Tag: Telekomi

  • Dardafon bënë  marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Dardafon bënë marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Telekomi i Kosovës dhe kompania “Dardafon.net.LLC” kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

    FaktePlus ka siguruar dokumentin, ku thuet se sipas kësaj marrëveshjeje kompania Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
    Mirëpo Telekomi prej 15 janarit të vitit të ardhshëm duhet t’ia kthejë borxhin Dardafonit për një periudhë prej 24 muajsh.

    Ky borxh i Telekomit ndaj kompanisë së Blerim Devollit vie pas vendimit të Gjykatë së Arbitrazhit që telekomi i detyrohet kompanisë “Dardafon.net.LLC” 25 milionë./FaktePlus/

    Kjo është marrëveshja:

    Angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses. Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit. Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore. Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë.

  • Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

    Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

    Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai për KP.