Tag: Vuçiq

  • Tensione në takimin e “Brdo-Brijunit”, kufijt përplasin Vjosa Osmanin me Aleksander Vuçiq

    Tensione në takimin e “Brdo-Brijunit”, kufijt përplasin Vjosa Osmanin me Aleksander Vuçiq

    Takimi i parë plenar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun” ka filluar me tensione.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Sefik Gjaferoviq kanë kritikuar ashpër liderin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

    Sipas saj, diskutimet e nxehta filluan për shkak se pjesëmarrësit e samitit kishin marrë tashmë nismën në fillim për të miratuar konkluzione me të cilat kufijtë në rajonin tonë janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.

    Akuzat rreth fajit të Beogradit u përsëritën dhe Vuçiq iu kundërgjith Osmanit dhe Gjaferoviqit.

  • Pse Aleksandar Vuçiç e ka tmerr Albin Kurtin

    Pse Aleksandar Vuçiç e ka tmerr Albin Kurtin

    Rrethanat historike, kushtet e panoramës botërore, zhvillimet politike, natyrisht nuk janë rastësi, por janë dialektikë logjike dhe shtysë e një konjukture të caktuar.

    E në këtë aspekt, konjuktura që ofrohet në marrëdhëniet e Kosovës me Serbisë, e në gjerësi e shqiptarëve dhe serbëve është një konflikt i pritshëm për të arritur në një pikë kulmore që do të çojë në një zgjidhje afatgjatë.

    Nëse vërehen këto konjuktura, e që u pa menjëherë nga letra që Presidenti i SHBA Joe Biden i dërgoi Aleksandër Vuçiçit, Perëndimi e ka vënë Beogradin përpara një detyrim-përcaktimi.

    Të njohë Kosovën! Zgjidhje që Serbia nuk do ta bëjë as qetësisht, as paqësisht, e as pa një kosto që natyrisht do të involvojë apo do të sjellë turbullira, të cilat do të detyrojnë zhvillime të caktuara jo vetëm politike.

    Beogradi, si nga Vuçiç, ashtu edhe nga njerëzit poshtë tij, ka pohuar se do të ketë presione nga Perëndimi, por Serbia është e përgatitur të rezistojë.

    Po cila do të jetë kjo rezistencë?

    Politikisht e praktikisht çfarë përfaqëson?

    Këto ditë është vënë re, një fushatë e organizuar antishqiptare jo vetëm në Serbi, por në të gjithë atë që Beogradi e quan “botën serbe”.

    Gjykata Supreme e Serbisë ju kthye Naçertanies, duke e bërë të vlefshëm në përdorim publik zhargonin “Šiptari” siç është ajo “çifut” për hebrenjtë, që të vijojë të ngarkojë opinionin me një logjikë raciste dhe ksenofobe ndaj kombit tonë.

    Në Maqedoninë e Veriut, pikërisht kur Zaev bëri një hapje ndaj serbëve dhe serbishtes doli libri i Gjeografisë për gjimnazin, që i konsideron shqiptarët “fise të ardhur”.

    Një gjuhë që natyrisht është politike dhe parashikon një betejë që Beogradi do të bëjë që të mos lejojë dhënien e Kosovës me vullnetin e tij.

    Nga Podgorica, Andria Mandiç, një anëtar i mazhorancës qeverisëse të Malit të Zi, kërkoi shtatoren e Stefan Dushanit në kryeqytetin malazez, siç është në Beograd dhe në Shkup. Njeriut që krijoi perandorinë serbe në territoret që serbët nuk kishin bashkëatdhetarë. E që në fakt është thelbi i Naçertanies dhe Serbisë së Madhe.

    Këto teza nuk se dalin kot, janë në fakt një logjikë që Beogradi i ka pjesë të strategjisë, që i përshtat me taktika sipas rrethanave.

    Deri dy vite më parë, taktika ishte shkëmbimi i territoreve dhe Zajednica për të arritur të mbajë veriun e Kosovës dhe kontrollojë Deçanin dhe zonat e enklavave.

    Me Albin Kurtin-kryeministër, Aleksandër Vuçiç e di se nuk do të arrijë në një marrëveshje siç ai kërkon.

    Albin Kurti ka bërë betejë edhe për Paktin Ahtisari, lerë më Zajednicën e shkëmbimin që nuk e ka fare në kandar.

    Por a do ta lejojë Serbia, gjegjësisht a do të tërhiqet kaq kollaj Vuçiçi që të njohë Kosovën, thjesht si vullnet i Fuqive të Mëdha Perëndimore?

    Natyrisht që jo? Vuçiç ka gati një plan B për të krijuar sa më shumë kushte që ajo që quhet “njohja e Kosovës” të vijë me kosto sa më të vogla për Serbinë, e që realisht janë në mos si aktualisht, që e kontrollon totalisht kufirin në veri të Kosovës, të krijojë kushte që Kosova ta marrë njohjen e Serbisë me sa më shumë kosto për të. Kjo si territorialisht por edhe politikisht edhe ushtarakisht. Pse është armatosur Serbia?

    Po çfarë mund të ndodhë realisht? Me një Kosovë ku KFOR-gjegjësisht NATO e mbikqyr integritetin territorial të saj?

    Mund të ndodhë një trazirë e brendshme që të mos e pranojë qëndrimin e qeverisë së Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti. Dhe si përgjigje e saj, Beogradi të shpallë përkrahjen “me të gjitha mjetet për serbët e Kosovës”.

    Po si do të jetë kjo luftë mes Kosovës dhe Serbisë? Natyrisht që nuk do të jetë frontale, por do të jetë centrifugale, do të jetë politike dhe humanitare.

    Beogradi është gati të bëjë mish për top serbët e Kosovës për kauzën e tij kundër “Šiptari” që i konsideron racë inferiore.

    Do të jetë një luftë sa politike, guerile, por edhe psikologjike që Beogradi të përfitojë sa më shumë.

    E në këtë rast, Kosovës i duhet një qeveri sa më e qartë, një Kuvend sa më i angazhuar dhe institucione më të forta. Që bashkë me KFOR të përballojnë një luftë që realisht vjen nga Rusia, nga baza e saj e Nishit, e cila është e qartë se agjenturën që ka në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Shqipëri do ta përfshijë në këtë betejë. E cila do të jetë e egër, që të ndalojë sa të jetë e mundur SHBA dhe vendet e BE që të imponojnë Serbinë në vendimin final për njohjen e Kosovës…/Pamfleti

  • Vuçiq: Serbinë e pret një vit i vështirë, do të na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

    Vuçiq: Serbinë e pret një vit i vështirë, do të na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë”, të cilat, siç tha ai, “do të përdoren nga të huajt për të bërë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

    Vuçiq tha se Serbinë e pret një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë dhe vjeshtë e vështirë në çdo aspekt”.

    “Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë këto zgjedhje. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret se Albin Kurti do të ketë nevojë për një parti shqiptare për koalicionin dhe po bën presion që të jetë aty dhe më vonë  të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do ta kishin atë koalicion për ‘Shqipërinë e Madhe’ ”, vlerësoi Vuçiq për televizionin ‘Prva”, përcjell Telegrafi.

    Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë për të parandaluar formimin e një “Shqipërie të Madhe” duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.

    “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqemi ta ruajmë forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitemi për presione të rënda”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

  • Washington Post: “Vuçiqi të kërkojë falje për gjenocidin, pastaj hyn në Kosovë”

    Washington Post: “Vuçiqi të kërkojë falje për gjenocidin, pastaj hyn në Kosovë”

    Gazeta e famshme amerikane, “The Washington Post”, ka shkruar për deklaratën e Ministres së Jashtme të Kosovës, e cila të mërkurën tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk do të lejohet ta vizitojë vendin derisa të kërkojë falje për gjenocid kundër popullsisë së Kosovës.

    Meliza Haradinaj-Stublla gjithashtu shkroi në Twitter se nuk do të jepet asnjë leje për zyrtarët serbë derisa serbët të mbahen përgjegjës për gjenocid në një gjykatë ndërkombëtare.

    “E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të përhershme ndaj të gjitha kërkesave të ardhshme nga Vuçiqi dhe të tjerët: nuk ka leje për ju që ta vizitoni Kosovën, nëse nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë dhe derisa personat përgjegjës për këtë gjenocid të mbahen përgjegjës”, shkroi ajo.

    Vuçiqi dhe zyrtarët tjerë serbë duhet të kërkojnë leje të Kosovës para se t’i vizitojnë zonat e pakicës etnike serbe në ish provincën serbe, shkruan “The Washington Post”.

    Lufta e Kosovës e viteve 1998 dhe 1999, e cila përfundoi pas fushatës 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s, la mbi dhjetë mijë të vdekur, shumica shqiptarë, shkruan kjo gazetë.

    Haradinaj-Stublla reagoi pas pranisë së Vuçiqit në inaugurimin e një spitali në Beograd, ku është gjetur një varrezë masive e 744 shqiptarëve të vrarë më 1999.

    Disa varreza masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga trupat serbe gjatë luftës së viteve 1998-99 janë gjetur në pjesë të ndryshme të Serbisë. Zhvendosja e viktimave nga Kosova në Serbi ishte pjesë e një operacioni të fshehjes nga autoritetet serbe në atë kohë në përpjekje për t’i fshehur dëshmitë e krimeve të luftës.

    Javën e kaluar, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë tha se mbetje njerëzore që duket të jenë varrezë masive e shqiptarëve nga Kosova është gjetur në një minierë të papërdorur thëngjilli në Kizevak, që shtrihet në pjesën jugore të Serbisë.

    Vuçiqi tha të martën se Haradinaj-Stublla ka kërkuar që të jetë e pranishme në punimet në Kizevak me qëllim që të krijojë një “show” politik.

    Ndonëse disa nga zyrtarët e saj më të lartë ushtarakë janë dënuar nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-99, Serbia kurrë nuk e ka pranuar kryerjen e krimeve në ish-provincën e saj.

    Ndërkohë një gjykatë ndërkombëtare me bazë në Hagë të Holandës ka ngritur aktakuza dhe i ka arrestuar nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-presidentin e Kosovës dhe katër ish-komandantë të tjerë të lartë të guerilëve shqiptarë, të cilët kanë luftuar për pavarësi nga Serbia.
    Javën e kaluar, Vuçiqi kërkoi leje për ta vizituar Kosovën, por një gjë e tillë iu mohua nga Prishtina.

    Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbesin të tensionuara, pavarësisht bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja për normalizimin e lidhjeve të tyre dhe përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara.
    Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008, por Serbia nuk e ka njohur atë.

  • MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese

    MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

    Sipas një njoftimi për media nga MPJ thuhet se kërkesa e Aleksandar Vuciq dhe të tjerëve në një kohë kur Kosova është duke u përballur me rihapjen e plagës së personave të pagjetur si dhe zbulimit të varrezave massive të shqiptarve të vrarë e masakruar në luftë është ofendim më tepër se provokim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë.

    “Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim! Secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë”, thuhet në njoftim.Lexo po ashtu:

    Gjithashtu, ministrja e MPJ-së Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë ku u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të vrarë në gjatë luftës në Kosovë.

    “Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur,  tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombetare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

  • Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

    “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

    Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.