Tag: Shpërthimi

  • A rrezikohet Kosova nga shpërthimi i centralit bërthamor? Kjo distanca nga centralit më i afërt

    Drejtori i Agjencisë për Siguri Bërthamore, Beqir Mezelxhiu, ka thënë se Kosova është vetëm 300 kilometra larg centralit më të afërt bërthamor që gjendet në Bullgari.

    I ftuar në Desku të KTV-së, Mezelxhiu ka thënë se në rast se ndodhë ndonjë incident i shpërthimit bërthamor në këtë central, Kosova hynë në kategorinë e tretë të emergjencave.

    “Ne sa i përket centraleve bërthamore, distancën më të vogël e kemi me Bullgarinë, që është vetëm 300 km larg centralit të parë bërthamor. Nëse ndodh incidenti atje jemi në kategorinë e tretë të emergjencave, pak më larg e kemi Slloveninë që është rreth 400 km. Është shumë me rëndësi që në këto raste të ketë një koordinim mes shteteve fqinje pasi që potencialisht mund të jetë një incident multinacional edhe në raste të tilla, një prej atyre hapave preventivë që merret në konsideratë është jodi, sidomos te fëmijët. Sepse në këto raste përdoret një qasje e shkallëzuar”, ka thënë ai.

    Sipas Mezelxhiut, në rast se ndodhë një incident i tillë, popullata duhet të lajmërohet në mënyrë që të merren masa, si mbyllja në shtëpia, sigurimi i ujit të pijshëm dhe edhe transferimi i popullatës në rast se është i nevojshëm.

    Gjëja e parë që preket në këto raste është mjedisi edhe në qoftë se ka shi në atë valë, depozitimi është më i madh. Në ato raste merren masa që popullata paraprakisht, para se të vijë ndikimi në vend, ligjërisht është e obliguar të njoftohet popullata për rrezikun që po afrohet, ku hyn aspekti i mbylljes nëpër shtëpia, aspekti i ujit të pijshëm, ku njerëzit duhet të sigurojnë atë dhe mund të vijë edhe deri te transferimi i popullatës në një vend më të sigurt.

  • Detaje të reja nga Policia për shpërthimin në Fushë Kosovë

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë Kosovë,

    Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia.

  • Dyshohet për një shpërthim në Fushë Kosovë

    Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Fushë Kosovës.

    Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

    Policia po qëndron ne vendin e ngjarje për të hetuar rastin

  • Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, qytetarëve ju kërkohet të mos dalin jashtë

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, qytetarëve ju kërkohet të mos dalin jashtë

    Një shpërthim ka ndodhur në parkun industrial të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen, duke lënë disa persona të lënduar dhe duke e shtyrë policinë që të mbyllë disa rrugë dhe të kërkojë nga banorët që të mos dalin jashtë.

    Shpërthimi ndodhi në një pjesë të zonës ku bëhet përpunimi i mbeturinave. Chempark, park industrial për kompanitë e kimikateve si Bayer, tha në rrjete sociale se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

    Policia gjermane tha se ende nuk dihet saktë se çfarë dëmi është shkaktuar dhe se një numër i madh i punëtorëve të ekipeve emergjente janë në vendin e ngjarjes, shkruan Reuters.

    Pamje nga shpërthimi në Leverkusen (Foto: AP)

    Agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem dhe policia kërkoi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret.

    E përditshmja gjermane, “Koelner Stadt-Anzeiger”, raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave.

    Kjo gazetë shkroi se tymi i zi është duke lëvizur në drejtim të veriperëndimit, drejt qytezave Burscheid dhe Leichlingen, duke shtuar se zjarrfikësit e tërë rajonit janë thirrur për të ofruar ndihmë që të shuhet zjarri.