Tag: Ukraina

  • Përsëri “Bayraktar”, ushtria ukrainase poston videot e fundit të shkatërrimit të makinerive ruse nga dronët


    Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamje të reja të shkatërrimit të makinerive luftarake ruse nga dronët “Bayraktar” që po bëjnë dallimin në këtë luftë. 

    Në një video të postuar në rrjete sociale nga faqja zyrtare të Ushtrisë së Ukrainës nëpër rrjete sociale, shihet se si po shkatërrohen tanket dhe mjetet e tjera luftarke ruse që janë futur në Ukrainë për të pushtuar vendin.

    Këto janë pamjet:

  • Si rrallëherë: Ukraina tregon se sa ushtarë i janë vrarë deri tash nga forcat ruse

    Ukraina si rrallë herë ka dhënë detaje për numrin e pretenduar të ushtarëve të saj të vrarë nga forcat ruse.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se diku rreth 1 mijë e 300 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit.

    Sidoqoftë, media që raporton këtë, BBC, thotë se ky numër nuk është i verifikueshëm.

    Ndërkaq, sipas asaj që pretendon po ashtu pala ukrainase, në luftë deri tash janë vrara mbi 12 mijë ushtarë rusë, por që këto shifra ndryshojnë me ato të shteteve të perëndimit.

  • Të shtrirë në tokë dhe pa shenja jete, publikohen pamjet e rënda të familjes e cila u vra nga rusët

    Sot gjatë ditës raportuam mbi sulmin rus kundrejt familjeve që ishin duke u larguar nga qyteti Irpin i Ukrainës, shkruan GazetaDemos. 

    Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar pamje mjaft të rënda ku shihet e tërë familja e cila u shua nga sulmet ruse, të shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

    “Vdekja e një familjeje të tërë në Irpen! Të gjithë vdiqën!!!”, thuhet në njoftimin e tyre.

    KUJDES, pamjet janë të rënda:

  • Vullnetarët që shkojnë për të luftuar për Ukrainën do të kenë një përfitim tjetër

    Vullnetarët nga shtetet e tjera që do të shkojnë për të luftuar për Ukrainën do t’u jepet edhe shtetësia ukrainase ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yevehen Yenin, raporton Agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve Ukrinform.

    “Ukraina është duke formuar Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale që përbëhet nga të huajt që duan t’i bashkohen rezistencës kundër agresorëve rusë dhe të mbrojnë sigurinë globale”, raporton Ukrinform duke cituar Yenin.

    Ai tha se numri i vullnetarëve të huaj po rritet .

    Javën e kaluar presidenti Zelensky tha se 16 mijë vullnetarët e huaj do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Ambasadat ukrainase janë duke ndihmuar rekrutët e huaj që t’u bashkohen legjionit ndërkombëtar.

  • “Putini mund të rrisë pushtimin, por…”/ Inteligjenca amerikane tregon prapaskenat e luftës në Ukrainë: Ja çfarë pritet të ndodhë


    Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të dyfishojë pushtimin e tij në Ukranë, por do ta ketë shumë të vështirë që t’i mbajë këto territore të pushtuara dhe të instalojë një regjim pro rus, raporton Politico.

    Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha se pushtimi i Rusisë deri më tani ka “vazhduar në përputhje me planin që ne vlerësuam se ushtria ruse do të ndiqte – vetëm se ata po përballen dukshëm më shumë rezistencë nga ukrainasit nga sa prisnin dhe duke hasur në mangësi serioze ushtarake.”

    “Megjithëse mbetet ende e paqartë nëse Rusia do të ndjekë një “plan maksimalist për të kapur të gjithë ose pjesën më të madhe të Ukrainës”, tha Haines.

    Ai shtoi se një përpjekje e tillë do të ishte kundër asaj që komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson se “ka të ngjarë të jetë një kryengritje e vazhdueshme dhe e rëndësishme ” nga forcat ukrainase, të cilat kanë dëshmuar aftësitë e tyre gjatë ketyre diteve te pushtimit rus.

  • Vriten dy drejtues të lartë të ushtrisë ruse, Ukraina rimerr kontrollin e qytetit në lindje

    Vriten dy drejtues të lartë të ushtrisë ruse, Ukraina rimerr kontrollin e qytetit në lindje

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës pretendon se ka rimarrë kontrollin e qytetit lindor Chuhuiv, i cili ishte kapur pak ditë më parë nga rusët.

    Ukrainasit pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse në këtë qytet. Ata kanë thënë se kanë vrarë edhe dy drejtues të lartë të ushtrisë.

    Qyteti strategjik me 31 mijë banorë ndodhet rreth 30 kilometra nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse, të cilat ende nuk kanë arritur të marrin nën kontroll.

  • Ukraina del me njoftim: Sapo ua bëmë edhe këtë gjë rusëve të Putinit


    Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka dalë me njoftim se ekspertët e mbrojtjes ajrore ukrainase sapo e kanë rrëzuar një aeroplan tjetër luftarak të Rusisë
    .

    Një gjë e tillë është raportuar nga komanda operacionale “Veriu” .


    “Pikërisht në periferi të Çernihiv, specialistët e mbrojtjes ajrore e rrëzuan një tjetër avion sulmues të armikut”, thuhet në njoftim.

  • Pse forcat ajrore ukrainase nuk po sulmojnë kolonën e gjatë ruse që po i afrohet Kievit?

    Dy pyetje që po shtrohen së fundmi rreth gjendjes në Ukrainë janë: Si po hyn ndihma ushtarake dhe pse forcat ajrore ukrainase nuk po sulmojnë kolonën e gjatë ruse që po i afrohet Kievit?

    Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është ende në duart e Rusisë (agresioni rus ka ardhur nga tre anët e tjera – veriu, jugu dhe lindja), kështu që ka ende një korridor për furnizimet.

    Në anën tjetër, bregdeti i Detit të Zi megjithatë tani është kryesisht nën kontrollin rus dhe konsiderohet i pasigurt për shumicën e transportit.

    Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, të gjithë janë të habitur se përse Ukraina nuk ka bërë më shumë për të sulmuar autokolonën ruse.

    Në këtë drejtim, vë në pah shkrimi i BBC, ka disa shpjegime të mundshme.

    Për shembull, shpjegimi i parë thotë se Ukrainës po i mbarojnë dronët e armatosur dhe forca e saj e vogël ajrore, është e kujdesshme kur bëhet fjalë se mund të rrëzohet nga bateritë ruse të mbrojtjes ajrore.

    Kështu, Ben Barry nga qendra e mendimit në Londër IISS sugjeron se ukrainasit mund të kursejnë burimet që kanë në gatishmëri për të kundërsulmuar kur rusët t’i afrohen Kievit.

    Ndryshe, se konvoji i ushtrisë ruse është nisur drejt Kievit e kanë dokumentuar edhe disa pamje satelitore.

    Maxar ka publikuar imazhet satelitore të konvojit të ushtrisë ruse, që janë nisur kah Kievi.

    Kompania amerikane Maxar Technologies ka realizuar një video, ku shihet makineria luftarake e Rusisë në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

    Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se progresi i konvojit rus ka ngecur – por sulmet mbi kryeqytetin ukrainas nuk kanë të ndalur.

  • Zelensky: I mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Evropës


    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video-adresim të postuar para pak minutash ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe Evropës.

    Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar mëngjesin e sotëm centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës duke shkaktuar zjarr të madh.

    Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë e Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky.

    Ndryshe, centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.

  • Momenti kur ushtria ukrainase rrëzon dy helikopterë, shikoni gëzimin e ushtarit

    Ushtria ukrainase ka hyrë në ditën e gjashtë të luftimeve për mbrojtjen e vendit teksa Rusia duket se e ka intensifikuar pushtimin.

    Megjithatë, autoritetet ukrainase vazhdojnë të flasin për fitore. Në një video të publikuar nga “Nexta”, shihen dy aeroplanë rusë teksa rrëzohen, ndërsa aksioni komentohet me entuziazëm: “Yess, yessssssss!”,