Tag: WhatsApp

  • WhatsApp mesazhet i bënë edhe më sekrete

    WhatsApp mesazhet i bënë edhe më sekrete

    WhatsApp po punon mbi një tjetër opsion privatësie që do të mundësojë fshehjen e bisedave.

    Sipas WABetaInfo, bisedat që përzgjidhni që të tjerët mos t’i shohin nëse kanë në dorë celularin tuaj do të mund të ‘kyçen’ dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet vendosjes së fjalëkalimit në hapësirën e kërkimit.

    Pavarësisht se Meta shtoi opsionin e bisedave me fjalëkalim, duket se sërish një hapësirë e tillë ngjallte dyshime apo kuriozitet ndaj po shton edhe fshehjen e tyre.

    Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ndodh nëse përdoruesi harron fjalëkalimin.

    Veç kësaj, platforma po teston edhe mesazhet zanore që mund të dëgjohen vetëm njëherë (View Once). Marrësi nuk mund ta dërgojë këtë mesazh te një person tjetër, ta ruajë, eksportojë apo regjistrojë./tvklan.al

  • WhatsApp me risinë që të gjithë e prisnim

    WhatsApp me risinë që të gjithë e prisnim

    Një veçori WhatsApp po vjen që do t’i lejojë përdoruesit të përdorin të njëjtin numër në shumë telefona inteligjentë dhe tabletë (maksimumi 4). Këtë e raporton faqja e specializuar WABetainfo . Ky është “Modaliteti shoqërues”, aktualisht në fazën e testimit dhe i rezervuar për disa përdorues Android të versionit beta (numri 2.22.24.18).

    Muajin e kaluar, falë përditësimit 2.22.21.6 të WhatsApp beta për Android, faqja Wabetainfo kishte njoftuar tashmë ardhjen e modalitetit me shumë pajisje. Tani e njëjta faqe po raporton për fillimin e testimit.

    Ja se si funksionon – Për të lidhur llogarinë tuaj WhatsApp me një telefon të ri celular, do t’ju duhet të klikoni në opsionin “Lidh pajisjen”. Pasi ta bëni këtë – shkruan faqja – “Historia e bisedës do të sinkronizohet në pajisjet e lidhura. Meqenëse ky është një version beta, disa veçori mund të mos jenë ende të disponueshme, si aftësia për të parë vendndodhjet e përbashkëta në kohë reale dhe lista të gjata ngjitësesh dhe ngjitëse”.

    Siguria e bisedave do të ruhet falë kriptimit nga fillimi në fund. Nuk është ende e qartë se kur WhatsApp do të lëshojë përditësimin për të gjithë abonentët.