Tag: Shtjefën Gjeqovi

  • Rrahet nga bashkëmoshataret e saj një vajzë në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

    Rrahet nga bashkëmoshataret e saj një vajzë në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, ku një grup nxënësesh kanë sulmuar një bashkëmoshatare të tyre.

    Siç ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit nga vendi i ngjarjes, vajza e rrahur nuk mund të lëvizte, pasi kishte pësuar goditje në kokë.

    Pas sulmit nga bashkëmoshataret, vajza ka mbetur pavetëdije.

    Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes.

    Një ekip i ambulancës është mobilizuar para shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

    Dukagjini ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, por i njëjti nuk kishte ende ndonjë informatë lidhur me rastin.

    Po ashtu, edhe Policia e Kosovës nuk kishte asnjë informacion për këtë ngjarje.