Tag: Shi

  • Stuhi shiu e breshëri nëpër Kosovë

    Stuhi shiu e breshëri nëpër Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në disa vende do të bie breshër.

    E një stuhi shiu veçse ka filluar në Skenderaj, Drenas e Vushtrri.

    Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi e video, ku shihet se atje ka filluar shiu i madh, duke vështirësuar lëvizjet e automjete, e po ashtu edhe breshër në këto qytete.

    Deri dje në vendin tonë kanë mbizotëruar temperaturat e larta, e që nga dita e sotme IHK ka paralajmëruar se moti do të ndryshojë.

    Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë dhe videon e dërguar nga lexuesit.

    VIDEO 1

    VIDEO 2

    Pamje nga qyteti i Vushtrrisë, shiu madje ka vështirësuar edhe lëvzijen e automjeteve.

    VIDEO 3

    Në ndërkohë gjatë javës së kaluar, shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës. /Express/

  • Stuhi reshjesh në veri: Në Valbonë bora arrin 35 cm, përkeqësohet situata në Fierzë

    Stuhi reshjesh në veri: Në Valbonë bora arrin 35 cm, përkeqësohet situata në Fierzë

    Rikthimi i reshjeve të shiut dhe dëborës në vend ka sjellë problematikat e para edhe në qarkun e Kukësit.

    Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të lartë, si dhe erë të fortë. Në Valbonë bora ka arritur në 35 centimetra, por nuk ka pasur probleme në qarkullim.

    Në Lekbibaj të Njësisë Administrative të Tropojës në rrugët nacionale ka pasur rënie gurësh, duke sjellë bllokim të rrugës, raporton Ora News.

    Problem mbetet rezervuari T’Plani në njësinë Administrative të Fierzës, ku si pasojë e reshjeve të shumta situata është përkeqësuar, por është nënkontroll. Rezervuari është mbushur plot ku dhe uji ka filluar të rrjedhë nga shkarkuesi katastrofik.

    Furnizimi me ujë të pijshëm vijon në kuota normale, teksa probleme me energjinë elektrike ka pasur fshati Shemri në Njësinë Administrative Malzi të Bashkisë së Kukësit, fshatin Dragobi të Njësisë Administrative Margegaj dhe Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër, Bashkia e Tropojës.

  • “Urgjente”! Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

    “Urgjente”! Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

    Shqipëria pritet që të përfshihet sërish këtë javë nga një mot me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Mbrëmjen e sotme, bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët për atë që pritet që të ndodhë duke filluar nga sonte, ndërsa u kërkon që të kenë kujdes maksimal.

    “Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

    Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja” mbyllet apeli. Stuhia e pak ditëve më parë u shoqërua me përmbytje nga jugu në veri të vendit.