Tag: Tech & Auto

  • Bie ChatGPT

    Bie ChatGPT

    Chatboti i OpenAI, ChatGPT, ka rënë nga sistemi. Këtë e kanë raportuar me mijëra e mijëra përdorues nëpër botë që thonë se po kanë probleme me marrjen e rezultateve.

    Kompania ka pranuar se u ka rënë sistemi dhe ka informuar se ChatGPT dhe mjeti AI për gjenerim të fotove, Sora, janë prekur.

    Përdoruesit kanë raportuar error mesazhe si “Diçka shkoi keq” dhe “po kërkohet në internet”. Sipas faqes së OpenAI, përpjekjet për rikthimin po vazhdojnë.

    Në “Downdetector”, një platformë që merret me telashe të aplikacioneve dhe ueb-faqeve, pati shumë përdorurës që u ankuan për rënien e OpenAI. /Klankosova.tv

    The post Bie ChatGPT appeared first on Klan Kosova.

  • “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve

    “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve

    Ish-luftuesja e dezinformimit në qeverinë amerikane akuzon Mark Zuckerbergun për ‘përkulje ndaj Trumpit’ pasi Meta njoftoi heqjen e verifikimit të fakteve.

    Nina Jankowicz, një ish-zyrtare e sigurisë kombëtare e ngarkuar me luftimin e dezinformimit, tha se vendimi i themeluesit të Metës, Mark Zuckerberg, për të ndaluar verifikimin e fakteve në platformat e tij ishte një “përkulje” ndaj Donald Trump.

    “Le të jemi të qartë – verifikuesit e fakteve nuk kanë qenë ‘politikisht të njëanshëm’, siç sugjeron Zuckerberg, por janë perceptuar si të tillë për shkak të përpjekjeve të motivuara politikisht për t’i njollosur ata, në të cilat tani po merr pjesë dhe po dorëzohet edhe Zuck.

    “Njoftimi i Zuck është një përkulje e plotë ndaj Trumpit dhe një përpjekje për të arritur Musk-un në garën e tij drejt fundit. Pasojat do të jenë të mëdha. Verifikimi i fakteve nuk ishte një zgjidhje e plotë për dezinformimin në Facebook, por ishte një pjesë e rëndësishme e moderimit. Kufizimet janë hequr plotësisht tani. Verifikimet e fakteve nuk shtypin fjalën, verifikimet e fakteve janë në fakt më shumë fjalë“, ka thënë ajo.

    /GazetaSinjali/

    The post “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve appeared first on Sinjali.

  • Vendos Instagrami, i heq nga përdorimi filtrat e bukurisë

    Vendos Instagrami, i heq nga përdorimi filtrat e bukurisë

    Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë.

    Harrojini fytyrat perfekte, sytë me ngjyra, qerpikët fals apo make-up-et. Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë që vijnë nga zhvilluesit e palëve të treta.

    Sipas njoftimit për shtyp i lëshuar nga kompania, thuhet se: “Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta në fuqi.

    Por pavarësisht kësaj, Meta është në dispozicion si për përdoruesit tanë ashtu edhe për të gjithë familjen tonë të aplikacioneve.”

    Sipas specialistëve të këtij sektori, ky vendim merret më shumë si një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që lidhen me standardet jonatyrore dhe daljes sa më shumë nga realiteti. Kjo mund të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë parukierët, të nxjerrin sa më shumë në pah punën e tyre”.

    /GazetaSinjali/

    The post Vendos Instagrami, i heq nga përdorimi filtrat e bukurisë appeared first on Sinjali.

  • Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025?

    Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025?

    Më shumë vende po i bashkohen “pikës së kthesës” kur bëhet fjalë për shitjen e automjeteve elektrike (EV).

    Një “pikë kthese” ndodh kur një teknologji e re fiton vrull të mjaftueshëm për të zhvendosur paraardhësin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

    Dhe për këtë theksohet se ka disa arsye:

    Në nëntor, India uli taksën për EV në 5 për qind, nga 12 për qind.

    Arabia Saudite, ndërkohë, njoftoi një mandat që kërkon që 5 për qind e hapësirave të parkimit të caktohen për automjetet elektrike.

    Në Norvegji, gati 90 për qind e automjeteve të shitura në vitin 2024 ishin EV. Pakistani gjithashtu u zotua të kalojë në 30 për qind të automjeteve elektrike deri në vitin 2030.

    Në Turqi, ndërsa shitjet totale të automjeteve u rritën vetëm 0,5 për qind, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 45,9 për qind në vitin 2024, ekuivalente me më shumë se 105,000 njësi, sipas ODMD.

    Në SHBA, shitjet e automjeteve elektrike u rritën 12 për qind në tremujorin e katërt 2024, duke e çuar totalin vjetor në 1.3 milion njësi, ose 8 për qind nga 15.9 milionë shitjet totale të automjeteve për vitin, sipas Cox Automotive.

    Shitjet e automjeteve elektrike në Tajlandë arritën 14 për qind të tregut të makinave. Filipinet kanë zgjatur tarifat zero për automjetet elektrike deri në vitin 2028.

    Si tërësi: Të paktën 31 vende kanë arritur tashmë pragun prej 5 për qind për shitjet vjetore të automjeteve elektrike.

    Dhe sipas Nasdaq, në vitin 2025, shitjet e automjeteve elektrike janë vendosur të “rriten në qiell”.

    Në vitin 2025, Nasdaq parashikon që pjesa totale e EV në shitjet e automjeteve të lehta në mbarë botën do të arrijë në 22.6 për qind.

    Ndërkohë, deri në vitin 2030, Bloomberg parashikon që automjetet elektrike mund të përbëjnë mbi 50 për qind të shitjeve globale të makinave, falë kostove të baterive dhe shtytësve të politikave.

    Më tej, firma sheh që pjesa e tregut për EV-të të rritet në 69.5 për qind në 2035.

    Në këtë drejtim, përmenden disa faktorë.

    Kostoja vazhdon të bie. Të dhënat e Bloomberg tregojnë se çmimi mesatar i baterive litium-jon është ulur me 89 për qind që nga viti 2010, shkruajnë mediat e huaja, raporton Telegrafi.

    Ajo arriti në 132 dollarë për kilovat-orë në 2023 dhe ra më tej në 112 dollarë/kWh në 2024, sipas Statista.

    Deri në vitin 2026, çmimet mesatare të paketave të baterive parashikohen të bien më tej në 82 dollarë për kWh – nga 250 dollarë për kWh në 2016 – një rënie prej 67 për qind në çmim.

    Qeveritë në mbarë botën po ndihmojnë në përshpejtimin e tranzicionit drejt EV.

    Vende të tilla si Norvegjia, ku 90 për qind e shitjeve të makinave të reja janë elektrike, kanë udhëhequr me stimuj agresivë, duke përfshirë uljen e taksave dhe tarifimin publik falas.

    BE-ja është zotuar të heqë gradualisht shitjen e automjeteve ICE deri në vitin 2035, ndërsa Akti i Zvogëlimit të Inflacionit në SHBA (IRA) ofron kredi tatimore 7,500 dollarë për EV-të kualifikuese.

    Veç këtyre, BloombergNEF thekson se Kina, prodhuesi më i madh në botë i EV dhe tregu i makinave, po vendos standardet me dominimin e prodhimit vendas, politikat (subvencionet) dhe zgjerimin e infrastrukturës.

    Megjithatë, sfidat mbeten – duke përfshirë infrastrukturën, burimet e mineraleve të baterive dhe pranimin nga konsumatorët.

    Sidoqoftë, me një ndërthurje të inovacionit, ekonomisë së favorshme dhe politikave mbështetëse, EV-të thuhet se janë gati të dominojnë tregjet globale të makinave. 

    /GazetaSinjali/

    The post Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025? appeared first on Sinjali.

  • Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

    Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

    TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, po përballet me ndalesë në Shtetet e Bashkuara. Ajo çfarë do të ndodhë më pas do të ketë pasoja të mëdha për konkurrencën globale në fushën e teknologjisë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe mund të përcaktojë raportet e presidentit në ardhje, Donald Trump, me Pekinin.

    Platforma për video është aplikacioni i parë global i Kinës dhe ia ka kaluar me performancë rivalëve, që janë në pronësi të SHBA-së, sikurse Instagram, Facebook apo X.

    Çështja e pronësisë kineze ishte ajo që e vendosi TikTok-un në shënjestër të Kongresit amerikan, i cili në prill të vitit 2024 miratoi një ligj lidhur me shqetësimet mbi sigurinë kombëtare, përfshirë përhapjen e dezinformatave dhe spiunazhit. Ligjin ka kërkuar nga ByteDance që ta shesë aplikacionin deri më 19 janar apo, në të kundërtën, do të përballet me ndalesë.

    Përderisa kritikët e ndalesës thonë se të dhëna të ngjashme dhe shqetësime për privatësinë ekzistojnë edhe për platformat e mediave sociale të SHBA-së, çështja e pronësisë kineze i shton një dimension të ri.

    Firmat e sigurisë kibernetike kanë sugjeruar se aplikacioni është i aftë të mbledhë të dhënat e përdoruesve përtej asaj çfarë përmbajtje ata shohin në TikTok, dhe Kina miratoi një ligj më 2017 që detyron shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit të bashkëpunojnë me aparatin e saj të inteligjencës.

    Më 2023, një gazetare britanike tha se të dhënat dhe vendndodhja e saj u gjurmuan nga punonjësit e TikTok-ut në Kinë dhe në SHBA. Dokumentet gjyqësore në SHBA të një ish-punonjësi të ByteDance po ashtu përshkruan se si Partia Komuniste e Kinës kishte qasje në të dhënat e kompanisë për të spiunuar protestuesit prodemokracisë në Hong Kong më 2018.

    E gjithë kjo po ndodh mes tensioneve të rritura ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit si dhe në mes të shqetësimeve në rritje për spiunazh dhe hakim kinez në SHBA.

    Trump ka lënë të kuptohet se është kundër ndalimit, pasi fillimisht e kishte mbështetur një lëvizje të tillë. Ai tha më 17 janar se vendimi i tij për TikTok-un “do të merret në të ardhmen jo shumë të largët”. Ai po ashtu zbuloi se kishte biseduar me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, dhe veç tjerash, kishte diskutuar edhe për TikTok-un.

    Mandati paraprak i Trumpit si president, nga viti 2016 deri më 2020, ishte karakterizuar me një qëndrim të ashpër karshi Kinës dhe me shënjestrim të kompanive kineze në Kinë dhe jashtë vendit, duke nisur nga infrastruktura e telekomunikimit 5G e deri te firmat e kamerave mbikëqyrëse. Ky qëndrim i ashpër ishte në kontekstin e thellimit të garës teknologjike mes Pekinit dhe Uashingtonit.

    TikTok është versioni ndërkombëtar i Douyin-it të ByteDance, i cili shërben për tregjet në Hong Kong dhe Kinë dhe i përmbahet aparatit të rreptë të censurës të Pekinit. Teksa është një biznes i suksesshëm, popullariteti dhe ndikimi i tij i kanë dhënë një shtysë globale Pekinit. Mosgatishmëria e ByteDance për ndryshimin e pronësisë tregon vlerën që i jep algoritmit që e ka krijuar dhe që TikTok-u të vazhdojë të jetë kompani kineze.

    Se si do ta trajtojë Trumpi këtë ndalesë mund të jetë një sinjal i hershëm se si ai do t’i qaset raporteve me Kinën dhe për llojin e dinamikës që ai do të ketë me Xi-në./REL

    /GazetaSinjali/

    The post Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë appeared first on Sinjali.