Blog

  • Mos i mbillni këto bimë pranë domateve, mund ta ngadalësojnë rritjen e tyre

    Mos i mbillni këto bimë pranë domateve, mund ta ngadalësojnë rritjen e tyre

    Në kopshtari, zgjedhja e bimëve që mbillni së bashku mund të ketë një ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Disa bimë bashkëveprojnë në mënyrë të dobishme me njëra-tjetrën, ndërsa të tjerat mund të kenë një efekt të dëmshëm në shëndetin dhe rritjen e perimeve.

    Domatet janë ndër speciet më të njohura dhe më të kultivuara, por jo çdo bimë është e mirë për t’u mbjellë pranë tyre.

    Më poshtë paraqesim bimët që nuk rekomandohen të mbillen pranë domateve, me qëllim shmangien e problemeve të mundshme dhe sigurimin e kushteve më të mira për rritjen dhe rendimentin e tyre.

    Misër

    Misri tërheq dëmtues të tillë si “krimbat e misrit”, të cilët, përveç sulmit të misrit, mund të dëmtojnë seriozisht domatet. Këta dëmtues mund të zvogëlojnë zhvillimin dhe shëndetin e bimëve.

    Patëllxhan

    Edhe pse shumë njerëz mbjellin domate dhe patëllxhanë së bashku, kjo nuk rekomandohet. Të dyja bimët janë të ndjeshme ndaj njollave kafe, të cilat mund të përhapen lehtësisht nga një bimë në tjetrën, ku mund të shkatërrojnë të gjithë të korrat.

    Patate

    Patatet dhe domatet janë të prirura ndaj të njëjtave sëmundje, siç është plagja e tokës. Mbjellja e këtyre bimëve në afërsi të ngushtë rrit rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve që mund të shkatërrojnë të dyja bimët.

    Arre

    Edhe pse është e rrallë të mbillen arra pranë domateve, është e rëndësishme të dihet se arrat lëshojnë kimikate në tokë që ndërhyjnë në rritjen e bimëve të tjera. Edhe barërat e këqija kanë vështirësi të rriten pranë arrave, kështu që është mirë që të dy llojet të mbahen larg njëra-tjetrës.

    Lakër, lulelakër, brokoli dhe lakër brukseli

    Lakra është një nga armiqtë më të mëdhenj të domateve, pasi konsumon një sasi të madhe mineralesh nga toka, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e domateve. Të dyja bimët kërkojnë shumë burime për t’u rritur, dhe në “konkurrencë” me lakrën, domatet shpesh mbeten pa lëndët ushqyese të nevojshme.

  • Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Një vetaksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës afër kazermës së FSK-së në Gjilan.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Klankosova.tv se një pasagjer është lënduar lehtë.

    Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin duke u përplas jashtë rrugës.

    I lënduari me urgjencë është transportuar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, derisa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

    Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.

  • Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Problemet me aparatin tretës dhe cikli menstrual mund të shkaktojnë jo pak dhimbje.

    Shikoni më poshtë disa kura natyrale si të qetësoni një stomak të trazuar.

    1. Kur përjetoni ndjesinë e të përzierave, rekomandohet që të përgatisni këtë përzierje: Pak ujë tonik, kanellë, kopër, nenexhik dhe xhinxher. Lëreni per disa minuta që të gjithë përbërësit të lëshojnë enzimat aktive dhe më pas konsumojeni esëll.

    2. Çaji i orizit nuk është asgjë më shumë sesa uji i orizit të zierë. Zieni gjysmë gote oriz në 6 gota ujë për 15 minuta , e më pas këtë ujë pijeni. Mund t’i shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

    3. Çaj xhenxhefili dhe mente
    Shtoni gjysmë luge xhinxher dhe disa gjete mente në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 deri në 10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni, dhe do të shihni se sa shpejt do të qetësoheni nga dhimbja e barkut.

  • Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua

    Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua

    Pasditja e së dielës ka troditur Shqipërinë, si pasojë e një vrasjeje të rëndë që ka ndodhur në Lezhë.

    Nga të shtënat me armë zjarri, një makinë është goditur me mbi 30 plumba, duke lënë të vrarë dy persona.

    Nga të dhënat paraprake, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë burrë dhe grua.

    Rrethanat dhe motivi i këtij rasti ende nuk dihet. Paraprakisht, dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë.

    “Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre”, ka thënë ai.

  • Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

    Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë ka njoftuar Policia e Kosvoës.

    Bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës, kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari.

    Rasti është duke u hetuar.

    Rr. Avni Hodaj, Prishtinë  24.04.2026 – 19:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stolia ari. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton PK.

  • Horoskopi ditor, e shtunë 25 prill 2026

    Horoskopi ditor, e shtunë 25 prill 2026

    Dashi

    Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju realizohet sipas planeve. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do jene gati te hedhin çdo lloj hapi ne mënyrë qe te ndryshojnë sa me shpejt statusin. Ne planin financiar do ju duhet shume mund dhe sakrifica për te ruajtur një gjendje sa me te qëndrueshme.

    Demi

    Do bini dakord për gjithçka sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do mbetet e mire. Ne shume momente do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do kalojnë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe pëlqejnë, por ne fund do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar do hasni goxha probleme dhe vështirësi. Do jete e vështirë te mund te ruani ekuilibrin.

    Binjaket

    Dite e begate kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne disa momente do u duket sikur jeni ne ëndërr dhe gjithçka qe ndjeni nuk është e vërtete. Ja qe edhe ne realistet mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sesa te hidhen ne “sulm” dhe te mos arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar duhen marre gjerat me seriozisht.

    Gaforrja

    Mos bëni gabim te filloni aventura me persona te tjerë sot nëse jeni ne një lidhje. Jo vetëm qe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot, por nga ana tjetër do lëndoheni tej mase. Beqaret do kenë tërheqje fizike ndaj disa personave, por nuk do kenë guxim t’iu shprehin. Ne planin financiar do kryeni shpenzime te pamenduara dhe gjendja do mbetet delikate.

    Luani

    Nëse kohet e fundit keni pasur probleme serioze ne jetën tuaj ne çift, sot qielli i dashurisë do jete i kaltër dhe me diell. Gjithçka do filloje te zgjidhet dalëngadalë. Beqaret do jene te turpshëm dhe te rezervuar, prandaj nuk do e ndryshojnë dot statusin. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta stabilizoni gjendjen me shpejt nga sa mendonit.

    Virgjeresha

    Do ketë disa debate te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por gjithçka do zgjidhet me shpejt nga sa mendonit. Do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme dhe plot emocione. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me katastrofa nëse nuk bëni kujdes dhe nuk shpenzoni pa mbarim.

    Peshorja

    Dite mjaft e qete dhe pa as problemin me te vogël kjo e sotmja. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te nesërmen. Beqaret sado qe do mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet se tepërmi. Tregohuni te arsyeshëm.

    Akrepi

    Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar ne mënyrë te menjëhershme për ta. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Financat do jene shume me te qëndrueshme dhe me pozitive se me pare. Do keni mundësi te hiqni edhe disa para mënjane.

    Shigjetari

    Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa delikate dhe te mbushur me mosmarrëveshje. Kujdes! Beqaret do realizojnë një takim vendimtar qe ne pret e para te mëngjesit dhe shume gjera do ju ndryshojnë. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Edhe ne planin financiar do jeni me fat dhe do i kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.

    Bricjapi

    Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën tuaj ne çift. Do e zgjidhni gjithçka me kujdes dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe joshës, por te pavendosur për te filluar një lidhje. Edhe për disa kohe do mbeteni vetëm. Te ardhurat do vijnë duke u rritur fale një shume parash qe do merrni nga një pune e kryer se fundmi.

    Ujori

    Marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme sot. Shume gjera do sqarohen njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni te ardhmen me një sy tjetër. Beqaret do lodhen pak se kërkuari, por ne fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do e kaloni periudhën delikate ne te cilën ishit futur.

    Peshqit

    Tregohuni te matur sot kur te flisni me partneri tuaj sepse ne te kundërt mund te bëni gabime te cilat ai nuk do mund t’ua fale dot. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan, por ne fakt mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do jene te pakta. Fale ndikimit te planetëve, perspektivat financiare do jene goxha te mira. Do ndiheni te qete.

  • “Do ta kall shtëpinë” – djali kërcënon babain dhe thyen derën në Podujevë, përfundon në ndalim

    “Do ta kall shtëpinë” – djali kërcënon babain dhe thyen derën në Podujevë, përfundon në ndalim

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, ku një i ri dyshohet se ka kërcënuar babain e tij dhe ka dëmtuar shtëpinë, mëson Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026 në rrugën “Xhafer Rrahman Mehmeti”, ku viktima Sh. L ka raportuar në Polici se djali i tij, D. L., rreth 20-vjeçar, në shenjë revolte për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare, ka thyer xhamin e derës hyrëse të shtëpisë.

    Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka kanosur seriozisht duke i thënë se “do ta kall shtëpinë”.

    Rasti është trajtuar nga njësia për dhunë në familje në prezencë të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Me vendim të Prokurores së Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Hetimet për rastin janë në vazhdim.

  • E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.

    Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.

    Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.

    “Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

  • Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.

    Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Prizren / 23.04.2026-NN.  Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është  konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton PK.

  • Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

    Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

    Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në ora 16:20 derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

    Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Më pas, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik.