Tag: Vaksinimi

  • “Kam bërë shumë gabim që s’e kam marr”, pacientët të penduar që nuk u vaksinuan me kohë

    “Kam bërë shumë gabim që s’e kam marr”, pacientët të penduar që nuk u vaksinuan me kohë

    Magbule Kqiku nga Gjilani, që tri javë po përkujdeset për nënën e saj e cila është e shtirë në Spitalin e Gjilanit, në repartin ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

    Shtatëdhjetetetëvjeçarja e infektuar me koronavirus është e pavaksinuar dhe sëmundja e ka prekur rëndë shëndetin e saj.

    Vajza e saj thotë se nuk ka munguar kujdesi i mjekëve e infermierëve, por përkujdesja nga familja ka qenë e domosdoshme.

    “Paramendo, 24 orë, (nëna) ajo nuk e ka gjendjen të qëndrojë vet as pesë minuta. Vetë e kemi ushqyer, vetë e kemi çuar me karrocë, nganjëherë nuk ka as karroca të mjaftueshme, pasi ka pasur shumë pacientë më herët, tani ka më pak”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

    Frikën nga infektimi me koronavirus, Magbulja e ka të madhe, por ajo thotë se do të qëndrojë në spital, derisa nëna të lirohet.

    Në Spitalin e Gjilanit, pacientët me COVID-19 po trajtohen në shtatë reparte. Më 13 shtator, kur ishte ekipi i Radios Evropa e Lirë, aty ishin të shtrirë afër 100 pacientë, prej tyre 74 në oksigjeno-terapi.

    Shumë nga pacientët e shtrirë nuk mund të lëvizin apo të flasin.

    Ata ndihen të lodhur. Gjithçka që mund të bëjnë është të qëndrojnë të shtrirë në shtrat.

    Infermierë e mjekë shihen në shërbim të pacientëve, për aq sa ata mund t’iu dalin në ndihmë.

    Ndërkohë, në përkujdesje të pacientëve, pothuajse te të gjithë janë edhe familjarët.

    Të vaksinuarit, më lehtë me virusin

    Xhylferije Shala po përkujdeset për burrin e saj i cili është i vaksinuar, por është infektuar me koronavirus.

    Ajo mendon se burri i saj 75 vjeç mund të jetë infektuar gjatë një funerali ku ishin mbajtur edhe të pame.

    “E dërguam ta bëjë testin, doli pozitiv. E sollëm në spital. Ka qenë i sëmur, por mbijetoi. Mos ta kishte pasur vaksinën, ndoshta do të ishte edhe më keq”, thotë ajo.

    Më të rëndë, thotë se e pati gjendjen klinike Nurije Kryeziu, 67 vjeç e cila ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës. Ajo është e shtirë në spital që 10 ditë.

    “Kam pasur temperaturë. Kam qenë keq e sëmurë. Tani jam më mirë”, tregon ajo.

    Mjekët në spital tregojnë se numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar, por ka edhe pacientë të vaksinuar, të cilët thonë se kanë një situatë stabile.

    Mirvete Daku-Kurteshi, shefe e repartit të Klinikës Infektive, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i muajit gusht dhe në fillim të shatorit, janë përballur me një situatë të rëndë.

    Aktualisht, ajo thotë se situata është më e qetë. Numri i pacientëve të shtrirë është në rënie.

    “Unë mendoj që në Kosovë është dashur edhe kjo vala e fundit për t’u vetëdijesuar njerëzit, deri në këtë valë nuk kanë qenë të vetëdijesuar. Këtë e kuptuam edhe ne tani, pasi veç janë sëmurë dhe nuk kanë qenë të vaksinuar, e kanë marrë si hajgare se ‘nuk ka virus ose e kemi zënë në asgjë’, këto janë fjalët e pacientëve”, thotë ajo.

    Të pavaksinuarit apelojnë për vaksinim

    Pacientët e infektuar me koronavirus të cilët kanë manifestuar sëmundje të rëndë, thonë se janë penduar që nuk janë vaksinuar me kohë.

    “Për vaksinë kam bërë shumë gabim që nuk e kam marr, duhet të mbajmë shumë higjienë, të kujdesemi që të mos kemi kontakte, për të mirën tonë”, thotë Vaxhide Rizahu, 60-vjeçare.

    Pacientët e pavaksinuar, sipas mjekëve, kanë manifestuar sëmundje të rëndë dhe disa prej tyre kanë përfunduar edhe me vdekje.

    Gjilani që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, ka regjistruar 369 vdekje.

    Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini thotë se numri më i madh i vdekjeve të pacientëve nga COVID-19, ka ndodhur në situata kur ka pasur fluks të madh të pacientëve.

    “Në situata të tilla çdo ditë është e rëndë kur i ke përpara pacientët dhe nuk arrin të bësh atë që do të duhej të bëjmë, të shpëtojmë jetën e tyre”, thotë ai.

    Spitali i Gjilanit ka në dispozicion 196 shtretër të përgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

    Kapacitetet spitalore deri më tani, sipas Eminit, kanë qenë të mjaftueshme për të trajtuar pacientët me COVID-19.

    Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

    https://www.evropaelire.org/a/pacientet-me-covid19-te-pavaksinuar-/31460003.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=RFE-player31460003&utm_source=www.kosovarja-ks.com%2F&utm_content=player

  • Kufizimi i lëvizjes për personat e pakvaksinuar në Kosovë, vjen njoftimi i fundit nga MSH

    Kufizimi i lëvizjes për personat e pakvaksinuar në Kosovë, vjen njoftimi i fundit nga MSH

    Derisa varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Kosovë, kësisoj po rritet edhe numri i rasteve të reja me këtë virus, po shqyrtohet mundësia e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

    Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar kundër COVID-19.

    Ndërsa vendosja e kufizimeve për këta qytetarë, po gjen përkrahje në vend.

    Aq më shumë, përkrahje po gjen edhe kufizimi i lëvizjes për të pavaksinuarit.

    Të pyetur se a janë duke shqyrtuar kufizime për qytetarët që nuk po vaksinohen, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se çdo opsion është i hapur në mënyrë që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit, e në mënyrë që të rritet vaksinimi në masë.

    Megjithse, nga kjo ministri nuk kanë treguar se çfarë kufizime mund të ketë për këta persona.

    Zëdhënës për informim në MSH kanë thënë se plani i vaksinimit në masë bashkë me pjesën informuese është duke u zbatuar në mënyrë që të rritet interesimi për vaksinim.

    “Çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes më të madhe të virusit dhe rritjes së vaksinimit në masë. Është Plani i Vaksinimit në Masë kundër COVID-19 bashkë me pjesën informuese e sensibilizuese që është duke u zbatuar për rritjen e interesimit për vaksinim”, është thënë nga kjo ministri.

    Kryetar i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se po presin që gjatë ditëve të ardhshme të kenë ndonjë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe të diskutojnë për situatën.

    Ai ka thënë se duhet një bashkëpunim mes nivelit lokal dhe atij qendror në mënyrë që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë.

    “Drejtorët kanë bërë thirrje që vaksinimin të kryhet përpara se të filloj viti i ri shkollor. Të gjithë kryetarët ftojnë qytetarët që të marrin vaksinat. Sa i përket masave të reja, ne nuk kemi diskutuar njëherë. Presim që ditët e ardhshme ta kemi ndonjë takim me ministrin dhe ta diskutojmë situatën. Duhet një bashkëpunim dhe koordinim me nivelit lokal që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë. Nëse mungon koordinimi edhe masat është pak vështirë me u zbatu. Vaksinimi duhet të jetë prioritet”, ka deklaruar ai.

    Ibrahimi ka thënë se ende nuk kanë pasur ndonjë takim të brendshëm për të diskutuar në lidhje kufizimet, por që po e shohin situatën.

    Ndërsa, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se do të mbështesin çdo kufizim që propozon qeveria, përfshirë këtu edhe kufizimet në livizje.

    Ai ka thënë se kufizimet ndaj të pavaksinuarve nuk do të paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Po shihet që numri i të infektuarve është rritur në mënyrë drastike. Çdo veprim të cilin e merr shteti për mbrojtjen e shëndetit publik, e në këtë rast kundër pandemisë, ka mbështetjen, ne e përkrahim ccdo masë. Qytetarët kanë pasur mjaftueshëm kohë që të vaksinohen edhe pse disa po hezitojnë. Nuk e di pse po hezitojnë. Ne tani nuk e kemi asnjë efekt anësor për shkak të vaksinave. Nëse qeveria detyrohet të merr ndonjë masë shtrënguese kundër atyre që nuk vaksinohen, e nuk kanë asnjë arsye, ne nuk e konsiderojmë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai.

    Përndryshe, ai është shprehur se e drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.

    “E drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut dhe mbi atë të drejtë ndërtohen të gjitha të drejtat tjera. Qytetarët duhet të vetëdijesohen, duhet të vaksinohen. Tani ka vaksina të mjaftueshme. Pasi nuk po e bëjnë këtë, Kosova rrezikon edhe nga një mbyllje. Nëse Kosova mbyllet edhe dy vjet, falimentimin e ka të garantuar. Situatat e jashtëzakonshme imponojnë vendime të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.

    Vendosjen e kufizimeve për të pavaksinuarit e kanë përkrahur edhe infektologë në vend.

    Ata ditë më parë kanë thënë se nëse qytetarët e refuzojnë vaksinimin atëherë MSH’ja duhet të përgatitet që të aplikojë masa detyruese ndaj tyre.

    Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar rritje së fundmi.

    Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 562 raste të reja të infektuara dhe dy viktima.

    Deri tani, më pak se 19 për qind e qytetarëve, apo 333 mijë e e 965 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend.

    Ndërsa, 9.5 për qind e qytetarëve kanë marrë dy doza të vaksinave./Gazeta Express

  • Kosovari ankohet se familjarit që mori vaksinën antiCOVID, po i “kapen” monedhat si me magnet

    Kosovari ankohet se familjarit që mori vaksinën antiCOVID, po i “kapen” monedhat si me magnet

    Një kosovar ka shprehur një shqetësim goxha të pazakontë për një familjar të tij që është vaksinuar për COVID-19.

    Ai në grupin “Network Prishtina” ka thënë se paratë e hekurit po i kapen në vendin ku është vaksinuar, sikurse aty të kishte ndonjë magnet.

    “Përshëndetje grupi. A ka mundësi dikush me ma shpjeguar per një familjar si eshte vaksinuar per Covid paret e hekurit po i kapen ne vendin ku eshte vaksinuar si me patën magnet”, ka shkruar ai.

    Kjo është marrë me shaka nga anëtarët e tjerë të grupit, mirëpo që i njëjti ka pretenduar se ky është shqetësim real, duke i ftuar ata ta testojnë këtë që thotë me dikë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

  • Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për grumbullimin e qytetarëve te salla “1 Tetori”

    Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për grumbullimin e qytetarëve te salla “1 Tetori”

    Ministria e Shëndetësisë ka dhënë arsyetim për grumbujt e njerëzve para qendrës së imunizimit “1 Tetori”.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grumbullimi është shkaktuar për arsye se kanë ardhur qytetarë edhe nga komunat e tjera.

    MSh njofton po ashtu se qytetarët e komunave të tjera duhet t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen.

    “Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.  Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen. Meqë vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

  • Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

    Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

    Javët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5749 raste aktive me këtë sëmundje.

    Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste.

    Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.

    Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID në ditët e festave.