Tag: Tërmet

  • Tërmet në BBVA? Olta nuk ndihet mirë që nga prime-i i kaluar!

    Tërmet në BBVA? Olta nuk ndihet mirë që nga prime-i i kaluar!

    Që nga prime-i ku banorve të BBVA, iu tregua nga produksioni për tërmetin e rëndë në Turqi, Olta e ka marr me shumë frikë.

    Së fundmi në një video të shkurtër teksa vajzat pritnin me radhë për të hyrë banjo, Olta ka shokuar duke thënë shumë e sigurt se është duke ndodhur tërmet.

    “Hë tërmet, po po, u tunda unë, ishte tërmet e ndjeva, e parandjeva, ishte kështu poshtë lartë”, shprehet Olta shumë e shqetësuar, shkruan Insajderi.

    Derisa banorët e tjerë që ishin me të ia thoshin se nuk ka tërmet dhe se e ka nga lodhja.

  • Kush është burri që parashikoi tërmetin në Turqi/ Paralajmërimi i frikshëm: Nga 24 shkurti deri në 8 mars bota do tronditet…

    Kush është burri që parashikoi tërmetin në Turqi/ Paralajmërimi i frikshëm: Nga 24 shkurti deri në 8 mars bota do tronditet…

    Frank Hoogerbeets, parashikuesi i vetëshpallur i tërmeteve ka parashikuar se planeti do të përjetojë tërmete masive nga 24 shkurt deri më 8 mars.

    Duket se ka pasur të drejtë. Por edhe ka bërë një parashikim të frikshëm për nga precizioni. Një postim në Twitter, i bërë më 3 shkurt, Frank Hoogerbeets ka parashikuar në mënyrë të detajuar tërmetin e rënë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Përveçse zonës ku do të dinte tërmeti, parashikoi në një mënyrë të frikshme dhe magnitudën.

    “Herët ose vonë, një lëkundje me magnitudë 7.5 do të ndodhë në këtë rajon (Turqinë qëndrore-jugore, Jordani, Siri, Liban),”-shkroi ai 3 ditë më parë, ndërkohë që sot shtoi: Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e kam deklaruar më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon. Këto tërmete paraprihen gjithmonë nga gjeometria kritike planetare, siç kishim në 4-5 shkurt.

  • Tërmeti dridh Maqedoninë e Veriut

    Një lëkundje tërmeti është dëgjuar para pak çastesh në Maqedonin e Veriut.

    Sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 130 km në jug të Shkupit, në Greqi.

    Dridhjet e tokës janë vrejtur edhe në Kosovë dhe Shqipëri

  • Tri dridhje toke në Kosovë në orët e hershme të së hënës

    Tri dridhje toke në Kosovë në orët e hershme të së hënës

    Në Kosovë raportohet se kanë ndodhur tri tërmete të vogla në orët e hershme të së hënës.

    Sipas “B92”, që është bazuar në Institutit Sizmologjik të Serbisë, në rajonin e Shtimes është regjistruar rreth orës 4:08 një tërmet i shkallës 2.7 ballë Rihter, ndërsa në të njëjtën pjesë në ora 3:20 ishte regjistruar një tërmet 2.1 ballë Rihter.

    Në Shtërpcë në ora 2:20 u raportua për një tërmet 2.4 ballë Rihter.

    Po të dielën rreth orës 18:58 është regjistruar një tërmet 2.4 ballë Rihter në Suharekë.

  • Tërmeti dridhë Shqipërin, pushuesit nisin të largohen nga Shëngjini

    Tërmeti dridhë Shqipërin, pushuesit nisin të largohen nga Shëngjini


    Pak minuta pas tërmetit të fortë me magnitudë 4.5 ballë që u ndje në Lezhë, pushuesit kanë nisur të largohen prej frikës.

    Pamjet e siguruara nga Syri.net tregojnë familjet të cilat kanë marrë valixhet dhe po lënë shtëpitë e pushimit për tu nisur drejt vendlindjeve.

    Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.

    Tërmeti  me magnitutë 4.1 ballë i shkallës rihter është ndjerë në qytetin e Lezhës.

  • Tërmet me magnitudë prej 3.1 në Elbasan dhe Korçë

    Tërmet me magnitudë prej 3.1 në Elbasan dhe Korçë

     Lëkundje toke janë regjistruar më herët në Shqipëri.

    Magnituda e tërmetit ka qenë 3.1 me thellësi 14 km, shkruan Top Channel.

    Tërmeti është ndjerë në Elbasan dhe Korçë.

  • Tjetër tërmet në Kroaci, goditet po i njëjti qytet

    Tjetër tërmet në Kroaci, goditet po i njëjti qytet

    Petrinja e Kroacisë u godit mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2.

    Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Lëkundjet e tokës u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë. Petrinja ishte qyteti më pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrimtar të 29 dhjetorit me fuqi 6.3 sipas shkallës Richter.

    Ai tërmet u ndje  në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi e deri në Itali. Në Petrinja, situata ishte shumë serioze dhe pikërisht ky qytet u godit sërish nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, i cili ishte më i lehtë, por ngjalli panik në një zonë të traumatizuar tashmë. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, është shprehur më parë se do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin e Petrinjës, ndërsa krahasoi fuqinë e tërmetit të 29 dhjetorit me 7 viktima e dhjetëra të plagosur, me atë të vitit të kaluar në Durrës.

    EMSC tha se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmetet e kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës. Marsin e vitit të kaluar,  një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb, ku vdiq të paktën një person e u plagosën 27 të tjerë.