Tag: Subvencionet

  • Aksion i madh i policisë: Arrestohen disa persona për keqpërdorim të subvencionëve

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, ku janë arrestuar disa zyrtarë.

    Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.

    Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

    Merret vesh se ky aksion ka të bëjë me keqpërdorimin e subvencioneve.

    Policia e Kosovës edhe muaj më parë ka arrestuar dhjetëra persona për keqpërdorim me subvencione në bujqësi.