Tag: Tea

  • Publikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin

    Publikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin

    Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Erjon Geca, me anë të rrjeteve sociale, ditët e fundit është përfshirë në debatin për skandalin mes Teas, Beartit dhe Andit.

    Ai përmes disa postimeve ka deklaruar se e di të gjithë atë që ndodhi brenda emisionit, duke theksuar vazhdimisht se produksioni e dinte për lidhjen e ‘bujshme’ mes Teas dhe Beartit.

    Por, pasi është kërcënuar se do t’i mbyllet Instagrami, Erjoni vendosi të ‘shpërthejë bombën’, andaj publikoi një audio-incizim.

    Fillimisht, ish-konkurrenti tha se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.

    Por, sipas tij, ata u mbajtën brenda për arsye audience, ndërsa imazhi i tyre është shfrytëzuar për arsye përfitimi.

    Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin.

    Ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.Video Player00:0000:12

    “Sic degjohet produksioni ka qene ne dieni qe ne dhjetor dhe genjeni kur thot se skemi pas dieni. tani le te dale e te tregoje pse e mbajti te fshehur dhe pse i mbajti deri ne fund te janarit konkurrentet qe duhej eliminuar qe ne ate sekond???? dihet ne fakt por le ta thone vete”, shkruan Erioni.

  • Ishte me Tean në hotel? Reagon për herë të parë konkurenti nga Kosova në Përputhen

    Ishte me Tean në hotel? Reagon për herë të parë konkurenti nga Kosova në Përputhen

    Tea është vënë së fundmi në shënjestër të Shqipes, e cila e akuzon se ajo dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

    Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi: Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë”.

    Në postimin e rradhës, Shqipja tregoi se bluza është e Beartit dhe shkruante se ata janë çift.

    “Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruante Shqipja.

    Pas postimeve të Shqipes, Bearti ka reaguar me një foto të shkrepur në prapaskenë ku shfaqet Andi.

    “Burrë para kamerave, jashtë kamerave si vajzë (emoji)”, shkruan Bearti, postim i cili është komentuar edhe si xhelozi e tij ndaj Teas duke qenë se kur ishte pjesë e “Përputhen” ka shprehur pëlqimin ndaj saj./Express