Tag: UÇK

  • Ky është z.Idriz Krasniqi Hero i gjallë dhe veteran i merituar i UÇK-së

    Ky është i nderuari Idriz Krasniqi, ish ushtarë i UÇK-së dhe tani veteran me meritë dhe me plotë kuptimin e fjalës është me vlera të larta njerëzore dhe veteran i VËRTETË ( po e cekim i vërtetë sepse tani ka shumë veteran të rrejshëm dhe ata nuk munden kurrë me ia humb, apo me i ulë vlerat e veteranit të vërtetë siç është i nderuari z. Idriz Krasniqi).

    Veteran i luftës është titull nderi.

    Përpjekjet dhe sakrifica e shqiptarëve me ardh deri te liria ka qenë e madhe dhe Kosova e ka paguar çmimin shumë të lartë për të qenë të lirë si popujt e tjerë, duke sakrifikuar edhe më të shtrenjtën jetën për liri.

    z.Idriz Krasniqi ka qenë bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë me plotë figura të njohura të UÇK-së dhe tani i nderuari shumë shpesh bën homazhe në varrezat dhe te bustet e ish bashkëluftëtareve dhe kolegëve të tij, në nderim për veprën dhe sakrificën e të gjithë të rënëve dëshmor për lirinë e Kosovë, që tani e gëzojmë të gjithë.

    z.Idriz Krasniqi është familjar i mrekullueshëm, mik dhe shokë i sinqertë, zemërgjerë, njeri i drejtë, njeri i fjalës dhe i besës, i respektueshëm, shumë mikpritës, me integritet, ndershmëri dhe me vlera shumë të larta njerëzore dhe shoqërore.

    Hero i Popullit është urdhër nderi, me të cilin dekorohen ata që kanë kryer vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq, që kanë qenë shembull i lartë qëndrese e guximi gjatë Luftës çlirimtare ose kanë rënë për mbrojtjen e interesave të larta të Atdheut. Hero i Popullit është titulli më i lartë që i jepet një njeriu ose një grupi njerëzish për akte heroizmi për ruajtjen e tërësisë tokësore, për udhëheqjen me burrëri e me vendosmëri të njësive ushtarake dhe për arritjen e fitores kundër armikut në kushte të vështira lufte, duke i bërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit.

  • Sylejman Selimi: Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së

    Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pasur një debat të ashpër në mes të Abelard Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

    Tahiri teksa fliste për UÇK’në i thoshte Kurtit se s’ke qenë çlirimtar sikurse Hashim Thaçi “por viktimë e regjimit”.

    “Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, kishte deklaruar Tahiri në Kuvend.

    Kurti duke iu kundërpërgjigjur Tahirit i kishte thënë t’i pyeste Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën nëse ka qenë pjesë e UÇK’së ose jo.

    Në një intervistë për ATV, Selimi ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së dhe se janë takuar disa herë.

    “Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK ‘së dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, ka thënë Sylejman Selimi.

    Selimi tutje ka dekalruar se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë më i rrezikuar në zyrën në Prishtinë./GazetaExpress

  • Shkronjat e UÇK-së vendosen në kodrën e fshatit Ngucat në Malishevë

    Shkronjat e UÇK-së vendosen në kodrën e fshatit Ngucat në Malishevë


    Shkronjat e UÇK-së janë vendosur në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës nga veteranët e ushtrisë çlirimtare.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se aksioni i veteranëve të UÇK-së të fshatit Ngucat, duhet vlerësuar dhe çmuar si iniciativë e mirë dhe shenjë nderimi i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

    “Kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë. Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë!”, ka shkuar Lladrovci.

  • Edhe një ftesë nga Specialja, kjo është e ftuara e radhës

    Edhe një ftesë nga Specialja, kjo është e ftuara e radhës


    Gjykata e Hagës i ka dërguar ftesë ish-ushtarës së UÇK-së, Sadete Doda.

    Doda më 26 janar do të paraqitet në zyret e EULEX-it, ka bërë të ditur ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

    “Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!”, ka shkruar Musliu.null

    Nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Doda, e cila në luftë është njohur me emrin “Shota”.

  • Vëllau i dëshmorit: Ne e çliruam Kosovën nga Serbia, Albini do e çlirojë nga hajnia

    Vëllau i dëshmorit: Ne e çliruam Kosovën nga Serbia, Albini do e çlirojë nga hajnia

    Mehmet Ukaj, vëllai i dëshmorit Halil Ukaj, i cili ra dëshmor në luftën e fundit, vjen nga Caraviku i Klinës. Ai jeton dhe vepron në Gjermani.

    Sot ai bëri një aktivitet në Klinë, ku mori një dron dhe vendosi një flamur me foto të Albin Kurtit, Isë Boletinit dhe Ismail Qemalit.

    Ai e fluturoi dronin përreth qendrës së qytetit të Klinës dhe dha një mesazh përmes Klina info:

    Qytetarë! Ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni e ta përkrahim Albin Kurtin sa më shumë.

    Ai u shpreh i sigurt se vetëm me fitoren e Albin Kurtit, Kosova do të ecën përpara./Klina.info/

  • Dalin pamjet brenda burgut ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët

    Dalin pamjet brenda burgut ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët

    Gjykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit. Burg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.

    Haaglanden ështe një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
    Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.

    Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare. Të burgosurit mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…

    Përveç kësaj, të burogsurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive, të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, qe do te thote se ata edhe mund te falen. /GSH/

  • Klinaku: Është krim i drejtësisë nëse gjykohen luftëtarët e UÇK-së para atyre serbë

    Klinaku: Është krim i drejtësisë nëse gjykohen luftëtarët e UÇK-së para atyre serbë

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të vazhdojnë duke mos e njohur Gjykatën Speciale, përcjell Ekonomia Online.

    Klinaku ka theksuar se të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë

    “Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, ka thënë Klinaku përmes një postimin në Facebook.

    Ndryshe, gjatë ditës, Tomë Gashi avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën

  • Kryeministri Rama po e përdorë emrin e UÇK-së për fushatë në Shqipëri, por ja çfarë bëri me Kosovën para një viti

    Kryeministri Rama po e përdorë emrin e UÇK-së për fushatë në Shqipëri, por ja çfarë bëri me Kosovën para një viti

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë po i njëjti pak muaj më parë e postonte hartën e Europës ku shteti i Kosovës ishte nën Serbi.

    Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK’së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.

    Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK’së. Lulzim Basha i PD’së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhëti ndaj Kosovës.

    Së fundi Rama postoi foton e emblemës së djegur të UÇK’së në Graqanicë. Aty duket fytyra e Adem Jasharit në sfond.

    Mirëpo Edi Ramës, nuk i kishin bërë fare përshtypje reagimet e bëra për hartën e publikuar nga ky i fundit ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, derisa nuk e ka marrë as mundin që të sqarojë krejt këtë skandal.

    Për më shumë se pesë orë, në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi një video në të cilën proklamohej një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

  • Mërgimtari shkon me logo të UÇK-së para Gjykatës Speciale, por i doli një problem që e befasoi

    Mërgimtari shkon me logo të UÇK-së para Gjykatës Speciale, por i doli një problem që e befasoi

    Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë sot ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

    Në konferencën statutore apo të ecurisë së çështjes, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022.

    Ndërkohë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë disa mërgimtarë që jetojnë jashtë, të cilat kanë udhëtuar të shkojnë në Hagë, për të mbështetur clirimtarët. Por, disa nga ta janë penguar nga sigurimi i Speciales që të protestojnë me arsyetimin se mbajnë maska me logo të UÇK-së.

    Mërgimtari Skënder Shabani, që jeton në Hamburg të Gjermanisë, ka thënë se ai ishte penguar nga sigurimi i ndërtesës së Gjykatës, që të protestojë më maskën, që bartë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “Nuk po më lejohet nga sigurimi i Tribunalit të protestoj me logo të UÇK”, ka thënë ai.

    Ndryshe, prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin ‘për kryerjen e krimeve të luftës’. Ata u arrestuan dy javë me parë, ndërkaq në paraqitjen e parë para gjykatësit ata kanë mohuar kategorikisht aktakuzat që ngarkohen.

  • Mbi 40 mijë faqe material, 153 persona dëshmuan kundër UÇK-së në Speciale

    Mbi 40 mijë faqe material, 153 persona dëshmuan kundër UÇK-së në Speciale

    Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur tek 153 dëshmitarë, dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit.

    Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim ka pasur mbi 40 mijë faqe.

    Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë të mërkurën do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

    Kundër tyrë është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

    Konferenca statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thirrë gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregoj me cfare lloji prova disponon.

    Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.
    Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhërat, rregulloret etj.

    Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parashikon se Prokurori i Specializuar duhet të njoftoj mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim, si dhe me kërkesë të mbrojtjes, Prokurori i Specializuar vë në dispozicion çfarëdo deklarate, dokumenti, fotografie. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë. Megjithatë, prokurori duhet të paraqesë arsyetime në rast të vonesave.

    Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

    “Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

    Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

    Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

    Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

    Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.
    Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.