Tag: Shkurte Fejza

  • Publikohet momenti kur Shkurte Fejza pyet djalin e nusen se a duan të martohen, shpërthejnë të qeshurat

    Publikohet momenti kur Shkurte Fejza pyet djalin e nusen se a duan të martohen, shpërthejnë të qeshurat

    Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Vajza që ai ka zgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.

    Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë shumë momente nga ceremonia e çiftit.

    Në njërën nga to shihet diçka që nuk kemi parë më parë. Nëna, njëherit vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.

    “A pranon me marrë Erzën për grua, me respektua çdo ditë të jetës me nderua, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.

    “Po”, ishte përgjigjja e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusen.

    “Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra te folja “me dëgju”.

    https://vm.tiktok.com/ZMF2SQfyU/

  • Reagime pas publikimit të këngës së Shkurte Fejzës:

    Reagime pas publikimit të këngës së Shkurte Fejzës:

    Tash e disa javë, këngëtarja Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli, kanë publikuar një këngë me titullin “Nuse, mësuse”.

    Teksti i plotë:

    Ah moj nuse sikur msuse

    N’shpi t’burrit mban ligjërata

    S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

    S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

    Mori nuse vezulluse

    Ma e reja je n’ket shpi

    Dikush tjetër ma i vjetër

    Pun’t ma mirë se ti i di

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

    N’daq pun’t mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

    Ah moj nuse lumja nuse

    Bijat për ty e shqyen defin

    Me gëzim të madh ty të kanë pritur

    Prandaj ti mos jau prish qejfin

    Me fol but e me dëgju

    Nana ty nuse t’ka mësu

    Vjehrrën me e respektu

    Ti nderon prindërit e tu

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

    N’daç punt mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mir fjalt

    N’daç punët mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë