Tag: shëndetësi

  • Ka një orë ideale, për të pirë kafenë e mëngjesit

    Ka një orë ideale, për të pirë kafenë e mëngjesit

    Të gjithë preferojmë të zgjohemi me një filxhan kafe në mëngjes, duke menduar se është zgjidhja e duhur për një ditë me energji.

    Por nëse ju konsumoni esëll kafenë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, i cili shton stresin, që në nisje të ditës.

    Sipas ekspertëve mjekësorë, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në mënyrë natyrale. Më vonë pasi të keni ngrënë diçka të shpejt për mëngjes, mund të pini kafe, por jo më parë.

    Ora ideale për ta pirë një filxhan kafe është ora 08:30-9:00.Edhe nëse e dëshironi vërtet shumë ta pini me stomakun bosh, nuk ua sugjerojmë, pasi nuk i bëni mirë shëndetit tuaj. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se është normale ta pish kafenë, pasi të kesh ngrënë pak mëngjes.

  • Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

    Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

    Një ekip shkencëtarësh ka arritur të gjejë origjinën e Murtajës së Zezë, pandemisë më të rëndë në historinë e njerëzimit.

    Origjina e saj është në rajonin e maleve Tian Shan (Kirgizistani i sotëm), të Azisë Qendrore, në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, thuhet se Murtaja e Zezë arriti në Mesdhe në mesin e shekullit XIV nëpërmjet anijeve tregtare që udhëtonin në Rrugën e Mëndafshit nga Deti i Zi dhe u përhap në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një shpërthim në shkallë të gjerë.

    Murtaja e Zezë, që zgjati si pandemi deri në fillim të shekullit XIX, shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë evropiane.

    Philip Slavin, historian i ekonomisë mjedisore nga Stirling (Mbretëri e Bashkuar) dhe autori kryesor i studimit, gjeti rekorde të larta vdekjesh në disa varreza në Kirgizistan për vitet 1338 dhe 1339. Studimi sugjeron se në një moment në shekullin XIV, pati një ngjarje që studiuesit e quajnë “Big Bang”, një diversifikim masiv i llojeve të murtajës, të cilin ata e lidhin me gjenezën e valës së parë të madhe të Vdekjes së Zezë në Evropë, midis 1346 dhe 1353.

    Shumë teori e vendosën origjinën e kësaj pandemie në vende të Azisë si Kina apo Mongolia, por në këtë studim, studiuesit treguan se shpërthimi fillestar ndodhi në këtë rajon të Azisë Qendrore, një zonë e përshkuar nga rrugë të rëndësishme tregtare në Mesjetë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se lloji i lashtë i Azisë Qendrore që shkaktoi epideminë e murtajës 1338-1339 në Kirgizistan kaloi te njerëzit nga marmotat në këtë rajon./A2CNN