Tag: Trusti

  • Tërheqja e Trustit – vjen një lajm i mirë

    Tërheqja e Trustit – vjen një lajm i mirë

    Tërheqja e Trustit është temë diskutimi tash e sa kohë. Ky vit duket se do nisë mbarë pasi në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret vendimi për iniciativën qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

    Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen, Bekim Haxhiu në një pronencim për Gazetën Insajderi tha se do të jetë në rend ditë projektligji qysh në seancën e parë.

    “Nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohet nga Armend Muja. Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, Haxhiu për Insajderin.

  • Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

    Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

    Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

    Pas këtij votimi, projektligji shkon për në Kuvend.

  • Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit ndryshom

    Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit ndryshom

    Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro.Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

    Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”.Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.

    Nuk është ende e qartë se kur mund të japë Qeveria mendimin. Po ashtu, nuk dihet nëse projektligji do të arrijë sërish në Kuvend.Mbi 160 milionë euro më pak
    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël për më shumë se 160 milionë euro.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare.“Sfidat e performancës së sektorit pensional të Kosovës janë shtuar theksueshëm për vitin 2022”, thuhet në një raport të BQK-së, të publikuar pak javë më parë.

    Në muajin maj të këtij viti, disa qytetarë kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar miratimin e ndryshimeve të nevojshme për një tjetër tërheqje të kursimeve pensionale nga Trusti.Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.
    Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

    Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare.

    A dëmtohen kontribut-paguesit?

    Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, thotë se lëvizjet e fundit në tregjet financiare nuk do t’i prekin personat që janë afër pensionimit.

    “Mjetet e dedikuara për kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e gjysmë janë të investuara në letrat me vlerë të Kosovës, që kanë interes të paracaktuar. Për këtë vit, kishte kthim pozitiv nga investimet – afro 2 për qind”, thotë Demi.

    Letrat me vlerë ose bonot e Thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës sa herë që Qeveria ka nevojë për më shumë para.

    Demi thotë se pjesa tjetër e kontribut-paguesve – ata nën 63 vjeç e gjysmë – do të ketë kohë të rikuperohet, bashkë me lëvizjen e tregjeve.

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nuk e konsideron humbje rënien aktuale të investimeve, duke shprehur bindjen se ajo do të rikuperohet, përkatësisht rritet, në të ardhmen.

    Bektashi: Jo më shumë se deri në 10% t’u shpërndahen kontribut-paguesve

    Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë humbje.

    Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se do të ishte mirë që kontribut-paguesve kosovarë t’u mundësohet tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale. Kjo, për shkak edhe të, siç thotë ai, gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e inflacionit.

    Norma e inflacionit në Kosovë në muajin gusht ka arritur në 13 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në gushtin e vitit të kaluar.

    “Do të ishte mirë që një pjesë, jo më shumë se deri në 10 për qind, t’u shpërndahet pronarëve të atyre mjeteve. Kjo do të kishte efekt edhe në qarkullimin e mjeteve në tregun e Kosovës”, thotë Bektashi.

    Çfarë thotë FMN-ja?

    Por, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë një takimi me zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës më 21 shtator, janë shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, duke thënë se ky veprim do të shkaktonte një “goditje të rëndë mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve” dhe “do të reduktonte vlerën reale të pensioneve”.

    Në një hulumtim të bërë më herët nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë, thuhet se nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të mjeteve që kanë grumbulluar, atyre do t’u duhen tetë vjet për t’i rikthyer ato.

    Sipas këtij hulumtimi, në rast se miratohet projektligji për tërheqje, Trusti do të obligohet t’i fillojë procedurat për shpërndarjen e mbi 594 milionë eurove.

    Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

    Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe atëherë ka qenë kundër./REL

  • Trusti humbi 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale për shtatë muaj

    Trusti humbi 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale për shtatë muaj

    Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

    “Kontributet e reja të grumbulluara gjatë periudhës janar-korrik 2022 arrijnë në 116.2 milionë euro, përderisa kthimi negativ në investime është 161.2 milionë euro”, bëhet e ditur mes tjerash në raport.

    Vlera e përgjithshme e aseteve të FKPK-së deri në korrik të këtij viti ka arritur në rreth 2.28 miliardë euro, përderisa vlera e çmimit të aksionit në korrik ka qenë 1.66 €.

  • Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri

    Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri

    Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se është e domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovës.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës “nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend”.

    “Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Po ashtu Tahiri ka theksuar se “kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”.

    Projektligjin për Trustin e ka propozuar Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

    Qeveria e kundërshton këtë politikë duke e cilësuar me pasoja afatgjate. E si përgjigje ndaj ekzekutivit janë organizuar edhe protesta.

  • PDK i fton të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

    PDK i fton të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

    Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, lidhur me këtë çështje ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritje të trajtimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, që do të mundësojë tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të kursimeve, varësisht nga të hyrat e individëve.

    “Nesër është dita 100-të prej kur ne e kemi dorëzuar projektligjin për Trustin ne Kuvend. Pushteti i Albin Kurti në vazhdimësi e ka shtyrë trajtimin e këtij projektligji, duke shkelur edhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Kjo shtyrje është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar një kërkesë të qytetarëve që ju mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Derisa miratimi i Projektligjit për Trustin është shtyrë plot 100 ditë, kriza ekonomike ka shkuar duke u thelluar edhe më shumë”, tha Haxhiu.

    Ai tha se me miratimin e këtij projektligji përfitojnë rreth 700 mijë qytetarë që kanë kursime në Trust, ndërsa propozoi që Qeveria përmes buxhetit të shtetit të mbështesë me nga 100 euro në vazhdimësi rastet sociale, të papunët dhe pensionistët, deri në hartimin e përbashkët të reformës pensionale.

    “Andaj, si deputet në emër të PDK-së, ftoj të gjithë deputetët, pa dallim, pozitë dhe opozitë që ta mbështesin me votë Projektligjin për Trustin, ata janë përfaqësues të qytetarëve, të zgjedhur me votë nga qytetarët dhe duhet të votojnë për kërkesën e qytetareve që ju mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Pas publikimit te deklarimit të pasurisë e kemi parë që shumë politikanë dhe familjarët e tyre kanë tërhequr vetë mjetet nga Trusti, dhe është e pamoralshme që këtë t’ua ndalojnë tani qytetarëve.”, tha ai.

    Ndërkaq, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj tha se kjo qeverisje mashtruese dhe pa alternativë, çdo ditë po e varfëron qytetarin e Republikës së Kosovës.

    “Në këtë situatë ku Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, e vetmja zgjidhje për qytetarët ka mbetur tërheqja e mjeteve të kursimit në Fondin e Kursimeve Pensionale. Ne do të donim që Qeveria në këtë periudhë krize, kur çdo ditë ka rritje të çmimeve të ndërmerrte veprime urgjente për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, por kjo nuk po ndodhë”, theksoi Hadergjonaj.

  • Tërheqja e mjeteve nga Trusti – vjen lajmi i fundit

    Tërheqja e mjeteve nga Trusti – vjen lajmi i fundit


    Edhe më tutje, partitë opozitare po kërkojnë me ngulm, që të bëhet i mundur shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar në kryesinë e Kuvendit që ta dërgojnë në seancë projektligjin, me të cilin do të mundësohej tërheqja e një përqindjeje të kursimeve në Trust.

    “Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejt në seancë parlamentre. Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një tem mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutu edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”, tha Tahiri.

    “Ka pasur diskutuam për numërimin e votave, forma elektronike apo fizike”.

  • Bordi i Trusti: Tërheqja e mjeteve të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet, 227 milionë euro është kthimi i investimeve

    Bordi i Trusti: Tërheqja e mjeteve të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet, 227 milionë euro është kthimi i investimeve

    Fondi i Kursimeve Pensionale ka raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve.

    Përfaqësues të Fondit Pensional të Kosovës thanë se kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të investimeve që pësuan rënie në muajin shkurt, për shkak të krizës botërore ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

    E për propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për qytetarët, si iniciativë nga deputetët e PDK-së për tejkalim të krizës me çmimet e larta, ata kanë thënë se janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që sjell Kuvendi, por kanë vlerësuar se ky duhet të jetë vetëm hapi i fundit që duhet të shqyrtohet si mekanizëm për situata emergjente.

    “Si institucion nuk duam të përfshihemi në debate politike. Mbetet përgjegjësi e kuvendit si do ta trajtojë këtë çështje për fondet. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar në implementimin e vendimeve që sjellë kuvendi”, tha ai.

    Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional, ka thënë se kriza e fundit ka ndikuar në performancën e investimeve, por pas humbjeve në dy muajt e parë të vitit, në mars ka nisur këndellja dhe se “trendi pozitiv është duke vazhduar”.Ai ka thënë se në muajin shkurt investimet ndërkombëtare pësuan rënie prej rreth 90 milionë euro në investimet e Trustit, kthimi i investimeve ka ulur humbjet në rreth 50 milionë euro.

    E drejtori i Trustit, Adrian Zalli, tha se për momentin Trusti ka mbi 2.2 miliardë para.

    “Nëse shikojmë performancën e tregjeve, ne kemi pasur performancë të mirë pritjet për 3 muaj janë vështirë të cilësohen por jemi të pozicionuar mirë për t’i dalë ballë problemeve. Rikuperimi ka marrë 2 vjet dhe e njëjta ka qenë edhe në tregjet financiare. Gjysma e rikuperimit vetëm ka ndodhur mirëpo si do të zhvillohen tash e tutje pritet të shikohen. Mbi 2.2 miliardë totali i parave aktuale në trust”, tha ai.

    “Që nga themelimi kemi performancë pozitive me 68 për qind. Kemi thënë se vitit 2022 pritet të jetë i vështirë në kuptimin ekonomik në shportën bazë të konsumit. Lufta në Ukrainë ishte një faktor tjetër. Duke pas parasysh rënien e indekseve atëherë në mars kemi bërë rikthim të investimeve 28.3%”.

    “Me qëllim të mbrohen pensionistët bordi ka themeluar edhe protofolio investimesh. Me vendimin investuese dhe krijimin e portofolis kemi arritur t’i mbrojmë kontribuuesit nga këto rënie. Sa i përket tronditjeve një pjesë e madhe e tyre është rikuperuar dhe jemi fokusuar në investime”.

    Në muajt në vijim kjo do të shpërblehet. Do të jetë vit tejet sfidues për ne. Tronditjet e shkurtit janë rikuperuar. Aktualisht kemi 25% kthim në secilën llogari”, tha ai.Tutje tha se viti i shkuar ka qenë vit me vlerën më të lartë të kthimit të investimeve në histori, me 227 milionë euro.

    Nga fillimi i funksionimit të Trustit, kthimi i investimeve ka qenë mbi 720 milionë euro./Ekonomiaonline

  • Gjatë ditës pritet të ekzekutohen mjetet e Trustit për 70 mijë qytetarë

    Gjatë ditës pritet të ekzekutohen mjetet e Trustit për 70 mijë qytetarë

    Gjatë ditës pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve.

    Janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre, njofton Klan Kosova.

    Transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00.

    Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.

  • Qytetarët nuk do të mund t’i marrin 10%shin total të Trustit, kjo është arsyeja

    Qytetarët nuk do të mund t’i marrin 10%shin total të Trustit, kjo është arsyeja

    Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, prandaj në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël.

    Trusti ka sqaruar se në llogaritë e qytetarëve në Trust bilanci del të jetë i vogël pasi tashmë për ata që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë filluar procedurat e ekzekutimit të pagesave, ndërsa në përgjithësi vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënë për 0.12 për qind.

    Zëdhënësi i Trustit të Kosovës, Jeton Demi tha për Telegrafi.com se nuk mund të garantojnë se do të ketë rritje dhe se aktualisht vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënie në 0.12 për qind.

    “Ne nuk garantojmë se çdo datë do të jetë në rritje, për vitin 2020 jemi më shumë se 2.5 për qind rritje, dhe rreth 20 për qind e të gjitha bilanceve. Dita e enjte është data e çmimit të aksionit me të cilin kanë aplikuar kontribuuesit e të premtes, shtunës dhe të dielës. Çmimi i njësisë është ai i të premtes, i cili është ulur për shkak të performancës me 0.12 për qind, këtu është ajo diferenca e çmimit e njësive dhe fjala është për minus 0.12 për qind, është fat që nuk është më shumë, kjo është për shkak të pandemisë, mund të ishte më shumë. Kjo nuk kontrollohet nga ne”, tha ai.

    Trusti i Kursimeve Pensionale kishte njoftuar qytetarët se deri në ditën kur tërhiqen kursimet, varësisht nga lëvizjes në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet).

    Rrjedhimisht edhe shuma që do të tërhiqni do të jetë me e madhe ose më e vogël se sa shuma që kanë aplikuar.

    Ndryshe, deri tani për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarët dhe aplikimi do të vazhdojë deri më 6 prill 2021.

    Ekzekutimi i pagesave është thënë se do të bëhet pas datës 23 dhjetor.