Tag: Xhelal Sveçla

  • Xhelal Sveçla: Policia e Kosovës u sulmua nga grupet terroriste ne veri të vendit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit, raporton Express.

    Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

    Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

    “Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

    Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

  • Reagon Sveçla: Nuk ka draft final të Ligjit për paga

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mohuar se ka draft final të Ligjit për pagat e zyrtarëve publikë, ku përfshihen pagat për presidentin, kryeministrin e deri te rekruti i FSK-së.


    Sveçla ka shkruar se raportimet për rritje pagash me Ligjin e ri për zyrtarët e institucioneve s’janë të vërteta.

    “Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit. Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”, ka shkruar ai.

    Tutje ministri Sveçla tha se ministria që drejton do ta ndajë me publikun një draft final kurdo që ai finalizohet.

    “Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet”, ka thënë Sveçla.