Category: SPORT

  • Bayern Munich arrin 100 gola dhe vulos dominimin absolut në Evropë

    Bayern Munich arrin 100 gola dhe vulos dominimin absolut në Evropë

    Bayern Munich është bërë zyrtarisht skuadra e parë në pesë ligat kryesore evropiane që arrin kuotën e 100 golave këtë sezon, duke konfirmuar dominimin e saj të jashtëzakonshëm në Bundesliga.

    Gjigantët bavarezë tashmë ndodhen vetëm një gol larg barazimit të rekordit historik të golave në këtë kampionat.

    Diferenca mes liderëve gjermanë dhe rivalëve të tyre në Evropë mbetet e konsiderueshme.

    Barcelona renditet në vendin e dytë me 80 gola të shënuar në La Liga, plot 20 gola më pak se Bayern.

    Në vendin e tretë qëndron Interi me 71 gola në Serie A.

    Lista e skuadrave më produktive në pesë ligat kryesore evropiane për sezonin 2025/26:

    100 gola – Bayern Munich

    80 gola – Barcelona

    71 gola – Inter

    64 gola – Real Madrid

    61 gola – Arsenal

    61 gola – Paris Saint-Germain

    60 gola – Manchester City

    60 gola – Borussia Dortmund

    58 gola – Bayer Leverkusen

    56 gola – Manchester United

    56 gola – Stuttgart

    Me këtë ritëm, Bayern mbetet favorit absolut për të thyer rekorde të reja, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga ndjekësit do të mund të afrohet në javët e mbetura të sezonit.

  • Marca: Lotët e një “luftëtari”

    Marca: Lotët e një “luftëtari”

    Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca.

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shënoi golin e fitores në sekondat e fundit, por momenti që la mbresa më të thella ishte reagimi i tij emocional pas golit: ai qau para tifozëve në stadiumin Son Moix, duke çliruar dhimbjen dhe stresin që kishte grumbulluar gjatë javëve të fundit.

    Lotët e tij ishin një moment çlirmi, ndërsa stadiumi shpërtheu në delir dhe brohoriti emrin e tij, shkruan mediumi i njohur spanjoll.

    Ky moment erdhi pas një periudhe të vështirë për Muriqin. Penalltia e humbur kundër Elches e kishte lënë ekipin në zonën e rënies nga kategoria dhe ëndrra e tij për të luajtur në një Kupë Bote me Kosovën ishte shuar pas ndeshjes kundër Turqisë.

    Por goli spektakolar ndaj Real Madridit jo vetëm që ngriti Mallorkën nga vendi i fundit, por edhe riktheu besimin dhe shpresën për mbijetesën në La Liga.

    Trajneri argjentinas i Mallorcas, Demichelis, lavdëroi sulmuesin pas ndeshjes, duke vënë në dukje karakterin dhe forcën e tij.

    Muriqi po vuan, por është një luftëtar. Historia e tij që nga fëmijëria tregon se ai di të përballojë presionin dhe vështirësitë. Pas penalltisë kundër Elches, ai u rikuperua shpejt dhe performanca e tij ishte e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

    Muriqi ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë në Prizren, Kosovë, pak para shpërthimit të Luftës së Kosovës, kujton Marca.

    Ai e njohu urinë dhe dhimbjen, duke filluar të luante futboll që në moshën pesëvjeçare. Në moshën 15-vjeçare, la shkollën për të punuar dhe për të luajtur futboll, ndërsa dy vjet më vonë nisi karrierën e tij profesionale në Turqi, duke i dhënë hov të vërtetë karrierës së tij.

    Pas golit ndaj Real Madridit, Muriqi u shpreh i emocionuar: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar, unë jam gjithashtu njeri dhe ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin”.

    Ky moment tregon se edhe luftëtarët më të fortë kanë të drejtë të qajnë dhe se lotët e tyre nuk vlejnë vetëm për ndjenjat, por edhe për triumfin e arritur.

  • Sami Sermaxhaj publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet me Bullgarinë

    Sami Sermaxhaj publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet me Bullgarinë

    Futbollistet e Kosovës do të zhvillojnë dy ndeshje kundër Bullgarisë këtë muaj. E para luhet më 14 prill në udhëtim, ndërsa e dyta më 18 prill në Prishtinë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.

    Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, publikoi të hënën listën me 24 futbolliste të grumbulluara.

    “Dardanet” vijnë pas dy fitoreve të radhës. Ato mposhtën Gjibraltarin 6-0 dhe fituan edhe ndaj Kroacisë në udhëtim 1-0 më 7 mars, duke synuar ta kryesojnë grupin në Ligën C të kualifikimeve.

    Nga Liga C nuk ka kualifikim të drejtpërdrejtë për Kampionatin Botërorin. Fitueset e gjashtë grupeve shkojnë në play-off, ndërsa dy përfaqësueset më të mira nga vendet e dyta gjithashtu avancojnë.

    Nëse Kosova kryeson grupin, ajo do të kalojë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Ndërkohë, Bullgaria më 3 mars pësoi humbje 1-0 nga Kroacia në Sofje, ndërsa më 7 mars triumfoi 5-0 ndaj Gjibraltarit.

  • Juventus nën presion të madh për Top 4 në Serie A

    Juventus nën presion të madh për Top 4 në Serie A

    Çdo pikë është vendimtare për Juventusin në garën për një vend në Champions League. Sonte, skuadra e drejtuar nga trajneri do të përballet me Genoa-n në një ndeshje që nis në orën 18:00.

    Pas rezultateve të fundit, “Bianconerët” ndodhen nën presion për të ruajtur shanset e tyre për vendet e para katër, dhe çdo gabim mund të ndikojë rëndë në objektivin për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

    Tifozët e Juventusit presin një paraqitje të fortë dhe triumf që do të forconte pozitat e skuadrës në renditje.

  • Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

    Hansi Flick iu bën të qartë lojtarëve të Barcelonës: Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ta sigurojmë qysh në ndeshjen e parë

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dëshiron që skuadra e tij ta “mbyllë” që në ndeshjen e parë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou”.

    Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, tekniku gjerman e konsideron vendimtare që Barcelona të marrë një avantazh të madh që në shtëpi, për të shmangur komplikimet në ndeshjen e kthimit.

    Brenda klubit ekziston shqetësim i madh për sfidën në “Wanda Metropolitano”, ku atmosfera dhe intensiteti i Atletico Madridit pritet të jenë një provë shumë e vështirë. Për këtë arsye, katalanasit nuk duan ta lënë kualifikimin të hapur para udhëtimit në Madrid.

    Qasja e Flick është e qartë: dominim që në fillim dhe ndërtimi i një epërsie vendimtare në ndeshjen e parë. Me mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe një kalendar të ngjeshur, Barcelona e sheh këtë përballje si një moment kyç në sezonin evropian.

    Nëse plani i Flick funksionon, Barcelona mund të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales që në “Camp Nou”, përpara një sfide si mysafir që pritet të jetë shumë më e komplikuar.

  • Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet një person

    Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet një person

    Një person është arrestuar në Obiliq të dielën pasi ka sulmuar gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima në trajtim mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Gola dhe spektakël, ky është formacioni i javës në Bundesliga

    Gola dhe spektakël, ky është formacioni i javës në Bundesliga

    Sofascore ka publikuar formacionin e javës në Bundesliga.

    Në këtë 11-she nuk është futur asnjë lojtar shqiptar edhe pse Fisnik Asllani shënoi një gol të bukur ndaj Mainzit, shkruan Indeksonline

    Në sulm, është vendosur lojtari i Wolfsburgut, Wind.

    Ky është formacioni i plotë i javës në Bundesliga:

    Team of the Week provided by Sofascore

  • Penalltia e dyshimt, Asllani dhe Rashica humbin derbin e javës në Superligë

    Penalltia e dyshimt, Asllani dhe Rashica humbin derbin e javës në Superligë

    Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe ndaj Besiktasit me shifrat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligë.

     

    Golin e vetëm në këtë ndeshj e shënoi lojtari turk, Akturkoglu.

    Futbollisti turk shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në sekondat e fundit të ndeshjes.

    Penallti e akorduar ka “ndez” debatet në rrjetet sociale mes tifozëve.

    Shumica e tyre mendojnë se gjyqtari bëri gabim të madh që lejoi këtë 11-metërsh.

  • Mallorca pas fitores “tallet” me Realin: 90 minuta janë të gjata në Son Moix

    Mallorca pas fitores “tallet” me Realin: 90 minuta janë të gjata në Son Moix

    Mallorca ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Real Madridit në Son Moix, duke marrë tre pikë jetike në luftën për mbijetesë.

    Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e tij të 19-të në La Liga këtë sezon.

    Pas ndeshjes, klubi i Mallorcas publikoi një mesazh ironik në rrjetet sociale: “90 minuta janë të gjata në Son Moix”, duke iu referuar deklaratës së mëparshme të Real Madridit për stadiumin Santiago Bernabeu.

    Kjo fitore i jep shpresë të madhe Mallorcas për të siguruar mbijetesën, ndërsa Muriqi vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon.

  • Manchester United vë në shitje tetë lojtarë, synon mbi 100 milionë paund

    Manchester United vë në shitje tetë lojtarë, synon mbi 100 milionë paund

    Pronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, ka identifikuar tetë lojtarë të ekipit të parë që mund të largohen këtë verë për të siguruar fonde dhe ulur pagat e larta.

    Emra si Marcus Rashford, Joshua Zirkzee, Manuel Ugarte dhe André Onana janë në listë, me synimin për të rikuperuar rreth 100 milionë paund dhe për të krijuar hapësirë për transferime të reja.