Tag: Stuhi

  • Stuhi shiu e breshëri nëpër Kosovë

    Stuhi shiu e breshëri nëpër Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në disa vende do të bie breshër.

    E një stuhi shiu veçse ka filluar në Skenderaj, Drenas e Vushtrri.

    Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi e video, ku shihet se atje ka filluar shiu i madh, duke vështirësuar lëvizjet e automjete, e po ashtu edhe breshër në këto qytete.

    Deri dje në vendin tonë kanë mbizotëruar temperaturat e larta, e që nga dita e sotme IHK ka paralajmëruar se moti do të ndryshojë.

    Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë dhe videon e dërguar nga lexuesit.

    VIDEO 1

    VIDEO 2

    Pamje nga qyteti i Vushtrrisë, shiu madje ka vështirësuar edhe lëvzijen e automjeteve.

    VIDEO 3

    Në ndërkohë gjatë javës së kaluar, shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës. /Express/

  • Stuhi shiu në Skenderaj

    Stuhi shiu në Skenderaj

    Një mot i ligë i ka përfshirë sot në orët e pasdites rajonin e komunës së Skenderajt.

    Në një video të publikuar nga “Meteo Ballkan” shihet se si një stuhi shiu e ka kapluar fshatin Klinë e mesme në Skenderaj.

    Shi dhe breshër është raportuar të ketë rënë edhe dje në komuna të ndryshme të vendit, të cilat edhe kanë shkaktuar dëme bujqësore.

    https://www.facebook.com/396109264059598/posts/1537297063274140/

  • Stuhi të fuqishme bore në Gjermani, anulohet udhëtimet

    Stuhi të fuqishme bore në Gjermani, anulohet udhëtimet

    Një stuhi bore dhe erëra të fuqishme kanë goditur veriun dhe perëndimin e Gjermanisë të dielën, duke detyruar trenat që të anulojnë udhëtimet e përditshme derisa qindra aksidente rrugore kanë ndodhur. Policia tha se 28 njerëz janë lënduar në rrugët me akull.

    Autoritetet kanë sjellë të pastrehët në strehimore të ngrohta pas rënies së temperaturave, shkruan AP.

    Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” tha se linjat kryesore të trenit mes Hamburgut dhe Hannoverit, Berlinit dhe perëndimit, janë anuluar për shkak të grumbullit të borës që ka bllokuar shinat dhe linjat energjetike.

    Policia në North Rhine-Westphalia tha se kanë numëruar 222 aksidente për shkak të kushteve të rënda atmosferike që nga e shtuna.

    Ndërkaq, Shërbimi gjerman për Motin u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.