Tag: Shaip Kamberi

  • Në parlamentit serb, Shaip Kamberi e përmend rastin Panda në Pejë, ky është reagimi i serbëve

    Në parlamentit serb, Shaip Kamberi e përmend rastin Panda në Pejë, ky është reagimi i serbëve

    Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë ka ngritur si temë rastin “Panda” në Pejë, që kishte ndodhur para shumë vitesh.

    Ai ka pyetur se cila është e vërteta e atij rasti atje.

    Kamberi në parlamentin serb ka thënë se ky ishte krim i serbëve, që tentuan t’ua mveshin krimin shqiptarëve.

    Policia në atë kohë kishte intervistuar 150 shqiptarë, duke tentuar që t’ua lënë fajin.

    Kamberi ka përmendur edhe një deklaratë të prokurorit serb, i cili ka thënë se në krimin e kryer nuk kishte shqiptarë të përfshirë.

    Ai ka publikuar edhe videon në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    Pse fshihet e vërteta për rastin Panda në Pejë?

    Kapitulli 35, në bisedimet e Serbisë me BE-në, është specifik dhe përmbanë mekanizma për përcjelljen e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

    Ky standard është rregulluar në kuadër të Kornizës për bisedime me BE-në në rrugëtimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin evropian, ku mes të tjerash thuhet që “çështja e normalizimit të mardhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të shqyrtohet në kuadër të Kapitullit 35, të cilësuar si “çështje të tjera” ndërsa në çështje të veçanta dhe të arsyeshme, ky raport e kjo mardhënie në mes të dy vendeve të shqyrtohet edhe në kapitujt e tjerë relevant.

    Normalizimi i mardhënieve me Kosovën do të duhej të nënkuptonte edhe nisjen e procesit të pajtimit e në mes të tjerash edhe ballafaqimin me të kaluarën si dhe kërkimin e faljes për atë çfar është bërë.

    Gjithsesi, në procesin e normalizimit dhe pajtimit, një kontribut të veçant do të mund t’a kishte dhënë edhe zbardhja e tërësishme e çështjes së të pagjeturve, por edhe zbardhja e të gjithë atyre çështjeve që kanë pasojë viktima civile.

    Një rast si ky është edhe ai që ka ndodhur në kafiterinë “Panda” në Pejë në vitin 1998.

    Me 14 dhjetor 1998, pesë nxënës të Gjimnazit (Ivani 14, Zorani 18, Svetislavi, Dragani e Vukosavi 17 vjeçar) dhe studenti 25 vjeçar me emrin Ivan ishin duke qëndruar në kafiterinë “Panda” i cili ndodhej përballë shkollës.

    Në kafiteri kanë hyrë dy njerëz të armatosur e maskuar dhe me breshëri automatikësh kanë vrarë 6 të rinjë dhe janë larguar.

    Ishte kjo koha në të cilën Slobodan Millosheviqi dëshironte që me armë të zgjidhë “çështjen” e shqiptarëve në Kosovë.

    Krimi i kryer në kafiterinë “Panda” në Pejë i cili menjëherë iu ishte mveshur, siç thonin “terroristëve shqiptarë”, kishte sjellur arrestime masive.

    Me datë 17 dhjetor, së paku 150 shqiptarë të lagjes “Kapishnica” ishin arrestuar dhe intervistuar në Stacionin policor të Pejës.

    Në bastisjen e shtëpive shqiptare dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre kishin marr pjesë mbi 200 pjestarë të policisë dhe ushtrisë serbe, kishin njoftuar mediat më vonë.

    Katër ose pesë shqiptarë ishin arrestuar dhe pas disa muajve të mbajtur në paraburgim në burgun e Leskocit ishin liruar në mungëse të çfarëdo fakti inkriminues.

    Një murg i Patriarkanës së Pejës ( Ranko Jokiq) kishte deklaruar për të përditshmën Kurir se “ekzekutuesit dihen, emrat e tyre fshihen , posaçërisht nacionaliteti i tyre”.

    Deri në vitin 2013 familjet e të vrarëve kishin jetuar duke besuar se këtë krim e kanë kryer shqiptarët.

    Por atëkohë, në cilësinë e koordinatorit të Zyrës së shërbimeve sekrete, presidenti Aleksandar Vuqiq në emisionin “Teška reč”, me 28.12.2013, kishte deklaruar “Krimin në Panda nuk e kanë kryer shqiptarët sikur që kemi besuar deri tani” dhe që “publiku do të shokohet kur të zbardhet e vërteta”.

    Presidenti serb Aleksandar Vuqiq ka deklaruar se ka informacione për vrasjen e gjashtë të rinjve serb më 1998 në Pejë, për çka askush nuk është përgjegjur.

  • Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiqin

    Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiqin

    Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.

    Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciq, Kamberi vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

    “Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje. Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”. Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac”, ka thënë ai./21Media

  • ‘Selamet’ që Vuçiq i’a  dërgon Kamberit pas çdo fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë

    ‘Selamet’ që Vuçiq i’a dërgon Kamberit pas çdo fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë

    Duteti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka treguar se ka marrë kërcënime për shkak të fjalimeve të tij në Kuvendin e Serbisë.

    Që nga dita e themelimit të Qeverisë së re në Serbi, deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka “dridhur” themelet e këtyre dy institucioneve.
    Ishte fjalimi i tij i fuqishëm i 28 tetori që tronditi politikanët serbë.

    Por, për shkak të këtij fjalimi dhe fjalimeve të tjera në Kuvendin e Serbisë, Kamberi në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka thënë se ka marrë kërcënime indirekte nga krerët e shtetit serb.

    Lajmi.net e ka pyetur Kamberin se a keni pasur kërcënime direkte apo edhe indirekte nga kundërshtarët tuaj politik, por edhe nga udhëheqësit shtetëror serb?

    Kamberi është përgjigjur, drejtpërdrejtë jo, por nëse gjithmonë kur paraqiteni në parlament, pasojnë shkrimet e shtypit të verdhë serb që ju cilësojnë si “provokator”, “shkatërrues i shtetit” dhe shumë e shumë epitete tjera, apo kur presidenti i shtetit ju dërgon selam se për “fjalime të tilla në rajon do të burgosej autori”, mund të konsiderohet si një proces i vazhdueshëm i “kërcënimeve” që kanë për qëllim të ndikojnë në paraqitjet tuaja të ardhshme. Por, them se unë bëj punën time, le ta bëjnë ata të veten.

  • Deputeti shqiptar vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, ‘çarten’ Bërnabiqi e Daçiqi

    Deputeti shqiptar vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, ‘çarten’ Bërnabiqi e Daçiqi

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuq e zi, transmeton Gazeta Express.

    “Nëse nuk ka kaq shumë tonifikim”, tha Kamberi dhe u ndërpre menjëherë nga Daçiqi.

    “Ne nuk kemi, nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, tha Daçiq.

    “Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët”, tha Daçiq.

    Kamberi më pas e hoqi flamurin.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

    “Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiq.

    Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

    “A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Nne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.