Tag: Vërshimet

  • Qytetarët e mllefosur me Shpend Ahmetin: “Dil në terren more qen”

    Qytetarët e mllefosur me Shpend Ahmetin: “Dil në terren more qen”

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se performanca e Ylli Megit është anuluar për t’u realizuar në një datë tjetër, për shkak të reshjeve të shiut.

    Por, banorët e kryeqytetit nuk e kanë pritur fare mirë këtë njoftim të Ahmetit, duke filluar fyerjet nëpër komente.

    “Dil në teren more qen more”, ka shkruar një qytetar i cili i ka dërguar edhe pamje nga përmbysja e rrugës “Muharrem Fejza” pas reshjeve të shiut.

    “I nderuar kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë, ju propozoj që performancën ta vazhdoni te Rruga B”, ka ironizuar një qytetar tjetër, duke i bashkangjitur gjithashtu pamje të “Rrugës B” pas reshjeve të dendura të shiut.

    Kujtojmë se shiu ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por se Komuna e Prishtinës nuk ka reaguar ende me ndonjë njoftim zyrtar për veprimet që ka ndërmarrë. 

  • Studiuesit paralajmërojnë përmbytje të vazhdueshme që mund të kenë pasoja katastrofike

    Studiuesit paralajmërojnë përmbytje të vazhdueshme që mund të kenë pasoja katastrofike

    Pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës, tani edhe shteti i Austrisë rrezikon nga përmbytjet. Autoritetet kanë deklaruar nivelin më të lartë të paralajmërimit.

    Qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht. Autoritetet austriake kanë paralajmërojnë shi të madh, breshër dhe përmbytje të mundshme, shkruan blick.ch.

    Arsyeja për këtë është gjithashtu këtu zona me presion të ulët të Bernd, e cila tashmë shkaktoi reshje të mëdha shiu dhe përmbytje në Zvicër. Kjo tani po zhvendoset ngadalë drejt lindjes dhe kështu lëviz drejtpërdrejt në të gjithë Austrinë.

    Shiu i madh vë pjesë të mëdha të Austrisë nën ujë. Shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesë të tjera të Austrisë të dielën në mbrëmje. Brigadat e zjarrfikësve ishin në përdorim të vazhdueshëm në Salzburg, si dhe në Tirol dhe kryeqytetin federal Vjenë.

    Në Kufstein, njerëzve u kërkohet të mos largohen nga ndërtesat dhe të tërhiqen në katet më të larta. Në zonën urbane, uji nga përrenjtë që hyjnë në Han tashmë ka arritur në rrugë. Një pjesë e Felbertauernstrasse u mbyll për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të tokës.

    Në Vjenë, shiu i madh dhe stuhi bëri që brigadat e zjarrfikësve të ishin shumë të ngarkuara. Zjarrfikësit zakonisht thirreshin për shkak të bodrumeve të përmbytura ose nënkalimeve, dhe deri të dielën në mëngjes, zjarrfikësja profesionale raportoi mbi 500 operacione.

  • Rritet bilanci i viktimave dhe të zhdukurve nga vërshimet në Gjermani

    Rritet bilanci i viktimave dhe të zhdukurve nga vërshimet në Gjermani

    Të paktën 100 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani, pas përmbytjeve katastrofike që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.

    Reshjet rekord të reshjeve në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke shkatërruar rajonin.

    Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 12 të vdekur, ndërsa Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra janë prekur gjithashtu nga përmbytjet e vrullshme.

    Në Gjermani, shtetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia ishin më të goditurat.

    Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

    Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar. /Ora News/

  • Reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, përmbytet rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

    Reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, përmbytet rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

    Mesdita e sotme u shoqërua me reshje të dendura shiu në Prishtinë.

    Kjo bëri që shumë rrugë në kryeqytet të përmbyten me njëherë.

    Kështu ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, teksa shihet sasia e madhe e ujit që vështirëson qarkullimin e automjeteve.

    Vërshime ka pasur edhe në rrugë tjera të kryeqytetit.

    Më poshtë iu sjellim videon shprëndarë nga faqja “Vrojtuesit e lagjes, Prishtinë”

    Për video kliko KËTU

  • Nis evakuimi i familjeve/ ALARM NË NOVOSELË, niveli i Vjosës në pikë kritike

    Nis evakuimi i familjeve/ ALARM NË NOVOSELË, niveli i Vjosës në pikë kritike

    Shiu i orëve të fundit në qarkun e Vlorës ka rritur nivelin e lumit Vjosa.

    Sipas burimeve, niveli i ujit ka mbërritur në 7.2 metra nën urën e Mifolit, duke rrëzikuar daljen e saj nga shtrati.

    Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur evakuimin e familjeve aty pranë, pasi në rast se lumi del nga shtrati rrëzikon përmbytjen e zonës përrreth, konkreitsht Novoselën.

    Prej ditësh, vendi është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe shumë hektarë tokë gjenden tashmë nën pushtetin e ujit.

  • Vërshimet në Fushë Kosovë shkaktuan dëme prej 500 mijë eurove

    Vërshimet në Fushë Kosovë shkaktuan dëme prej 500 mijë eurove

    Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi ka treguar se vërshimet e fundit i kanë dëmtuar ekonomitë familjare me rreth 500 mijë euro, kurse 100 familje kanë pësuar dëme.

    AI ka sqaruar se në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e shkaktuar te bizneset si dhe tokat bujqësore.

    “Këto vërshime kanë dëmtuar edhe shtëpitë si në Albanë të Madhe e të Vogël që janë disa përroska të cilat rrjedhin”.null

    “Ne si komunë kemi formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet jemi në përfundim të vlerësimeve dhe po llogarisim përafërsisht që dëmet vetëm në ekonomitë familjare mund të arrijnë deri në 400-500 mijë euro pa llogaritur edhe dëmet që janë bërë në bizneset e vogla dhe të mesme në Fushë-Kosovë dhe pastaj edhe dëmet në sipërfaqet bujqësore”.

    “Llogaritet që uji brenda në shtëpi uji ka hyrë në 100 shtëpi me të cilat natën kritike që kanë të vërshuara së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ne e kemi bërë evakuimin e tyre shtëpive dhe kryesisht janë vendosur tek të afërmit e tyre”, është shprehur ai për ekonomia online.

    Veç vërshimeve Krasniqi njofton se edhe pandemia ka ndikuar si në ekonomitë familjare të kësaj komune ashtu edhe në bizneset e vogla, të mesme e të mëdha.null

    “Pandemia ka ndikuar në veçanti tek mirëqenia e qytetarëve, pastaj në vet ekonomitë familjare por edhe bizneset e vogla te mesme e të mëdha të cilat nuk kanë mundur t’i realizojnë planet që në mënyrë indirekte ajo ndikon edhe në grumbullimin e të hyrave vetajake”.

    “…megjithatë edhe brenda këtij viti sipas të dhënave që kemi komuna ka arritur që ta realizojë planin e realizimit të të hyrave vetanake në Komunën e Fsuhë-Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

    Tutje nënkryetari ka treguar se kjo komunë po përfundon projektin për ndërtimin e një rrethrrotullimit që do të ndikojë në lehtësimin për qarkullim.

    “Besoj që këto ditë përfundon projekti i mobilitetit që është shumë i rëndësishëm për qytetarët që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në Fushë Kosovë. Së bashku më Ministrin e Infrastrukturës Abrashin kemi përfunduar një projekt që është shumë i rëndësishëm për shkarkimin e rrugës së ‘Dardanisë’, ku është përgatitur projekti lidhur me një rrethrrotullim që do të vendoset te Pompa Kastrati”, është shprehur ai.

  • Rikthehet moti i ligë, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe vërshime

    Rikthehet moti i ligë, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe vërshime

    Instituti Hidrometereologjik i Kosovës njofton mbi parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

    Në njoftimin e IHMK bëhet e ditur se priten reshje shiu dhe vërshime.

    Njoftimi i 

  • Një person futet me Golf 7 nëpër rrugën e përmbytur sikur të ishte anije

    Një person futet me Golf 7 nëpër rrugën e përmbytur sikur të ishte anije

    Një shofer kosovar ka vendosur të kalojë rrugën e përmbytur nga vërshimet me veturen e tij.

    Nuk dihet nëse shoferi ka pasur ndonjë urgjencë për ta bërë këtë veprim, por ai shihet duke hyrë në rrugën e përmbytur me veturen e tij “Golf 7” sikur të ishte anije.

    Në video shihet se vetura e kalon pa problem rrugën derisa përmbytet e gjitha.

  • Alarm për institucionet, kjo urë në Kosovë rrezikon të shembet

    Alarm për institucionet, kjo urë në Kosovë rrezikon të shembet

    Banorët e Rogovës së Hasit kanë shprehur shqetësimin e tyre se një urë në të cilën kalojnë çdo ditë rrezikon të shembet.

    Banorët e kësaj ane përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nga reshjet e fundit këmba e urës ka lëvizur edhe më shumë, ndërsa ju bëjnë thirrje institucioneve lokale e qendrore të intervenojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi rrezikohet jeta e banorëve

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Në mars të vitit 2013 nga reshjet atmosferike ishte rritur niveli i lumit Drini i Bardhë ku si pasojë këmba e katërt e urës kishte rënë më poshtë duke e humbur strukturën e saj, nga ajo kohë nuk është bërë asnje intervenim në të nga institucionet komunale dhe ato qëndrore.
    Kurse nga të reshurat e fundit kjo këmbë ka lëvizur edhe më shumë duke e humbur tërësisht nivelin strukturor të saj, nga pamjet në fotografi shihet që kjo këmbë ka flejtur edhe më shumë, nuk rekomandohet kalimi me pesha të rënda pasi si pasojë mund të vije deri te shembja e kësaj ure e cila do të ishte fatale për Rogovën dhe Hasin në përgjithësi.
    Ju bëjmë apel institucioneve lokale dhe qendrore që të intervenojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që rrezikohet shembja e urës së Rogovës, e cila mund të rrezikoj edhe jetën e njeriut.

  • VIDEO/Momenti kur shembet asfalti në Kamenicë si pasojë e vërshimeve

    VIDEO/Momenti kur shembet asfalti në Kamenicë si pasojë e vërshimeve

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrjedha serioze uji në shumë pjesë të Kosovës, të cilat e kanë ‘përpirë’ edhe asfaltin e kanë vërshuar edhe brenda shtëpive.

    Në një video të dërguar në Gazetën Express, shihet teksa një pjesë e asfaltit në Koretin të Kamenicës shkëputet dhe bie në rrjedhën e lumit të tejmbushur, që e kishte gërryer bazën mbi të cilën ishte shtruar rruga. Në disa raste, shiu ka depërtuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë. Ndërkohë, ekipet emergjente janë duke intervenuar dhe në disa raste, ekipet e FSK-së kanë intervenuar duke bë evakuimin e banorëve të ngujuar.

    Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.
    Në një video shihet teksa një pjesë e asfaltit në Koretin të Kamenicës shkëputet dhe bie në rrjedhën e lumit të tejmbushur, që e kishte gërryer bazën mbi të cilën ishte shtruar rruga.

    Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.
    Në disa raste, shiu ka depërtuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.

    Ndërkohë, ekipet emergjente janë duke intervenuar dhe në disa raste, ekipet e FSK-së kanë intervenuar duke bë evakuimin e banorëve të ngujuar.

    https://www.facebook.com/1986242984963415/posts/2818445598409812/