Tag: Tiketat ngjitëse

  • Kusari-Lila arsyeton veprimin e zv.ministrit për taksën 5 euro, ishte gabim, do të zbardhet gjithçka deri te nënshkrimi i kësaj kontrate

    Kusari-Lila arsyeton veprimin e zv.ministrit për taksën 5 euro, ishte gabim, do të zbardhet gjithçka deri te nënshkrimi i kësaj kontrate

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se thënë se vendimi për tiketën ngjitëse është marrë pa qenë ministri Liburn Aliu në Kosovë.

    Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se brenda Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur dy interpretime të ndryshme sa i përket taksës për tiketën ngjitëse.null

    “Njëri grup e ka mbështetur, derisa grupi tjetër e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ajo thotë se brenda Grupit Parlamentar të LVV-së pothuajse kanë qenë të një mendimi se vendimi për tiketën ngjitëse duhej të tërhiqej.

    “Ka qenë konsensus pothuajse i plotë në Grupin e LVV-së se kjo [taksë] duhej tërhequr. Pos faktit të pezullimit të tiketës duhet të zbardhen hapat që çuan deri te ky vendim”.

    Kusari-Lila ka thënë se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.

    “E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar  këtë marrëveshje”.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se është pozitive që marrëveshja nuk ka filluar të zbatohet.

  • Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

    Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

    Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

    “Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ai në Facebook.