Category: SPORT

  • Publikohen formacionet për ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

    Publikohen formacionet për ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. 

    Ndeshja e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të bavarezëve.

    Formacioni i Bayern Munichut: 
    Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stanishiq, Pavloviq

    Formacioni i Real Madridit: 
    Lunin, Eder Militao, Bellingham, Vinicius Junior, Valverde, Mbappe, Alexander-Arnold, Arda Guler, Brahim Diaz, Rudiger, Mendy

  • Me Distriën, ekipi i Kosovës gati për Kampionatin Evropian të xhudos

    Me Distriën, ekipi i Kosovës gati për Kampionatin Evropian të xhudos

    Tri herë kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, do të kërkojnë titullin e katërt kontinental në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej nesër (e enjte) e deri të dielën mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Krasniqi, kampione e tanishme e Evropës, do të garojë të enjten në kategorinë e saj, -52 kg.

    Bashkë me medalisten e dyfishtë olimpike, në Tbilisi do të garojnë edhe Erza Muminoviq (-48 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg), medaliste evropiane, Akil Gjakova (-73 kg) kampion evropian dhe Dardan Cena (-73 kg).

  • Manchester Unitedi me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Chelsea-t

    Manchester Unitedi me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Chelsea-t

    Manchester Unitedi, do të përballet me një mungesë të madhe në derbin ndaj Chelsea-t, ndeshje e cila zhvillohet këtë fundjavë.

    Mbrojtësi, Harry meguire nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Michael Carrick, shkruan IndeksOnline.

    Kjo pasi Federata Angleze e Futbollit e akuzoi për sjellje të keqe, derisa vendosi se Maguire ishte fyer gjyqtarin e katërt Matt Donohue pas kartonit të kuq të marrë ndaj Bournemouth.

    Kjo do të jetë mungesë e madhe për Manchester Unitedin, në fazën vendimtare të sezonit.

  • ”Mbylle gojën”!/ Neymar përplaset me një tifoz të Santosit

    ”Mbylle gojën”!/ Neymar përplaset me një tifoz të Santosit

    Neymar është përplasur mbrëm me një tifoz të Santosit.

    Sulmuesi brazilian nuk arriti t’i kontrollonte nervat, pas barazimit 1-1 me skuadrën e Recoleta, në ndeshjen e Copa Libertadores.

    Ishte pikërisht Neymari, ai i cili shënoi golin e vetëm për Santosin, por pas ndeshjes u përplas me një tifoz i skuadrës së tij.

    Sipas një video virale në rrjetet sociale, degjohet se tifozi i drejtohet Neymarit me fjalët: ”Duhet të ishe stërvitur më shumë. Je i shëndoshë, d***r!”.

    Më pastaj braziliani ia ktheu: “A duhet të bëj gjithçka? Mbylle gojën! Jam i llastuar? Po jap jetën time këtu! Trego pak respekt”! dëgjohet duke ia kthyer Neymarit.

    🚨 AGORA! ESPN pegou de perto o que Neymar disse para o torcedor do Santos:

    “Tu devia ter treinado mais. Tá gordinho, car****!”

    “Eu tenho que fazer tudo? Cala a boca!”

    “Eu sou mimado? Eu tô dando a vida aqui! Respeita!”

    🎥 @ESPNBrasil | @SportsCenterBR pic.twitter.com/2CF4pJXoWd

    — Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) April 15, 2026

  • FIFA cakton datat për publikimin e listave për Kupën e Botës

    FIFA cakton datat për publikimin e listave për Kupën e Botës

    FIFA ka përcaktuar orarin se kur trajnerët e 48 kombëtareve, do të duhet të emërojnë skuadrat e tyre paraprake dhe përfundimtare për Kupën e Botës 2026, e cila organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Deri me 13 maj, trajnerët kanë afat të dërgojnë një list të zgjeruar, duke përfshirë një grup prej 35 deri në 55 lojtarë.

    Më pastaj, ata duhet të zvogëlojnën listën në 23 deri në 26 futbollistë dhe ta dorëzojnë në FIFA më së largu, më 1 qershor.

    Klubet janë të detyruara për të liruar lojtarët për turneun, deri më 25 maj.

    Kupa e Botës 2026 fillon, më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik, ku për herë të parë do të jenë 48 skuadra pjesëmarrëse.

  • Atletico Madrid dhe PSG në gjysmëfinale të Championsit

    Atletico Madrid dhe PSG në gjysmëfinale të Championsit

    Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League, pasi kanë eliminuar Barcelonën, respektivisht Liverpoolin.

    Barcelona ka triumfuar të martën me rezultat 1-2 në “Metropolitano”, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi katalanasit ishin mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë. Atletico Madrid ka kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

    Skuadra mysafire e ka nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e Lamine Yamal.

    Në minutën e njëzet e katërt, Ferran Torres e ka dyfishuar epërsinë pas asistimit të Dani Olmo, duke i dhënë shpresë Barcelonës për përmbysje.

    Megjithatë, vendasit kanë reaguar në minutën e tridhjetë e një kur Ademola Lookman ka shënuar për 1-2, gol që ka dalë të jetë vendimtar për kualifikimin e Atletico Madrid.

    Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain ka fituar edhe në udhëtim ndaj Liverpoolit me rezultat 0-2.

    Të dy golat janë realizuar nga Ousmane Dembele, fillimisht në minutën e shtatëdhjetë e dytë, pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia, e më pas edhe në kohën shtesë kur është asistuar nga Bradley Barcola.

    Duke pasur parasysh fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, PSG ka kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0.

    Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal – Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.

  • Fabrizio Romano zbardh detaje: Zhegrova dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi

    Fabrizio Romano zbardh detaje: Zhegrova dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, teksa interesimi i Beşiktaşit për anësorin kosovar vazhdon të përmendet në mediat sportive.

    Në Itali, situata e tij po ndiqet me vëmendje, pasi minutat e pakta këtë sezon kanë shtyrë klubin ta rishqyrtojë rolin dhe të ardhmen e lojtarit.

    Reprezentuesi i Kosovës u transferua nga Lille në një marrëveshje që besohet të arrijë deri në 18.5 milionë euro në total (14.3 milionë euro tarifë bazë, 1.2 milionë euro kosto shtesë dhe 3 milionë euro bonuse).

    Shifrat e sezonit të tij të parë te Juventusi janë të dobëta: zero gola, zero asistime dhe vetëm 447 minuta të luajtura në 21 paraqitje në të gjitha garat.

    Lëndimet kanë ndikuar në ecurinë e tij, por edhe fakti se nuk ka arritur ta bindë trajnerin Luciano Spalletti. Tekniku italian i ka dhënë Zhegrovës vetëm tri paraqitje në 11 ndeshjet e fundit, me gjithsej 65 minuta në fushë.

    Megjithatë, Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim për të ardhmen e tij, duke theksuar se lojtari dëshiron të vazhdojë në Torino.

    “Pavarësisht thashethemeve që e lidhin Edon Zhegrovën me Beşiktaşin, lojtari dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i krahut u ka kërkuar shprehimisht agjentëve të tij të presin, pasi prioriteti i tij është të jetë pjesë e së ardhmes së Bianconerëve. Por, në fund vendos klubi dhe nuk përjashtohet mundësia që Zhegrova të largohet nga Juventusi në verë”, ka deklaruar Romano.

    Zhegrova ka kontratë me “Bianconerët” deri në qershor të vitit 2030.

  • Atletico Madrid – Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

    Atlético Madrid dhe FC Barcelona përballen sonte në stadiumin “Metropolitano”.

    Skuadra madrilene vjen me një epërsi të rëndësishme 2-0 nga ndeshja e parë dhe është një hap larg kualifikimit, ndërsa katalanasit synojnë një rikthim spektakolar për të përmbysur gjithçka.

    Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

    Atlético Madrid: Musso; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Marcos Llorente, Koke; Giuliano, Griezmann, Lookman; Julián Álvarez.

    Barcelona: Joan García, Koundé, Gerard Martin, Éric, Cancelo, Gavi, Pedri, Fermín, Olmo, Lamine Yamal, Ferran.

  • Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

    Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

    Kampionia e MLS, Inter Miami ka mbetur pa trajner.

    Kjo pasi që Javier Mascherano, vendosi të largohet nga pozita e trajnerit të kësaj skuadre pas barazimit 2-2 ndaj New York Red Bulls.

     

     

    Vendimin e tij ia kumtoi drejtuesëve të klubit, pasi që shkaqet janë personale.

    Mascherano, erdhi te Inter Miami në vitin 2024 ku pati sukses pasi që u shpall kampion i MLS, për vitin e kaluar.

  • Spektakël nga vashat “Dardane”, fitorja e tretë që ndez ëndrrën për Botëror

    Spektakël nga vashat “Dardane”, fitorja e tretë që ndez ëndrrën për Botëror

    Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, po vazhdon me paraqitje fantastike.

    Vashat “Dardane” kanë arritur fitoren e tretë radhazi në kualifikueset për Kupën e Botës, duke e mposhtur në udhëtim Bullgarinë, me rezultat 3-1.

    Golat për Kosovën i shënuan Erleta Mehmeti, Blerta Smajli dhe Albulena Fejza.

    Kosova aktualisht është lidere e Grupit 2, me 9 pikë, e ndjekur nga Kroacia e Bulgaria me nga 3 pikë dhe Gjibraltari me 0 pikë.

    Ndeshja kthyese kundër Bullgarisë do të zhvillohet të shtunën, më 18 prill 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.