Tag: Teknologji

  • OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

    OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

    Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore – në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.

    Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

    Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap i shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.

    Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.

    Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit.

    Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.

    SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

    Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

    Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor – i cili sipas tyre është paqësor – të vazhdojë.

    Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.

    Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin./REL

  • TikTok rikthehet në Shqipëri

    TikTok rikthehet në Shqipëri

    Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën, por edhe sistemet online të shtetit.

    Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit Tik Tok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish.

    Tik Tok klikohet dhe hapet. Platforma TikTok e bllokuar nga qeveria shqiptare ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, lundrimi në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, nuk është më problem, shkruan A2CNN.

    Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve.

    Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

    Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë.

  • “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve

    “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve

    Ish-luftuesja e dezinformimit në qeverinë amerikane akuzon Mark Zuckerbergun për ‘përkulje ndaj Trumpit’ pasi Meta njoftoi heqjen e verifikimit të fakteve.

    Nina Jankowicz, një ish-zyrtare e sigurisë kombëtare e ngarkuar me luftimin e dezinformimit, tha se vendimi i themeluesit të Metës, Mark Zuckerberg, për të ndaluar verifikimin e fakteve në platformat e tij ishte një “përkulje” ndaj Donald Trump.

    “Le të jemi të qartë – verifikuesit e fakteve nuk kanë qenë ‘politikisht të njëanshëm’, siç sugjeron Zuckerberg, por janë perceptuar si të tillë për shkak të përpjekjeve të motivuara politikisht për t’i njollosur ata, në të cilat tani po merr pjesë dhe po dorëzohet edhe Zuck.

    “Njoftimi i Zuck është një përkulje e plotë ndaj Trumpit dhe një përpjekje për të arritur Musk-un në garën e tij drejt fundit. Pasojat do të jenë të mëdha. Verifikimi i fakteve nuk ishte një zgjidhje e plotë për dezinformimin në Facebook, por ishte një pjesë e rëndësishme e moderimit. Kufizimet janë hequr plotësisht tani. Verifikimet e fakteve nuk shtypin fjalën, verifikimet e fakteve janë në fakt më shumë fjalë“, ka thënë ajo.

    /GazetaSinjali/

    The post “Përkulje ndaj Trumpit”, Zuckerbergu kritikohet ashpër për heqjen e verifikuesit të fakteve appeared first on Sinjali.

  • Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

    Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

    TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, po përballet me ndalesë në Shtetet e Bashkuara. Ajo çfarë do të ndodhë më pas do të ketë pasoja të mëdha për konkurrencën globale në fushën e teknologjisë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe mund të përcaktojë raportet e presidentit në ardhje, Donald Trump, me Pekinin.

    Platforma për video është aplikacioni i parë global i Kinës dhe ia ka kaluar me performancë rivalëve, që janë në pronësi të SHBA-së, sikurse Instagram, Facebook apo X.

    Çështja e pronësisë kineze ishte ajo që e vendosi TikTok-un në shënjestër të Kongresit amerikan, i cili në prill të vitit 2024 miratoi një ligj lidhur me shqetësimet mbi sigurinë kombëtare, përfshirë përhapjen e dezinformatave dhe spiunazhit. Ligjin ka kërkuar nga ByteDance që ta shesë aplikacionin deri më 19 janar apo, në të kundërtën, do të përballet me ndalesë.

    Përderisa kritikët e ndalesës thonë se të dhëna të ngjashme dhe shqetësime për privatësinë ekzistojnë edhe për platformat e mediave sociale të SHBA-së, çështja e pronësisë kineze i shton një dimension të ri.

    Firmat e sigurisë kibernetike kanë sugjeruar se aplikacioni është i aftë të mbledhë të dhënat e përdoruesve përtej asaj çfarë përmbajtje ata shohin në TikTok, dhe Kina miratoi një ligj më 2017 që detyron shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit të bashkëpunojnë me aparatin e saj të inteligjencës.

    Më 2023, një gazetare britanike tha se të dhënat dhe vendndodhja e saj u gjurmuan nga punonjësit e TikTok-ut në Kinë dhe në SHBA. Dokumentet gjyqësore në SHBA të një ish-punonjësi të ByteDance po ashtu përshkruan se si Partia Komuniste e Kinës kishte qasje në të dhënat e kompanisë për të spiunuar protestuesit prodemokracisë në Hong Kong më 2018.

    E gjithë kjo po ndodh mes tensioneve të rritura ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit si dhe në mes të shqetësimeve në rritje për spiunazh dhe hakim kinez në SHBA.

    Trump ka lënë të kuptohet se është kundër ndalimit, pasi fillimisht e kishte mbështetur një lëvizje të tillë. Ai tha më 17 janar se vendimi i tij për TikTok-un “do të merret në të ardhmen jo shumë të largët”. Ai po ashtu zbuloi se kishte biseduar me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, dhe veç tjerash, kishte diskutuar edhe për TikTok-un.

    Mandati paraprak i Trumpit si president, nga viti 2016 deri më 2020, ishte karakterizuar me një qëndrim të ashpër karshi Kinës dhe me shënjestrim të kompanive kineze në Kinë dhe jashtë vendit, duke nisur nga infrastruktura e telekomunikimit 5G e deri te firmat e kamerave mbikëqyrëse. Ky qëndrim i ashpër ishte në kontekstin e thellimit të garës teknologjike mes Pekinit dhe Uashingtonit.

    TikTok është versioni ndërkombëtar i Douyin-it të ByteDance, i cili shërben për tregjet në Hong Kong dhe Kinë dhe i përmbahet aparatit të rreptë të censurës të Pekinit. Teksa është një biznes i suksesshëm, popullariteti dhe ndikimi i tij i kanë dhënë një shtysë globale Pekinit. Mosgatishmëria e ByteDance për ndryshimin e pronësisë tregon vlerën që i jep algoritmit që e ka krijuar dhe që TikTok-u të vazhdojë të jetë kompani kineze.

    Se si do ta trajtojë Trumpi këtë ndalesë mund të jetë një sinjal i hershëm se si ai do t’i qaset raporteve me Kinën dhe për llojin e dinamikës që ai do të ketë me Xi-në./REL

    /GazetaSinjali/

    The post Çfarë nënkupton ndalimi i mundshëm i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë appeared first on Sinjali.

  • iPhone 16 pritet të ketë një ndryshim revolucionar

    iPhone 16 pritet të ketë një ndryshim revolucionar

    Rrjedhja e disa dizenjove po tregon se iPhone 16 mund të ketë një buton të ri që do të ndryshojë gjithçka.

    Në dizenjo shihet një buton i ri i quajtur “Capture Button”, i vendosur në anën e djathtë të pajisjes  dhe mund të jetë një revolucion për “selfie”. Me një shtypje të tij, ai do të shkrepë foto dhe do të regjistrojë video. Capture Button do të ndodhet poshtë butonit të ndezjes.

    Pritet që ai të ketë opsione për rregullimin e fokusit dhe zmadhimit të pamjes. Veç kësaj do të ndiejë prekjen nga gishti dhe do i përgjigjet lëvizjeve të veçanta. Një ide është që vetëm duke e prekur lehtë do mund të rregullohet fokusimi dhe zmadhimi, ndërsa shtypja do të shkrepë foton ose regjistrojë videon.

    Por ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim që do të bëjë Apple.

    Action Button”, butoni sipër butonave të volumit në anën  e majtë do të bëhet më i madh, ose të paktën këtë tregojnë imazhet.

    Dizenjot e reja janë vetëm për modelin Pro dhe me gjasë, modelet më të lira të iPhone 16 mund të mos e kenë këtë buton. Sipas fotove, pritet të ndryshojnë edhe lentet e kamerave. Ndryshe nga iPhone 15 që i ka të vendosura diagonalisht, iPhone 16 do t’i ketë vertikalisht.

    iPhone 16 pritet të dalë në shtator dhe është raportuar se do të jetë më i shtrenjti që Apple ka nxjerrë ndonjëherë në treg./tvklan.al

  • Ja cili është opsioni i ri të WhatsApp

    Ja cili është opsioni i ri të WhatsApp

    WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore.

    Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe,  vetëshkatërrimin e tyre.

    Kjo do të thotë se marrësi nuk mund ta dëgjojë për herë të dytë mesazhin zanor. Kjo mund të jetë e dobishme kur ndani një informacion sensitiv që doni të mos shpërndahet te njerëz të tjerë. Disa përdorues janë shprehur se “mezi e kanë pritur” këtë opsion.

    Por nga ana tjetër, është problem nëse e dëgjon gabim. Për këtë arsye, edhe përdoruesit janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj kësaj shtojce të re.

    Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë si zakonisht. Shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit. Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once.

  • Rënia e shërbimeve të telefonisë mobile, Vala del me njoftim

    Rënia e shërbimeve të telefonisë mobile, Vala del me njoftim

    Vala ka dalë me një njoftim rreth rënies së shërbimeve të telefonisë mobile mëngjesin e sotëm.

    Në një komunikatë për media thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të vjetërsisë së pajisjeve dhe se ekipet teknike janë duke punuar që t’i rikthejnë shërbimet.

    “Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.”

    Poashtu, thuhet se këto pajisje do të ndërrohen dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian.

    “Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!”

  • Rezultojnë të rrezikshëm, ndalohet shitja e “Iphone 12”

    Rezultojnë të rrezikshëm, ndalohet shitja e “Iphone 12”

    Ministri i Ekonomisë Digjitale në Francë ka komunikuar se vendi i tij do të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të rrezatimit tepër të lartë që lëshon përreth.

    Agjencia franceze e matjes së rrezatimeve (ANFR) i ka komunikuar kompaninë “Apple” vendimin për të ndaluar shitjen e iPhone 12, pasi testet e kryera nxorën se, ky model ka një nivel shumë herë më të lartë të rrezatimit, sesa mesatarja e lejuar sipas ligjeve vendase.

    Jean-Noel Barrot tha se për të zgjidhur situatën në fjalë, mjafton që kompania të bëjë një përditësim të sistemit të brendshëm për të ulur nivelin e lartë rrezatues, për modelin që është në shitje nga kompania që prej vitit 2020.

    Bashkimi Evropian ka përcaktuar disa limite sigurie që lidhen me ekspozimin ndaj valëve telefonike, prezenca tej normave e të cilave, mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së disa llojeve të kancerit, referuar disa studimeve të fundit.

    Në vitin 2020, qeveria franceze kërkoi nga të gjitha kompanitë celulare që të marrin masa sa i përket vlerave të rrezatimit për produktet që përfshijnë: celularët, tabletat dhe mjetet e tjera elektronike.

  • Modelet e iPhone 15 mund të vijnë me këto ngjyra

    Modelet e iPhone 15 mund të vijnë me këto ngjyra

    Apple pritet të prezantojë më 12 shtator linjën e telefonave iPhone 15 të cilët do të vijnë me veçori të reja, bazuar në raportimet e deritanishme.

    Sipas MacRumors, modelet e linjës iPhone 15 mund të jenë të disponueshme me ngjyrat rozë të errët dhe blu të çelët, transmeton Telegrafi.

    Apple shpesh ofron modelet standarde të iPhone në një gamë ngjyrash të ndezura dhe këtë vit nuk po bën përjashtim.

    Nuancat e ndezura të ngjyrës rozë dhe blu tek këta telefona mund të bëhen të disponueshme së bashku me opsionet standarde të ngjyrës së zezë, të bardhë dhe të kuqe që kanë qenë edhe më herët.

    Sipas Unknownz21, Apple ka testuar ngjyra të ndryshme në këtë linjë.

    Ngjyrat që Apple konsideroi përfshijnë rozën (ose një nuancë ari rozë), jeshilen, ngjyrën blu, atë të verdhë, ngjyrën portokalli dhe të zezë.

  • Ky aplikacion nga sot nuk do ta ketë opsionin “Block”

    Ky aplikacion nga sot nuk do ta ketë opsionin “Block”

    Përdoruesit e X (ish Twitter) nuk do të jenë në gjendje t’i bllokojnë njerëzit që të shohin postimet e tyre ose të lënë komente, tha Elon Musk.

    Pronari i platformës së mediave sociale tha se funksioni “nuk ka kuptim”, duke shtuar se do të jetë e mundur vetëm të bllokohet dikush nga dërgimi i mesazheve direkte.

    Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të çaktivizojnë vetëm individët, gjë që i lejon dikujt të heqë postimet e një llogarie tjetër nga afati kohor i tyre, pa i hequr ose bllokuar ato.

    Postimet e përdoruesit mbeten të dukshme për llogarinë e mbyllur.

    Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey sugjeroi se ai ishte dakord me heqjen e opsionit për të bllokuar, duke u përgjigjur: “100%. Vetëm ‘mute’”.

    Qendra e ndihmës X aktualisht thotë se llogaritë e bllokuara nuk mund t’ju ndjekin, të shikojnë tweet-et tuaja kur jeni të loguar (përveç nëse ju raportojnë dhe tweet-et tuaja nuk i përmendin ato), t’i gjejnë tweet-et tuaja në kërkim ose t’ju dërgojnë mesazhe direkte.

    Llogaritë e bllokuara nuk janë në gjendje të shikojnë ndjekësit tuaj apo t’ju etiketojnë.