Tag: Vrasje

  • Protestë para fillimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit

    Pak para fillimit të seancës ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, disa gra janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.

    Qytetaret kanë vendosur disa pankarta para objektit të gjykatës, ku shihen pjesë të shkëputura nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”, në shenjë proteste ndaj këtij rasti dhe rasteve të tjera të vrasjeve.

  • Tragjedi në Podujevë: Qëllohet me kallash një i ri, dyshohet se e vrau babai

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të komunës së Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

    Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar, respektivisht babai i viktimës.

  • Postimi prekës i familjarit të të riut që u vra mbrëmë: “Baci Fazli nuk e dha jetën që djali t’i vritet në pabesi nga dora e shqiptarit”

    Klina u trondit mbrëmë nga një vrasje që ndodhi rreth kohës së iftarit. Një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë që ndodhën rreth orës 20:43 minuta.

    Viktima raportohet se është një 23 vjeçar, ndërkaq të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllezërit e tij.

    Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik, detaje këto që nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

    I vrari është djali i dëshmorit të UÇK-së, Fazli Hoxha, i vrarë para 23 vitesh, emrin e të cilit e ka trashëguar edhe djali. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit në disa postime në rrjete sociale ku janë shprehur të thyer me humbjen e tyre.

    “Para 23 vitev Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, qe gjenerata e ardhshme te jetojnë te lirë dhe pa frikë.

    Mbas vrasjes se Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te vrarë ne masakren e Gullbocit).
    Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve ti vritet djali ne pabesi nga dora e shqiptarit”, shkruan një nga ta.

    Për rastin deri tash janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.

  • Vritet një polic në Prishtinë

    Vritet një polic në Prishtinë

    Një zyrtar policor ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës në orët e vonshme të mbrëmjes së të premtes.

    Mësohet se polici është dërguar në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë.

  • Nxënësit me lot në sy kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Gllogjan

    Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan.

    Veshjet e tyre kanë një simbolikë.

    Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi.

    Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi.

    Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata.

    Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës.

    Pjesa më e vështirë për secilin, ishte hyrja në klasë ku mungonte Genta.

    Banka e dytë nga ana e majtë kishte mbetur zbrazur e aty u vendosën lule e një qiri dhe fotografia e vajzës, që të gjithë do të donin që të ishte prezente fizikisht aty.

    Këtu edhe drejtori i shkollës Gjokë Tahiri, pati disa fjalë për dorasin dhe për nxënësen e shkollës që drejton.

    Emocionet kapluan të gjithë klasën përsëri.

    Për shkak të kësaj gjendje të rënduar emocionale, nxënësit u liruan më herët nga mësimi.

    Humbja e dy të rinjve ka bërë që mësimdhënësit të kujdesen edhe për shëndetin e nxënësve të tjerë.

    Ndërkohë në Gllogjan të Deçanit dy familjet po mbanin ditën e fundit të të pames.

    Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë, numri i dashamirëve e miqve që vinin për kryeshëndosh, ishte i madh.

    Kalimin e kësaj situate, më të vështirë e kanë familjarët, që para shumë vitesh kanë pasur edhe humbje tjera në luftë.

    Mehmeti thotë se zbardhjen e rastit ja kanë lënë insutucioneve.

    E institucionet nuk kanë konfirmuar ndonjë zhvillim në lidhje me hetimet për këtë rast.

    T7 gjatë ditës ka kërkuar informacione nga Prokuroria për rastin, por që ata nuk kanë pranuar të flasin.

    Videon e plotë mund ta shihni KËTU.

  • Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçarës në Ferizaj

    Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçarës në Ferizaj

    Avokati Avni Hysiqi , ka refuzuar ta mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare, të cilën në shoqëri me një person tjetër, e kishin dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    Të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbroj, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.

    “Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.


  • Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë dy të dyshuarit kryesor për vdekjen e M.O, 18-vjeçare, që u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nën pranga ka përfunduar A.S, mashkull kosovar, i moshës 32-vjeçare që është intervistuar nga policia, e me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Megjithatë, në kërkim mbetet ende D.K, 29-vjeçar.

    “Policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Dy të dyshuarit ndërkaq ikën në drejtim të panjohur.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë policia tutje.

    Identiteti i të dyshuarve është bërë i ditur nga kamerat e sigurisë, ku është gjetur gjithashtu edhe vendi i krimit.

    “Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”, bëhet e ditur.

    “Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet tutje.

    Viktima, sipas policisë, është M.O, 18-vjeçare ndërsa trupi i pajetë i së njëjtës është dërguar për obduksion.

    “Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thotë policia.

    Fotografitë e tyre dje janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

    Po ashtu mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

  • Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri  

    Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri  

    Një tragjedi ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Vlorë, ndërsa është bërë e ditur se viktima është një 25 vjeçar, Xhuljan Bullari.

    Por familjarët e tij e kanë marrë vesh nga mediat lajmin për vrasjen e Xhulianos në kohën kur një gazetar i TV Syrit po raportonte rastin.

    Në momentin kur gazetari konfirmon emrin e viktimës, prapa shpinës i afrohet një person, që më pas gazetari e konfirmon se ka qëlluar babai i viktimës.

    https://www.facebook.com/syrimedia/videos/446831089735572/

  • E dhimbshme: 39-vjeçari vret bashkëshorten dhe djalin 5 vjeçar

    E dhimbshme: 39-vjeçari vret bashkëshorten dhe djalin 5 vjeçar

    Një italian 39 vjeçar ka vrarë gruan dhe djalin e tij, ndërsa më pas u përpoq të vristë edhe veten.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, ku burri 39 vjeçar pasi vrau bashkëshorten dhe djalin e tyre 5 vjeçar, donte të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

    Vrasja ndodhi pasi çifti kishte bërë grindje për arsye akoma të pa zbuluara, shprehen mediat italiane.

    Personi ndodhet në spital, jashtë rrezkut për jetën, ku ndodhet edhe në vezhgimin e policëve.

    Vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e vrasjes nga ana e policisë. /Faxweb/