Tag: Valdete Daka

  • Avokati i Popullit ia refuzon kërkesën e Valdete Dakës

    Avokati i Popullit ia ka refuzuar kërkesën ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ta dërguar çështjen e shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, në Gjykatën Kushtetuese.

    Në arsyetimin e Avokatit të Popullit thuhet se çështja e ngritur nga ish-kryetarja e KQZ-së paraqet një çështje ligjore dhe se në këto rrethana do të duhej të vlerësohej ligjshmëria e vendimit të Presidentes dhe se kjo çështje nuk mund të jetë objekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Më tutje në arsyetimin e Avokatit të Popullit ka gjetur se Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet juridike kundër vendimit të Presidentes

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, më 18 nëntor 2021 – Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, më 18 nëntor 2021, ka nxjerrë Vendimin A. nr. 625/2021 të refuzojë kërkesën e paraqitur nga znj. Valdete Daka. Ky vendim komunikohet publikisht për shkak të interesimit të madh të mediave dhe pyetjeve që Avokati i Popullit ka pranuar lidhur me kërkesën e znj Daka.

    Avokati i Popullit vëren se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 84, paragrafi 26, e përcakton kompetencën e Presidentes për të emëruar Kryetarin e KQZ-së, ndërsa e njëjta mbetet e heshtur sa i përket shkarkimit apo edhe ndërprerjes së mandatit të tij/saj. Çështja e ndërprerjes së mandatit dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e KQZ-së përcaktohet me Ligjin nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 61, paragrafi 5) mbi të cilin, në mes tjerash, bazohet Vendimi nr.42/2021, i datës 14 qershor 2021 i Presidentes së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, Avokati i Popullit ka vlerësuar se çështja e ngritur nga znj. Daka paraqet një çështje ligjore dhe se në këto rrethana do të duhej të vlerësohej ligjshmëria e Vendimit të Presidentes, e që kjo nuk mund të jetë objekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka gjetur se znj. Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet juridike kundër Vendimit të Presidentes. Avokati i Popullit është bazuar në praktikën e Gjykatës Kushtetuese (Aktvendimi për Papranueshmëri në Rastin Nr. KI142/13, i datës 18 nëntor 2013, parashtrues Fadil Maloku, lidhur me Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr.686-2013, të 6 shtatorit 2013), sipas të cilës gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë mjetet efektive juridike, të cilat duhet të shterohen para se çështja të ngritët në Gjykatën Kushtetuese.

    Për më tepër, Ligji për Avokatin e Popullit, neni 22, paragrafi 1, nën-paragrafi 4 përcakton se Avokati i Popullit refuzon kërkesat kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shteruar. Në rastin konkret znj. Daka nuk i ka shfrytëzuar mjetet juridike, prandaj Avokati i Popullit ka vendosur që kërkesa të refuzohet, pa paragjykuar nëse Vendimi i Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj është i drejtë dhe në pajtim me ligjin.

  • “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    “Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkojë Valdete Dakën”

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të marr masa ndaj KQZ-së, në mënyrë që, siç thotë Osmani, ta mbrojë integritetin e këtij institucioni.

    “Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha Osmani.

    “Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civil, do të detyrohem të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi“, shtoi Vjosa Osmani.

    E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Vjosa Osmani përfundimisht do ta shkarkoj Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

    “Duket se Vjosa do të shkarkojë Valdetën, kështu la të kuptohet në adresimin e sotëm që dha. Vjosa i druhet komplikimeve që mund të sjell KQZ pas zgjedhjeve, duke qenë se qysh tani vetëm sa kanë filluar të shfaqën polarizimet e thella brenda KQZ, me zonjën Daka që po merr anë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

    Sipas tij, javën në vijim priten zhvillime dramatike dhe tensionim të situatës në KQZ.

    “Shoh si një situatë të tensionuar brenda KQZ edhe në ditët në vijim, dhe me komplikimet që mund të vijnë pastaj. Me këto përplasje brenda KQZ edhe procesi i zgjedhjeve mund të jetë e problem, dhe gjasat që të ketë edhe keqpërdorime të mëdha të votave mund të jetë i lartë. Pritet që këtë javë të ketë situatë dramtike në KQZ, e të cilat mund të shkaktojnë tensione nga edhe në krejt procesin zgjedhor. Besoj e Vjosa do e shkarkoj Valdete Dakën, dhe ky duket se është i pashmangshëm”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti

  • Valdete Daka me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së e arrijnë qëllimin, nuk certifikojnë listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, pëson AAK dhe Nismës

    Valdete Daka me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së e arrijnë qëllimin, nuk certifikojnë listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, pëson AAK dhe Nismës

    Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

    KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

    Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë.

    Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së.

    “Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

    Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

    Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar.

    Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar.null

    KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbeme 10 vota pro.

    Daka ka njoftuar se partive që nuk iu kanë certifikuar listat kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.

    Anëtari i LVV-së në KQZ ka thënë se edhe listat e partive tjera janë paralizuar por sipas tij qëllimi ka qenë që të mos certifikohet lista e LVV-së.

  • Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka nuk pranon, kërkon dokumente shtesë

    Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka nuk pranon, kërkon dokumente shtesë

    Drejtori i Zyrës për Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe ata që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë probleme me ligjin.

    “Ka qenë një proces i gjatë duke i shqyrtu aplikacionet e partive, i kemi pas 1081 nga 25 subjekte politike, finalja është 1075 të gjitha subjektet politike i kanë plotësu kriteret minimale”, tha ai.Ai përmendi tha që për shkak të konfuzitetit me pikën q të certifikohen të gjithë kandidatët.“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.Valdete Daka, kryesuese e KQZ-së pyeti nëse i plotësojnë të gjitha subjektet politike kriteret për certifikim.Buleshkaj tha se “për zyrën gjitha i kanë plotësu kushtet. Te q-ja nuk e kemi të qartë”.

    Sipas kryesueses Valdete Daka, sot nga ky rekomandim nuk e kanë të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet e cilët jo.“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

  • Daka propozon shtyrjen e mbledhjes për certifikim të kandidatëve për deputet

    Daka propozon shtyrjen e mbledhjes për certifikim të kandidatëve për deputet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë.

    Zyrja ligjore e KQZ-ës, ka bërë një rekomandim, ku lejohet kandidimi i të gjithë kandidatëve nga subjektet politike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon kandidimi për deputet të gjithë personave që kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

    Kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, është deklaruar se vendimi për të votuar mbi rekomandim e ZRP-ës, duhet të shtyhet të paktën për dy orë.

    “Propozoj shtyrjen e mbledhjes për dy orë, në mënyrë që t’i shohim dokumentet në bazë të cilave zyrja ligjore ka bërë këtë rekomandim” – u shpreh ajo.

  • Zbulohet dokumenti kontravers: Valdete Daka e dënoi Etem Arifin dhe ia lejoi kandidimin, por e ndaloi Albin Kurtin

    Zbulohet dokumenti kontravers: Valdete Daka e dënoi Etem Arifin dhe ia lejoi kandidimin, por e ndaloi Albin Kurtin

    Ani se ka veç edhe pak javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk dihet se kush do t’i prijë listës së Vetëvendosjes, partisë që doli më e votuara në zgjedhjet e kaluara.

    Kjo për shkak se lideri i partisë, Albin Kurti, me gjasë nuk do të lejohet të kandidoj, shkruan Gazeta Infokus.
    Kjo pas një dënimi me kusht që Kurti kishte për hedhje të gazit lotësjellës vite më parë.

    Këtë gjë, Vetëvendosje po e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut dhe vepër penale derisa thotë që do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për të mos lejuar këtë gjë, shkruan Gazeta Infokus.

    E fajtori kryesor në sytë e partisë së Kurtit është kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

    Kjo të paktën kështu u tha në shumë deklarime të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

    E pikërisht Daka ishte në qendër të vëmendjes edhe për një rast tjetër, atë të ish-deputetit Etem Arifi.
    Ky i fundit ishte i dënuar për shkak të dallaverve me subvencione, e megjithatë, ai ishte lejuar të jetë pjesë e zgjedhjeve në vitin 2019.
    Pjesëmarrjen e tij, asokohe e kishte arsyetuar shefja e KQZ-së Valdete Daka.

    “KQZ-ja nuk guxon të decertifikojë apo mos të certifikojë një kandidat nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar, në të kundërtën KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pasur obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e kandidatëve për asamble apo Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së vendimit të Supremes, KQZ-ja është urdhëruar të certifikojë dhe ka ndaluar këtë praktikë të kontrollës. Neve nuk na është lejuar ta zbatojmë kontrollën. Kështu është kandiduar Arifi dhe KQZ-ja e ka certifikuar”, u shpreh Daka.

    Madje Daka ishte e njoftuar mirë për rastin e deputetit Etem Arifi i cili më vonë doli që edhe vota e tij në Kuvend që e mundësoi krijimin e Qeverisë Hoti ishte e jashtëligjshme duke bërë që të bie qeveria, shkruan Gazeta Infokus.

    Gazeta Infokus ka siguruar dokumentet ku Gjykata Supreme kishte marrë vendimin përfundimtar për dënimin e deputetit Arifi.
    Ajo çka bije në sy është se kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve ishte vet Valdete Daka, shkruan Gazeta Infokus.
    Më poshtë e keni vendimin e Gjykatës Supreme për Etem Arifin, ku kreytare e kolegjit të gjyqtarëve ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka./Gazeta Infokus/