Tag: tregime

  • Detektivja shqiptare: Burrat e martuar dhe biznesmenët mbi 35 vjeç tradhtojnë më së shumti

    Detektivja Shkënda Lili tha se ata që tradhtojnë më shumë janë burrat e martuar familjarë dhe biznesmenët.

    E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, Lili theksoi se burrat që tradhtojnë janë të moshave 35 e lart.

    “Më shumë që tradhëtojnë janë burrat e martuar. Nuk vijnë vajzat e reja që duan të shohin nëse i dashuri i tyre i tradhton apo jo. Meshkujt që janë në gjendje ekonomike dhe futen te pjesa e biznesmenëve, të cilët duan të hapen pak të shokët e tyre që kush e ka më të mirë”.

    “Nëse këta tipa nuk kanë një të dashur që ta prezantojnë te rrethi i tyre shoqëror, ju duket si jashtë mode. Janë mosha 35 e më lart”, deklaroi detektivja.