Tag: VV

  • Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, transmeton Telegrafi.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”./

  • KONJUFCA PËR LDK-NË: KËTA S’PO DISHIN ASGJË!

    KONJUFCA PËR LDK-NË: KËTA S’PO DISHIN ASGJË!

    Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se drejtuesit e qeverisë nga LDK-ja “asgjë s’po dishin” sa i përket qeverisjes së shtetit.

    “Asnjë gjë s’po e dishin ose qaq fort janë të kapur të kjo ideja që pushteti është shërbim, e jo privilegj. Nëse mendon kështu, atëherë shko në biznes dhe bëhu milioner. Nëse e ki për të bërë 10 shtëpi, shko në biznes. Aty s’ke buxhet të shtetit që me i shti duart”, ka thënë Konjufca.

    Duke komentuar fotografinë “e famshme” ku kryeministri Hotit shihet duke ngrënë sendviç, Konjufca ka thënë se s’ka rëndësi se çfarë ushqehet kryeministri, rëndësi sipas tij ka që ai të menaxhojë sa më mirë situatën me koronavirus, gjendjen ekonomike.

    “Ndaq ha sendviç, ndaq pasul, s’ka rëndësi. Me rëndësi është me krye punë sa i përket menaxhimit me COVID, gjendjen ekonomike”, ka thënë ai.

    Duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Konjufca ka thënë se Kosova atje është dëmtuar për “një copë letër elektorale të Grenellit”.

    “Kjo është shumë e gabueshme. Ia shtruan tepihun e kuq Vuçiqit. Nuk ka pasur shancë që një ministër i Millosheviqit të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e këta ia mundësuan”, ka thënë ai.

    Ai tha se zgjidhja më e mirë në situatën në të cilën gjendet vendi janë zgjedhjet. /RTKLive/