Tag: Vrasje në Prishtinë

  • Policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes ku i vrarë mbeti Albert Krasniqi

    Policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes ku i vrarë mbeti Albert Krasniqi

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Albert Krasniqi.

    Krasniqi dyshohet se është qëlluar për vdekje nga babi i tij Skënder Krasniqi.

    Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzojë dhe një predhë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.
    Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kjara. Motivet e vrasjes ende mbesin të paqarta.

  • Personi që dyshohet se u  vra nga babai i tij ishte ish-menaxheri dhe njëri ndër themeluesit e Babastars,

    Personi që dyshohet se u vra nga babai i tij ishte ish-menaxheri dhe njëri ndër themeluesit e Babastars,

    Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme (e mërkurë) në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Telegrafin.

    Foto: Instagram

    Siç mësohet, i qëlluari është Albert Krasniqi, i cili para disa viteve ka qenë menaxher dhe njëri nga themeluesit e labelit, ‘BabaStars’.

    I njëjti ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria, Noizy, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të vitit 2016.Lexo po ashtu:

    Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë
    Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë

    Krasniqi ndërkohë ishte dënuar nga gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyente me para. Vendimi i gjykatës po ashtu e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

    Foto: Instagram

    Alberti në anën tjetër është njohur për publikun edhe si bashkëshorti i ish-Miss Kosova 2006, Besa Gashi, me të cilën ishte i martuar prej shumë vitesh.

    Ditë më parë u bë e ditur se Besa dhe Alberti kanë ndarë rrugët, teksa dyshimet u shtuan me largimin e fotografive të përbashkëta që kishin në rrjete sociale.

    Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kaia. /Telegrafi/