Kjo e shtunë do të sjellë disa ndeshje shumë interesante në ligat më të forta evropiane të futbollit.
Në Angli, lideri i Premierligës, Arsenal F.C., përballet me Bournemouthin nga ora 15:30. Mbrëmja në këtë ligë mbyllet me sfidën Liverpool F.C. – Fulham, që nis në ora 18:30.
Në Gjermani, dueli më interesant pritet të jetë ai mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen nga ora 15:30, ndërsa nga ora 18:30 Bayern Munich udhëton për t’u përballur me St. Pauli.
Në Itali, AC Milan e pret Udinesen në ora 18:30, kurse Juventus F.C. përballet në udhëtim me Atalanta BC nga ora 20:45.
Ndërkohë në Spanjë, FC Barcelona do të jetë në aksion nga ora 18:30 ndaj Espanyolit, ndërsa Atlético Madrid udhëton për t’u përballur me Sevillën nga ora 21:00.
Juventus ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së trajnerit Luciano Spalletti deri në vitin 2028.
Sipas Gazzetta dello Sport, gjigantët e Serie A kanë vendosur të vazhdojnë me trajnerin toskan edhe para se të dihet se në cilën garë evropiane do të luajnë sezonin e ardhshëm. Aktualisht, “Bianconerët” ndodhen një pikë poshtë vendit të katërt, që mbahet nga Como.
Burime të ndryshme raportojnë se Luciano Spalletti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e afrimeve të reja në verë, ndërsa Gazzetta ka listuar 11 objektiva kryesorë për projektin e tij të ri.
Mes tyre përfshihen edhe dy lojtarë të njohur të Ligës Premier: Riccardo Calafiori (Arsenal) dhe Sandro Tonali (Newcastle United).
Gazzetta thekson se Juventus po planifikon ndërtimin e një boshti të fortë lojtarësh italianë, ndaj do të synojë dy nga talentet më të mirë vendas që luajnë jashtë vendit.
Megjithatë, si Riccardo Calafiori ashtu edhe Sandro Tonali kanë çmime të larta, dhe vetëm dëshira e mundshme për t’u rikthyer në Serie A mund ta ndihmojë Juventusin të ulë kërkesat financiare të Arsenal dhe Newcastle United.
Në portë, objektivi i preferuar i Spallettit është portieri i Liverpool, Alisson Becker, i cili më parë ka punuar me trajnerin te Roma.
Ndër emrat e tjerë në listë përfshihen Marcos Senesi (Bournemouth), Zeki Celik (Roma), Bernardo Silva (Manchester City) dhe Robert Lewandowski (Barcelona).
Megjithatë, pavarësisht interesimit për sulmuesin polak, prioriteti kryesor i Juventus në repartin ofensiv mbetet Randal Kolo Muani.
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në parakualifikimet për Botërorin 2028, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në miniturneun kualifikues të Grupit D, që po zhvillohet në Igalo të Malit të Zi. Dardanët e futsallit triumfuan në një ndeshje spektakolare ndaj Austrisë, me rezultat 6:3.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por ishte Kosova ajo që tregoi më shumë efikasitet në momentet vendimtare. Shefki Kameri zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa më pas skena i takoi Ramadan Alajt, i cili realizoi katër gola (19’, 23’, 32’ dhe 37’), duke qenë figura kryesore e takimit.
Në listën e golashënuesve për Kosovën u regjistrua edhe Shqiprim Imeri, i cili realizoi në minutën e 28-të.
Nga ana tjetër, për Austrinë realizuan Gustavo (16’, 36’) dhe Alex Flögel në minutën e 22-të, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur ritmin e lartë të Dardanëve drejt kualifikimit tutje.
Me këtë triumf, Kosova e ka siguruar tashmë kalimin në fazën kryesore të kualifikimeve (Main Round), pasi dy skuadrat e para nga grupi avancojnë tutje.
Ndeshjen e fundit dhe njëherësh vendimtare për vendin e parë në grup Dardanët do ta zhvillojnë kundër Malit të Zi, të dielën në orën 19:30.
Milani mund ta përforcojë sulmin e tyre me një sulmues legjendar.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, sulmuesi 37-vjeçar i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Lewandowski, i ka ofruar shërbimet e tij ekipit italian Milan.
Raportet tregojnë se këtë javë, përfaqësuesit e Milanit dhe agjentët e Lewandowskit zhvilluan një takim për të diskutuar detajet fillestare të një transferimi të mundshëm.
Burimet pretendojnë se Lewandowski është i etur për një transferim konkretisht në Milan, pavarësisht interesit të konsiderueshëm nga klubet në MLS dhe Arabinë Saudite.
Lewandowski u bashkua me Barcelonën në vitin 2022 nga Bayern Munich për 45 milionë euro. Që atëherë ai ka luajtur 186 ndeshje për Blaugranët, duke shënuar 118 gola dhe duke dhënë 23 asiste. Kontrata e tij aktuale me Barcelonën është deri në verën e këtij viti dhe vlera e tij në treg vlerësohet në 8 milionë euro nga Transfermarkt.
Lëndimet e shumta dhe ndikimi jo i madh në skuadër, po e bëjnë brazilianin të mendojë për të ardhmen.
Sipas “The Athletic”-ut është skuadra nga MLS-ja, FC Cincinnati ajo që po interesohet për të, ku ka angazhuar drejtuesit e saj dhe grupin menaxherial të Neymarit në diskutime paraprake rreth një transferimi tronditës të mundshëm të yllit brailian në Shtetet e Bashkuara.
“Diskutimet rreth yllit brazilian janë në fazat shumë të hershme”, thotë raporti. Cincinnati thuhet se beson se fuqia e tyre financiare dhe projektet e reja do të ishin tërheqëse për Neymarin.
Superylli brazilian ka një kontratë deri në fund të vitit 2026 me Santosin.
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitore të thellë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat 11-0.
Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë 7-0.
Në këtë ndeshje u dallua Drilon Maxharraj, i cili realizoi katër gola, ndërsa Shefki Kameri kontribuoi me dy realizime. Golashënues të tjerë ishin Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqipërim Imeri dhe Yll Mazreku, ndërsa një gol erdhi si autogol nga kundërshtari.
Përzgjedhësi Ramadani iu dha hapësirë të gjithë lojtarëve gjatë takimit, duke iu mundësuar atyre të tregojnë formë të mirë dhe të kontribuojnë në këtë fitore të rëndësishme.
Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës nesër (e premte), ku do të përballet me Austrinë.
Luciano Spalletti do të vazhdojë aventurën e tij me Juventus, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin torinez.
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është tashmë e mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim.
Trajneri italian pritet të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, e cila do ta mbajë në stol për disa sezone të tjera.
Drejtuesit e Juventusit janë të kënaqur me punën e Spallettit që nga emërimi i tij në tetor 2025 dhe e shohin atë si pjesë kyçe të projektit të ri të klubit.
Për këtë arsye, ata kanë vendosur t’i ofrojnë vazhdimësi dhe stabilitet teknik ekipit.
Kontrata e re pritet të jetë deri në vitin 2027 ose 2028, ndërsa paga e trajnerit mund të arrijë deri në 5-6 milionë euro në sezon.
Me këtë lëvizje, Juventusi konfirmon besimin te Spalletti dhe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titujt në Itali dhe në Europë.
Barcelona po konsideron seriozisht dorëzimin e një ankese zyrtare në UEFA pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Brenda dhomës së zhveshjes ka zemërim të madh, kryesisht për një penallti të diskutueshme dhe disa vendime kyçe gjatë takimit, që sipas klubit ndikuan në rezultatin përfundimtar. Një nga momentet më të kritikuara ishte kontakti me dorë i Marc Pubill, i cili u gjykua në mënyrë që Barcelona e konsideron të padrejtë.
Nëse do të dorëzohet, ankesa do të theksonte atë që klubi e sheh si arbitrim të dobët që ndikoi në humbje.
Situatën e ka komplikuar edhe komentet e trajnerit Hansi Flick pas ndeshjes, i cili vuri në pikëpyetje funksionin e VAR-it. Ky tension shtesë e bën ndeshjen e kthimit në Metropolitano edhe më të ngarkuar emocionalisht.