Category: SPORT

  • Yamal mposht Vedat Muriqin në garën për lojtarin e muajit në La Liga

    Yamal mposht Vedat Muriqin në garën për lojtarin e muajit në La Liga

    Lamine Yamal ka fituar çmimin e futbollistit të muajit prill në La Liga.

    Talenti i Barcelonës ka triumfuar në këtë garë duke lënë pas sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

    Vendimi është cilësuar si i diskutueshëm nga tifozët, pasi gjatë muajit prill Yamal ka shënuar vetëm dy gola, krahasuar me Muriqin që ka realizuar tre gola në të njëjtën periudhë.

    Njëri prej golave të sulmuesit kosovar ka ardhur në ndeshjen ndaj Real Madrid, ku i ka siguruar fitoren Mallorcas, ndërsa dy golat e tjerë i ka shënuar ndaj Rayo Vallecanos.

    Në garë për këtë çmim kanë qenë gjithashtu edhe Carlos Soler, Lucas Boye dhe Federico Vinas, por në fund çmimi ka shkuar për Yamal, i cili po vazhdon të marrë vëmendje të madhe në elitën e futbollit spanjoll.

  • Jashari pritet të largohet nga Milani por jo nga Italia

    Jashari pritet të largohet nga Milani por jo nga Italia

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është i interesuar për mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, i cili ka pasur një sezon debutues të vështirë në “San Siro”.

    Juventusi po kërkon një mesfushor qendror të ri për verën e ardhshme dhe, sipas raportimeve, Jashari është një nga emrat në listën e “bardhezinjve”.

    Klubi po monitoron situatën e tij dhe synon të afrojë një organizator loje për sezonin 2026/27.

    Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge verën e kaluar për rreth 34 milionë euro plus bonuse, por pësoi një dëmtim serioz në fibul vetëm pak ditë pas fillimit të stërvitjeve, gjë që ndikoi në të gjithë sezonin e tij.

    Mesfushori i Zvicrës, me prejardhje shqiptare, ka luajtur vetëm 657 minuta në të gjitha garat këtë sezon, duke u aktivizuar në 13 ndeshje dhe duke qëndruar 15 herë në stol.

    Juventusi kishte shfaqur interesim për Jasharin edhe vitin e kaluar dhe mund të konsiderojë një marrëveshje me Milanin këtë verë, nëse kushtet financiare janë të favorshme.

    Ndërkohë, në listën e objektivave të klubit janë edhe Bernardo Silva i Manchester Cityt dhe Pierre-Emile Hojbjergu i Marseillet.

    Juventusi madje ka nisur tashmë bisedimet me rrethin e Bernardos, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në qershor 2026 dhe nuk pritet të rinovohet.

  • Reali përballet me dy mungesa të mëdha ndaj Betisit

    Reali përballet me dy mungesa të mëdha ndaj Betisit

    Real Madridi do të luajë sonte ndeshjen e La Ligës ndaj Real Betisit.

    Ndeshje kjo e rëndësishme për “los blancos”-ët, e cila po tenton të mbesë në garë për titull, ndonëse është 9 pikë larg liderit, Barcelonës.

    Për këtë ndeshje, Reali përballet me dy mungesa të mëdha si ajo e Arda Gulerit dhe Aurelien Tchouameni, të cilët janë të lënduar.

  • Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Albian Hajdari ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me TSG Hoffenheim.

    Klubi i Bundesligës konfirmoi zgjatjen e kontratës për mbrojtësin zviceran të premten, pa zbuluar kohëzgjatjen e marrëveshjes, shkruan bulineës.com.

    “Albian u bashkua me ne menjëherë pas fillimit të sezonit të kaluar verën e kaluar dhe është zhvilluar në një lojtar kyç dhe titullar të rregullt në një kohë shumë të shkurtër”, tha drejtori menaxhues sportiv i TSG Hoffenheim, Andreas Schicker.

    “Që nga dita e parë, ai u identifikua plotësisht me projektin tonë në TSG dhe, përmes performancave të tij, ka dhënë një kontribut të madh në sezonin tonë të suksesshëm. Vetëm 22 vjeç, ai ende ka potencial të konsiderueshëm zhvillimi. Këmba e tij e fortë e majtë, shkathtësia mbrojtëse dhe mentaliteti i shkëlqyer janë cilësitë e tij përcaktuese.”

    Hajdari, i cili iu bashkua Hoffenheimit nga skuadra elitare zvicerane FC Lugano verën e kaluar, tha:

    “Ndihem shumë rehat në Hoffenheim. Edhe kur u bashkova gjatë verës, e kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohet këtu. Perspektiva është e duhura dhe dua të vazhdoj të luaj rolin tim në këtë zhvillim pozitiv dhe në suksesin e TSG-së.”

  • Bayerni beson te Neueri, i ofron vazhdimin e kontratës

    Bayerni beson te Neueri, i ofron vazhdimin e kontratës

    Portieri gjerman, Manuel Neuer, po shkëlqen me Bayernin.

    Ndonëse është 40-vjeçar, ai po tregon klasin e tij duke vazhduar të tregojë performanca të larta.

    Dhe Bayerni, po i beson atij ku i ka ofruar vazhdimin e kontratës edhe për një sezon, të cilët po e presin miratimin e tij.

    Neuer, që nga ardhja e tij në vitin 2011 ka bërë 595 paraqitje, ku fitoi gjithçka përfshirë dy “tripleta” në vitet 2013 dhe 2020.

  • Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

    Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

    Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës me Mallorcën, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të spikatur në La Liga me 21 gola.

    Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës, që po kërkon alternativa efektive dhe ekonomike për repartin ofensiv.

    Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e sheh Muriqin si një profil ndryshe nga sulmuesit aktualë, i fortë fizikisht, dominues në ajër dhe shumë i rrezikshëm në zonë.

    Për më tepër, përvoja e tij në La Liga e bën një opsion të sigurt për t’u përshtatur menjëherë. Operacioni konsiderohet i realizueshëm financiarisht, pasi kartoni i tij mund të kushtojë rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme për Barcelonën në kushtet aktuale ekonomike.

    Nëse lëvizja realizohet, Muriqi mund të bëjë hapin më të madh të karrierës dhe të kalojë në një nga klubet më të mëdha në Evropë.

  • Real Madridit i mungojnë dy lojtarë kyç në garën për titull: Militao dhe Guler të lënduar

    Real Madridit i mungojnë dy lojtarë kyç në garën për titull: Militao dhe Guler të lënduar

    Shanset tashmë të vogla të Real Madridit për ta rikthyer titullin e La Ligës në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit kanë marrë një goditje të rëndë, pasi dy lojtarë të rëndësishëm pothuajse janë jashtë për pjesën e mbetur të edicionit.

    Si Éder Militão, ashtu edhe Arda Güler pritet të mungojnë gjatë gjithë muajit të fundit të sezonit. Mbrojtësi brazilian u largua nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Alavesit, dhe fillimisht u mendua se ishte vetëm një masë paraprake.

    Në anën tjetër, Güler mungoi papritur në stërvitje dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ku në fillim u besua se bëhej fjalë për një shqetësim të lehtë që kërkonte vetëm pushim.

    Megjithatë, sipas raportimeve të Diario AS, të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime të shkallës së dytë në muskujt e kofshës (hamstring), që zakonisht kërkojnë 3 deri në 4 javë rikuperim, duke i lënë jashtë për pjesën më të madhe të ndeshjeve të mbetura.

    Në rastin më optimist, ata mund të jenë gati për dy sfidat e fundit të sezonit ndaj Sevillës dhe Athletic Bilbaos. Por nëse rikuperimi zgjat më shumë, nuk pritet të rrezikohet kthimi i tyre i parakohshëm, sidomos duke pasur parasysh afërsinë e Kupës së Botës.

    Ndërkohë, një lajm më pozitiv vjen nga Raul Asencio, i cili pritet të rikthehet së shpejti pas një virusi që e la jashtë për disa ditë dhe i shkaktoi humbje të konsiderueshme në peshë.

  • Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

    Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

    Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal mbrëmë pësoi një lëndim gjatë gjuajtjes së penalltisë ndaj Celta Vigos.

    Siç është raportuar, futbollisti spanjoll ka pësuar një këputje muskolare në kofshë.

    Deri tani nuk ka info të saktë rreth operacionit dhe fazës së rikuperimit.

    Por, futbollisti me shumë gjasa do e humb komplet pjesën tjetër të sezonit dhe do të jetë në dyshim për Kupën e Botës 2026.

  • Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.

    Klinasit arritën ta eliminonin Ballkanin në gjysmëfinale.

    Në ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë, Dukagjini shënoi fitore me rezultat të thellë 0:3.

    E sot ishte mision i vështirë përmbysja për suharekasit, ndërsa pësuan humbje 3:2.

    E misioni u bë edhe më i vështirë sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Albert Diene në minutën e 30-të.

    Një minutë më herët, Elton Basri shënoi për epërsinë e Dukagjinit.

    Bleart Tolaj barazoi shifrat në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

    Tolaj shënoi përsëri në minutën e 55-të për epërsinë e Ballkanit, por rezultati u barazua nga Pefqeli në minutën e 67-të.

    Në minutën e 84-të, Dienit Isufi shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.

    Në finale, Dukagjini do ta presë fituesin e ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.

  • Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

    Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

    Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Ballkanit.

    Skuadra nga Klina është një hap larg finales, pasi në takimin e parë ka fituar me rezultat 3-0.

    Ndeshja tjetër gjysmëfinale luhet mes Ferizajt dhe Llapit, me vendasit që kanë përparësi, pasi fituan 2-1 në përballjen e parë.

    Të dyja këto ndeshje zhvillohen nga ora 15:00.