Category: SPORT

  • Barcelona vendos kushte të reja për Lewandowskin

    Barcelona vendos kushte të reja për Lewandowskin

    Barcelona i ka bërë të ditur sulmuesit Robert Lewandowski se për të vazhduar qëndrimin në klub, ai duhet të pranojë ulje të pagës prej rreth 50% dhe një rol më pak të rëndësishëm në skuadër.

    Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas po planifikon të afrojë një sulmues të ri, çka do ta shtynte polakun në rolin e rezervistit.

    Lewandowski pritet të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë kushtet e reja apo do të kërkojë largimin nga Barcelona.

  • “Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

    “Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë ekskluzive për emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, aty ku ‘pirati kosovar’ shpalosi detaje nga karriera e tij në Mallorca.

    Në stadiumin e Mallorca-s, saktësisht në zhveshtoret e klubit spanjoll Muriqi foli edhe për marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin shqiptar, Marash Kumbulla.

    Ai tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë me të cilin kalon shumë kohë edhe jashtë futbollit.

    “Shumë mirë, tepër mirë kalojmë. Jemi një grup që në tavolinë gjithmonë kam qenë me Martin Valin dhe Antonio Sanchez edhe tash është bashkangjitur edhe Marashi (Kumbulla). Kalojmë shumë mirë edhe jashtë fushës, takohemi shpesh, dalim bashkë, dalim hajmë drekë bashkë. Dëshirojmë shumë, sidomos grupi jonë ne të tre që thash më herët që Mallorca t’ia marrë kontratën e Marashit dhe të vazhdojë kontratën që të kalojmë sa më shumë kohë”, tha Muriqi.

    Muriqi ka hyrë në historinë e klubit nga La Liga duke thyer rekordin si golashënuesi më i mirë i Mallorca-s me 55 gola pasi theu rekordin paraprak që mbahej nga Samuel Eto’o i cili kishte shënuar 54 gola me këtë klub.

  • Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të javës së 29-të.

    Dinamo i Ferizaj ka fituar dhe vazhdon si lider me 62 pikë.

    Dy më pak ka Vushtrria (60) dhe tashmë vendi i tretë i është afruar dhe i përket Lirisë së Prizrenit (59).

    Në pozitën e katërt është Feronikeli 74 me 59 pikë.

  • Messi shkëlqen me dygolësh, i siguron fitoren Inter Miamit ndaj Colorados

    Messi shkëlqen me dygolësh, i siguron fitoren Inter Miamit ndaj Colorados

    Lionel Messi ka qenë sërish vendimtar për Inter Miamin, duke i dhënë skuadrës fitoren 3-2 në transfertë ndaj Colorado Rapids në MLS.

    Ylli argjentinas realizoi dy gola, përfshirë një penallti dhe një gol spektakolar pas një solo-aksioni, në një ndeshje të zhvilluar në Denver para rreth 75 mijë tifozëve.

    Inter Miami kishte kaluar në avantazh me dy gola, por vendasit arritën të barazonin rezultatin 2-2, para se Messi të vuloste fitoren me golin e tij të dytë.

    Me këtë paraqitje, Messi vazhdon të jetë figura kryesore e skuadrës nga Florida, duke ndihmuar ekipin në synimet për kreun e tabelës në MLS.

    Argjentinasi vazhdon të rrisë statistikat e tij mbresëlënëse, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në çdo ndeshje.

  • “Dardanet” drejt historisë, ky është formacioni zyrtar ndaj Bullgarisë

    “Dardanet” drejt historisë, ky është formacioni zyrtar ndaj Bullgarisë

    Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave do të luajë ndeshjen e radhës.

    Ato do të përballen përsëri me Bullgarinë në Prishtinë, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin 2027.

    Nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, pasi që trajneri Sami Sermaxhaj vendosi të luajë me të njëjtin formacion sikurse në ndeshjen e kaluar ndaj Bullgarisë, në Sofje.

    Kujtojmë se ndeshja luhet në orën 18:00.

  • Ish-trajneri gjerman që ishte afër ta merrte drejtimin e Kosovës: Jurgen Klopp është i duhuri për Real Madridin

    Ish-trajneri gjerman që ishte afër ta merrte drejtimin e Kosovës: Jurgen Klopp është i duhuri për Real Madridin

    Është pothuajse e sigurt që Real Madrid do të ketë trajner të ri në sezonin e ardhshëm, pasi Alvaro Arbeloa nuk ka arritur të ndryshojë situatën që nga momenti kur zëvendësoi Xabi Alonson në fillim të vitit.

    Sipas ish-trajnerit gjerman Felix Magath, njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

    “Klopp do të ishte personi i duhur. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Liverpool dhe di si të menaxhojë lojtarët me ndikim. Ai mund ta kontrollojë atë dhomë zhveshjeje”.

    Magath, i cili ka punuar me Raulin te Schalke, ka folur me superlativa edhe për legjendën e Real Madridit, duke vlerësuar potencialin e tij si trajner.

    Nuk e njoh si trajner, e kam njohur si lojtar dhe ai ishte i jashtëzakonshëm në çdo aspekt”.

    “Ai i kupton të gjitha detajet e futbollit dhe e njeh shumë mirë lojën. Jam i bindur se do të bëhet një trajner fantastik”, përfundoi Magath.

    Kujtojmë se më herët Magath kishte qenë afër që të merrte drejtimin e Kombëtares së Kosovës, por në fund kishte vendosur të vazhdojë karrierën në nivel klubesh, duke marrë drejtimin e Hertha Berlinit në atë kohë.

  • Barcelona akuzon UEFA-n për “dëme serioze” pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    Barcelona akuzon UEFA-n për “dëme serioze” pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    Barcelona ka paraqitur zyrtarisht një ankesë pranë UEFA-s pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke pretenduar për “dëm serioz” ndaj klubit.

    Zëvendëspresidenti Rafa Yuste ka dalë publikisht për të justifikuar këtë hap, duke theksuar një seri vendimesh të gjyqtarëve që sipas klubit katalanas kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final në garat evropiane.

    Ky veprim vjen pas një përballjeje të kontestuar në çerekfinale kundër Atlético Madrid, ku disa episode kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në hierarkinë e blaugranasve.

    Ankesa përfshin një sërë incidentesh të diskutueshme, mes tyre kartoni i kuq për Pau Cubarsí, një prekje e dyshuar me dorë nga Marc Pubill dhe përjashtimi i Eric García.

    Gjithashtu, klubi kërkon sqarime për një penallti të mundshme ndaj Dani Olmo dhe një përplasje të diskutueshme mes Fermín López dhe portierit Juan Musso.

    “Ne kemi dashur të paraqesim një ankesë zyrtare në UEFA për ndeshjet që na kanë eliminuar nga Liga e Kampionëve”.

    “Ka pasur gabime serioze që i kemi përfshirë në këtë deklaratë, të cilat janë shumë mirë të shpjeguara dhe që besojmë se nuk përputhen me rregullat e futbollit”.

    “Na kanë shkaktuar dëm serioz sportiv dhe ekonomik, dhe për këtë arsye shprehim indinjatën tonë para UEFA-s”, ka thënë Yuste.

  • Nesër finalja e madhe në Kupën e Mbretit në Spanjë

    Nesër finalja e madhe në Kupën e Mbretit në Spanjë

    Atletico Madrid dhe Real Sociedad do të përballen nesër në finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit, në një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët e futbollit spanjoll.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, me fillim nga ora 21:00, ku të dy skuadrat do të kërkojnë të kurorëzojnë sezonin me një trofe të rëndësishëm.

    Atletico Madrid vjen në këtë finale me përvojën e një ekipi që ka qenë shpesh protagonist në kompeticionet vendase dhe evropiane, duke e dëshmuar sidomos në këtë edicion, ndërsa Real Sociedad synon të shkruajë histori duke rikthyer lavdinë në këtë turne.

    Atmosfera në “La Cartuja” pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin ekipet e tyre në këtë natë të madhe të futbollit spanjoll.

    Kujtojmë që Atletico Madrid e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale, kurse Real Sociedad triumfoi ndaj rivalit bask, Athletic Bilbao.

  • Zhegrova i fokusuar te Juventusi, mohon afrimin me Besiktasin

    Zhegrova i fokusuar te Juventusi, mohon afrimin me Besiktasin

    Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk pritet të largohet nga Juventus në afatin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për një transferim të mundshëm te Beşiktaş.

    Sipas raportimeve, Zhegrova nuk po gjen shumë hapësira në skuadër nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke u aktivizuar pak në ndeshjet e fundit dhe në disa raste duke mbetur jashtë formacionit.

    Megjithatë, gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano ka bërë të ditur se lojtari është i përqendruar te Juventusi dhe po synon të fitojë më shumë minuta në skuadër.

    Vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë verës.

  • Arbeloa vazhdon në krye të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm

    Arbeloa vazhdon në krye të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm

    Real Madrid ka vendosur që Álvaro Arbeloa të mbetet trajner i ekipit edhe për sezonin e ardhshëm.

    Pavarësisht eliminimit nga Champions League dhe një sezoni pa trofe, drejtuesit e klubit spanjoll kanë shprehur besim të plotë në punën e tij.

    Sipas raportimeve nga Spanja, Arbeloa shihet si figura e duhur për të udhëhequr projektin e klubit në të ardhmen.