“Do t’ju mallkojë gjaku i dëshmorëve” – tifozët Kuq e Zi reagojnë pas organizimit të Evropianit me Serbinë

“do-t’ju-mallkoje-gjaku-i-deshmoreve”-–-tifozet-kuq-e-zi-reagojne-pas-organizimit-te-evropianit-me-serbine

Gjatë ditës së sotme iu dha vula bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U-21.

Edhe FSHF, ashtu sikurse FFS zyrtarizuan këtë bashkëpunim.

Reagimet ishin të shumta për këtë rast, sikur edhe ai i Tifozëve Kuq e Zi.

“Do t’ju mallkoj historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”, kanë shkruar Tifozët Kuq e Zi.

Kujtojmë se ky kompeticion nis në Novi Sad të Serbisë gjersa finalja e madhe do të luhet në Tiranë të Shqipërisë.

/GazetaSinjali/

The post “Do t’ju mallkojë gjaku i dëshmorëve” – tifozët Kuq e Zi reagojnë pas organizimit të Evropianit me Serbinë appeared first on Sinjali.