Tag: Vrasja

  • Si erdhi deri te vrasja e të riut në Hajvali, Policia jep detaje

    Mbrëmë është therur për vdekje një i ri në Hajvali të Prishtinës. Detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti, ka dhënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Një incident mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Hajvali.

    Për rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndryshe, i riu s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në Klinikën e Emergjencës të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mbrëmë mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

    Sipas Bajgorës, viktima kishte arritur në klinikë me plagë të rënda.

    “Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjysmë. Ai ka ardhur me plagë të rënda”, ka deklaruar Bajgora.

  • Policia me detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Deçan

    Policia e Kosovës ka thënë se autobusi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit dyshohet se është sulmuar me armë zjarri të tipit AK-47.

    Sipas forcave të rendit, deri më tani dyshohet se sulmi ka ndodhur nga vetëm një person.

    “Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë ës Kosovës.

    Nga sulmi, mbrëmë rreth orës 19:00 mbetën të vdekur tre persona, ngasësi i autobusit dhe dy nxënës të cilët ishin në të. Ndërsa, një tjetër mbeti i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

    “Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

    Mbrëmë, drejtori i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti konfirmoi se po zhvillohen hetimet në disa pista.

  • Vrasja dhe plagosja në Viti, Gjykata tregon detajet, paraburgim për të dyshuarin

    Vrasja dhe plagosja në Viti, Gjykata tregon detajet, paraburgim për të dyshuarin

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet në Viti, raporton Express.

    Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia.

    “Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Tig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. nga Spitali i Gjilanit transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për kurim mjekësor të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Gjilan, 15.07.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. R.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia. Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Tig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. nga Spitali i Gjilanit transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për kurim mjekësor të mëtutjeshëm.

    Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke pasur parasysh edhe veprën e rëndë, ku parashihet dënim jo më pak se 10 vite burgim.