Tag: vetura

  • A e dini pse në kamionët e zjarrëfikseve dominon ngjyra e kuqe?

    A e dini pse në kamionët e zjarrëfikseve dominon ngjyra e kuqe?

    Sa herë i shohim në rrugë me sirena të ndezura, shkaktohet panik.

    Zjarrfikësit, sidomos vitet e fundit, krijojnë ndjenja frike. Me dhjetëra zjarre, por edhe shumë aksidente në strukturën urbane. Kur shohim një makinë zjarrfikëse thjesht lutemi që diçka shumë e rëndë të mos ketë ndodhur.


    Por a keni menduar ndonjëherë pse kamionët e zjarrfikësve e kanë këtë ngjyrë? Pse janë të kuqe në të gjithë botën?

    Ka shumë teori pas përgjigjes dhe e vetmja gjë e sigurt është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe nuk kalon kurrë pa u vënë re.

    Për historinë, para se të motorizoheshin, zjarrfikësit erdhën në shpëtim me karroca me kuaj. Këto karroca shpesh lyheshin me të kuqe, sepse e kuqja ishte një ngjyrë e lirë dhe njëkohësisht fshihte pluhurin që shkaktonte rruga. Kur u zëvendësuan me mjete motorike, automjetet e reja morën gjithashtu ngjyrën.

    Një teori tjetër thotë se në fillim të shekullit të 20-të, Ford Model T ishte automjeti më popullor në rrugë. Midis 1914 dhe 1925, T ishte në dispozicion në një ngjyrë të zezë. Kur makinat e zjarrfikësve dolën në rrugë, kishte kuptim që ato të lyheshin me ngjyrë të kuqe për të dalluar nga flota e automjeteve të kompanisë për pasagjerë.

  • OAK: Udhëzimi i ri për regjistrimin e makinave i dëmshëm për qytetarët dhe bizneset

    OAK: Udhëzimi i ri për regjistrimin e makinave i dëmshëm për qytetarët dhe bizneset

    Oda e Afarizmit të Kosovës njofton se shpreh shqetësimin lidhur me hyrjen në fuqi të Udhëzimit për Regjistrimin e Veturave, ku sipas tyre është tejet i dëmshëm për bizneset, ku pagesa e regjistrimit të veturës shkon deri në 100 për qind të vlerës fillestare.

    OAK thotë se është duke pranuar në vazhdimësi ankesa nga bizneset lidhur me Udhëzimin e ri mbi zbatimin e sistemit bonus-malus për persona juridik dhe persona fizik të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, që ka hyrë në fuqi me 01 nëntor.

    “Oda kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës që ky Udhëzim të kthehet në gjendjen e mëparshme në mënyrë që të merren parasysh edhe kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit të biznesit. Sipas Udhëzimit të ri, bizneset obligohen që të paguajnë 10 ditë para skadimit të sigurimit të regjistrimit të automjetit të vitit paraprak për vitin e ardhshëm në mënyrë që të fitojnë një shkallë bonus në rastet kur nuk ka aksident ose dëm të deklaruar. Kurse në rastet kur automjeti nuk regjistrohet nga 1 deri në 15 ditë nga dita e skadimit të regjistrimit atëherë nuk do të ketë bonuse. Kështu që shkalla bonus-malus do të mbetet e njëjtë edhe pse për atë automjet nuk ka dëme të deklaruara apo i njëjti nuk ka pasur aksidente. Ndërsa në rast të vonesës në vazhdim të sigurimit në afat prej 15 ditë, automjetet të cilat janë të regjistruara në emër të bizneseve direkt zhvendosen në shkallën bazë”, thuhet në reagim.

    Udhëzimi i miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, sipas OAK-ut ka hyrë në fuqi pikërisht në kohën kur situata financiare e qytetarëve dhe vetë bizneseve është shumë e vështirë si pasojë e pandemisë COVID-19.

    “Ky Udhëzim i miratuar nga Banka Qendrore, i dëmton edhe qytetarët që çdo ditë e më shumë po përballen me varfëri ekstreme. Sipas Udhëzimit i cili ka qenë në fuqi deri më 1 nëntor të këtij viti në qoftë se sigurimi është ndërprerë pas kalimit të periudhës së vëzhgimit në të cilën nuk është deklaruar dëm automjetet e bizneseve kanë pasur të drejtë për një shkallë premie më të ulët në rast se ndërprerja nuk ka zgjatur më tepër se tre vite. Udhëzimi i miratuar nga BQK-ja ka ardhur pa asnjë konsultim paraprak me palët e interesit ku me këtë rast palët e afektuara drejtpërsëdrejti nga ky vendim nuk kanë qenë të njoftuara dhe janë dëmtuar si pasojë e mungesës së informacionit”, përfundon reagimi.