguan pikërisht pjesët e rrugës që nuk janë të përshtatshme për tu kaluar. Do të ishte mirë që Vladimir Kostiq të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës, Marrëveshjen e Deytonit dhe Marrëveshjen e Brukselit atëherë do ta kishim fajtorin dhe nuk do të kishim nevojë të mendonim më për këtë”, ka thënë Kostiq

    “A është Carnojeviq tradhëtar?

    Nuk mendoj se është, çfarë kam thënë le të mbetet si e gabuar, por askush në këtë shtet përfshirë kishën nuk e ka titullin e së vërtetës kur vije puna te Kosova. Askush nuk mund të më bind mua se jam tradhëtar sepse sa isha këtu, disa nga ata dhe fëmijët e tyre kishin ikur jashtë”, tha Kostiq.

  • Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë.Ata dyshohet se kanë hyrë gabimisht në territorin që i takon Serbisë.

    Të arrestuarit janë Blerim Maqastena, Asambleist i Pavarur në Komunën e Podujevës si dhe Berat Mexhuani.

    Fazli Maqastena, vëllau i Blerim Maqastenës i tha Klan Kosovës se ata po mbahen në paraburgim.

    “Vëllai im edhe një fqinj i yni kanë dalë për të shëtitur në Mirovc edhe dyshohet se mund të kenë hyrë në territorin e Serbisë aksidentalisht. Sipas asaj çka kemi arritur të kuptojmë nga Policia e Kosovës, në atë pjesë ka pasur shumë mjegull dhe ata kanë mundur ta humbin edhe rrugën”.

    “Ne kemi kontaktu me çdo instancë që kemi pasur mundësi. Nga ajo çka kemi marrë vesh ata po mbahen në paraburgim ose në Burgun e Prokuples ose në Kurshumli”.

    Maqastena tregon se ka kontaktuar me avokatin e të arrestuarve.

    “Kam kontaktuar edhe me avokatin e tyre. Atë ia kanë caktuar pa i pyetur këta për shkak se këta nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë avokat. Ai ka ardhur nga Beogradi, dhe nuk i kanë lënë me i marrë pyetje ata pa avokat”.
    Ai thekson se avokati i ka treguar atij se edhe vëllai por edhe fqinji i tij janë mirë.“Avokati më ka thënë se ata janë mirë dhe po mbahen mirë. E pyeta a janë gjallë? – më tha: ”po gjallë janë”

    .Por, vëllai i asambleistit të Komunës së Podujevës ka dyshime se dy kosovarët mund edhe të keqtrajtohen.

    Madje Fazli Maqastena, ka frikë se atyre po u ndodh më e keqja.“Avokati më tha mirë janë. Por, unë nuk kam më shumë informacione.

    Nuk kam arritur të kontaktoj me ata. Nuk e di, se në çfarë gjendje janë – A mos po i maltretojnë? Ose nuk kemi siguri se a janë së pari gjallë?”.

    Rastin e arrestimit të Blerim Maqastenës dhe Berat Mexhuanit, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga zëdhënësi Daut Hoxha.

  • Kush ia dha Serbisë të dhënat për tregun e punës në Kosovë?

    Kush ia dha Serbisë të dhënat për tregun e punës në Kosovë?

    Serbia ka përpiluar së fundmi një raport mbi të dhënat e tregut të punës për t’i koordinuar ato me sistemin evropian.

    Mirëpo në raport vërehet se Serbia e konsideron Kosovën ende si pjesë të saj duke i përfshirë të dhënat dhe kodet e komunave e fshatrave të Kosovës si pjesë e Serbisë.

    Mirëpo në raport vërehet se Serbia e konsideron Kosovën ende si pjesë të saj duke i përfshirë të dhënat dhe kodet e komunave e fshatrave të Kosovës si pjesë e Serbisë.

    Televizioni Klan Kosova ka pritur më shumë se tetë ditë një përgjigje nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë për të mësuar nëse ky institucion është në dijeni se ekziston ky raport dhe pse nuk kanë reaguar deri tani ndaj konsiderimit të Kosovës si pjesë e Serbisë, por MPMS nuk është përgjigjur.

    Projekti i iniciuar nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale e Serbisë është financuar nga organizata gjermane GIZ.

    Përfaqësuesit e GIZ-it gjerman në Beograd nuk kanë dhënë detaje se prej nga i morrën të dhënat për Kosovën por në përgjigjen e tyre thonë se nuk kanë pasur për qëllim të krijojnë implikime politike.