Category: SPORT

  • FIFA rrit shpërblimet për Botërorin 2026 pas ankesave të federatave

    FIFA rrit shpërblimet për Botërorin 2026 pas ankesave të federatave

    Vetëm 45 ditë para fillimit të Kampionatit Botëror 2026, FIFA ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të fondeve për 48 kombëtaret pjesëmarrëse.

    Ky vendim vjen pas shqetësimeve të shumta të shfaqura nga federatat kombëtare lidhur me kostot e larta të udhëtimit, logjistikës dhe barrës së rëndë tatimore në SHBA, ku shumë shtete rrezikonin të humbnin para pavarësisht progresit në turne. Sipas planeve të reja, fondi rekord prej 727 milionë dollarësh do të rritet edhe më tej, duke garantuar përfitime më të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit.

    Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga shtëpia e futbollit botëror thuhet:

    “FIFA mund të konfirmojë se është në diskutime me shoqatat në mbarë botën për të rritur të ardhurat e disponueshme. Kjo përfshin një rritje të propozuar të kontributeve financiare për të gjitha ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës FIFA 2026.”

    Organizata theksoi se ky turne do të jetë historik për nga ndikimi financiar:

    “Kupa e Botës 2026 do të jetë novatore në aspektin e kontributit financiar për komunitetin global të futbollit,” duke shtuar se detajet përfundimtare do të zyrtarizohen pas mbledhjes së Këshillit të FIFA-s në Vancouver.

  • “Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

    “Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

    Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri.

    Lëndimi ndaj Real Betisit, ia vështirësoi punët edhe më shumë brazilianit, me sezonin që ka përfunduar për të.

    Ai do të mungojë rreth 5 muaj ku do të humbas edhe Kampionatin Botëror këtë verë, duke i dhënë një goditje tjetër “Seleçaos” dhe Carlo Ancelottit.

    Militao, e përfundon kështu sezonin me 21 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 1 asistim.

  • Përplasja kokë më kokë me Locatellin, Modric e humb sezonin!

    Përplasja kokë më kokë me Locatellin, Modric e humb sezonin!

    Lajme shqetësuese vijnë nga Milano për mesfushorin kroat Luka Modric, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit.

    Sipas raportimeve fillestare nga mediat italiane, kapiteni kroat ka pësuar një frakturë të dyfishtë në zonën e mollëzës, çka pritet ta lërë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

    Modric u detyrua të largohej nga loja për shkak të dhimbjeve të forta pas përplasjes me Locatellin, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe mënyrën e trajtimit, që mund të përfshijë ndërhyrje kirurgjikale ose trajtim konservativ.

    Fillimisht kishte shqetësime se ky dëmtim mund ta linte jashtë edhe nga Kupa e Botës, por sipas informacioneve të fundit, pjesëmarrja e tij në turneun veror në Shtetet e Bashkuara nuk vihet në dyshim. Ai pritet të jetë në dispozicion të kombëtares, madje ekziston mundësia që të luajë me një maskë mbrojtëse.

  • Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

    Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

    Rilind Nivokazi është futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

    Sulmuesi kosovar është vlerësuar me notën 7.9 nga sajti i njohur “Sofascore”.

    Nivokazi shënoi gol me Sionin në fitoren 0:2 ndaj Baselit.

    Team of the Week provided by Sofascore

     

  • Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

    Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

    Skuadra e KB Pejës ka shënuar fitore 95:93 në ndeshjen e dytë gjysëmfinale të Superligës së Kosovës.

    Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Bracey me 26 pikë.

    Te mysafirët nga Mitrovica më i miri në fushë ishte Amzil me 17 pikë.

    Me këtë fitore të Pejës tashmë seria është barazuar në 1:1.

  • Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

    Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

    Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Napolin, duke siguruar qëndrimin e tij te klubi italian për disa vite të tjera.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ka nënshkruar kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2029.

    Sipas raportimeve, Rrahmani ka refuzuar oferta nga Fenerbahçe dhe disa klube arabe, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Serie A.

    Marrëveshja e re përfshin edhe rritje page, ku 32-vjeçari pritet të përfitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon, nga 2.5 milionë euro sa kishte më parë.

    Me këtë rinovim, Rrahmani pritet të arrijë gati një dekadë qëndrim te Napoli, duke u shndërruar në një nga figurat më të qëndrueshme të mbrojtjes së skuadrës.

  • Bayern nuk do ta blejë përfundimisht Jacksonin, sulmuesi kthehet te Chelsea në verë

    Bayern nuk do ta blejë përfundimisht Jacksonin, sulmuesi kthehet te Chelsea në verë

    Bayern Munich ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së Nicolas Jackson, i cili pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.

    Sulmuesi senegalez nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e klubit gjerman me paraqitjet e tij, ndërsa forma e tij është vlerësuar si nën pritshmëritë e vendosura nga “Bavarezët”.

    Vendimi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili ka lënë të kuptohet se klubi nuk do të vazhdojë me transferimin e përhershëm të lojtarit.

    Jackson këtë sezon ka regjistruar 29 paraqitje, duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat. Pavarësisht statistikave, ai nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në projektin afatgjatë të klubit.

    Tani, 23-vjeçari do të rikthehet te Chelsea në verë, ku edhe pritet që të shqyrtohet e ardhmja e tij dhe opsionet e mundshme për një transferim të ri gjatë afatit kalimtar.

    Ndërkohë, Bayern Munich vazhdon të jetë në garë për objektivat sezonalë dhe ende ka mundësi të mbyllë sezonin me trofe në të gjitha kompeticionet kryesore.

  • I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    Hoffenheimi ka kaluar në epërsi në minutën e 31-të në duelin që po e zhvillon në udhëtim ndaj Hamburgut.

    Dy skuadrat po përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në kampionatin gjerman.

    Autor i golit të epërsisë për Hoffenheimin ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.

    Ylli i Kosovës shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 19-të me një volej goditje pas asistimit nga Vladimir Coufal.

    Ky ishte goli i dhjetë i Asllanit deri më tani këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe gjashtë asistime.

    Kliko linkun për video:

    https://x.com/1337xh0x/status/2048083681466569203/video/1?s=46

  • Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë.

    Ata mposhtën Prishtinën e Re, në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultat 2-3.

    Golat për Drenicën u realizuan nga Kreshnik Uka (2 gola) dhe Jeton Krasniqi, ndërsa për Prishtinën e Re shënoi Kargbodhe Elom Nya-Vedji.

    Me këtë fitore, Drenica mbetet e 7-ta me 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit me 28 të tilla.

  • Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

    Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

    Autoritetet gjyqësore spanjolle kanë arritur në përfundimin se nuk ka prova për përgjegjësi penale në aksidentin me makinë që vrau futbollistin Diogo Jota dhe vëllain e tij më të vogël Andre Silva, duke i dhënë fund pas një periudhe të gjatë pasigurie, hetimit për një nga ngjarjet më tragjike në historinë e kohëve të fundit të futbollit.

    Aksidenti ndodhi më 3 korrik 2025, në autostradën A-52 pranë Cernadilla në Spanjën veriore, kur Lamborghini i tyre doli nga rruga gjatë tejkalimit, goditi një kangjellë mbrojtëse dhe u përfshi nga flakët. Sipas gjetjeve të një hetimi të kryer nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Castilla y Leon, shkaku i aksidentit ishte një shpërthim gome në një moment vendimtar, gjë që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit, shkruan Index.hr.

    Pas një analize të hollësishme të të gjitha provave dhe me ndihmën e ekspertëve të trafikut, gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte bazë për të filluar procedurë penale. Megjithatë, familjes i mbeti mundësia të fillonte një padi civile.