Tag: Zjarri

  • Ushtarët luftojnë zjarret me kova dhe degë pemësh, Rama i vëzhgon si turist nga helikopteri ushtarak

    Ushtarët luftojnë zjarret me kova dhe degë pemësh, Rama i vëzhgon si turist nga helikopteri ushtarak

    Në këto ditë ku Shqipëria po përvëlohet nga zjarret dhe ku është shënuar viktima e parë nga flakët, kryeministri i Shqipërisë, si një turist i vërtetë ka zgjedhur helikopterin e vetëm të ushtrisë për të parë nga lart bëmën e paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën.

    Siç e shikoni dhe nga kjo pamje Rama duket shumë i habitur se si gjendja ka precipituar në këtë pikë, ndërkohë që strukturat shtetërore janë të shpartalluara dhe ushtarët mundohen të fikin zjarrin me kova dhe degë pemësh.

  • Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave

    Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave

    Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.

    Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa.null

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake.

  • VIDEO/ Zjarr në Fier, flakët përfshijnë stallën dhe arat, gruaja në lot: Na u dogjën bagëti

    VIDEO/ Zjarr në Fier, flakët përfshijnë stallën dhe arat, gruaja në lot: Na u dogjën bagëti

    Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Vajkan të Fierit.Mendohet se një numër bagëtish janë djegur të gjalla, por deri më tani, asgjë nuk është gjetur, pasi vatra e zjarrit është ende aktive.

    Pasojat e flakëve kanë prekur një familje.

    Gruaja, tregon mes lotësh dëmet e mëdha që i janë shkaktuar. Të mbjellat me misër, grurë e disa bagëti janë djegur, ndërsa shton, se zjarri ka ardhur nga autostrada drejt e pranë shtëpisë së tyre.

    “Janë djegur disa pula deti, misra e grurë. Nga dy lopë vetëm njëra është. Ca qenë. S’kam ç’të them u dogjën.

    Zjarri erdhi nga autostrada, morëm zorrën e ujit, s’e ndaluan dot. Morën zjarrfikëset. Janë djegur shumë, disa misra, bari për bagëtitë, gruri, u dogjën, ç’të bëjmë. E kishim grurin në hambar, edhe misrin”, thotë gruaja.

    Raportohet se në operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Lushnja dhe Fieri, ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

  • VIDEO/ Kaos në Antalia të Turqisë – turistët ikin nga vendi, zjarri u afrohet ndërtesave

    VIDEO/ Kaos në Antalia të Turqisë – turistët ikin nga vendi, zjarri u afrohet ndërtesave

    Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në fshatrat dhe resortet në brigjet Mesdhetare dhe Egjeut të Turqisë, në rajonin e Antalias.

    Katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar janë dërguar në spital.

    Për këtë, autoritetet kanë nisur një hetim për të parë nëse disa nga zjarret ishin rezultat i zjarrvënies.

    Gjatë një vizite në Manavgat, Ministri i Bujqësisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli, tha se vënia nën kontroll e zjarreve mund të marrë kohë.

    Disa nga turistët e resorteve u detyruan të lënë hotelet për shkak të frikës.

    Deri tash janë përhapur afër 60 zjarre dhe kanë që tri ditë që kanë nisur.