Category: SPORT

  • Keq për Edon Zhegrovën, Spalletti po e vazhdon kontratën me Juventusin

    Keq për Edon Zhegrovën, Spalletti po e vazhdon kontratën me Juventusin

    Luciano Spalletti pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së tij me Juventusin deri në vitin 2028, me njoftimin që do të bëhet publik gjatë ditës së nesërme.

    Trajneri italian ka vendosur të vazhdojë projektin me klubin bardhezi, duke siguruar stabilitet në pankinë për vitet në vijim, shkruan Indeksonline

    Ky zhvillim mund të mos jetë lajm i mirë për Edon Zhegrovën, i cili nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën drejtimin e Spallettit. Futbollisti kosovar ka pasur shumë pak minuta në dispozicion, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e tij në skuadër.

    Në këto rrethana, vazhdimi i Spallettit në krye të ekipit mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Zhegrovës, me një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës që mbetet një opsion real.

  • Goli i Desire Doue e dërgon PSG-në në pushim me epërsi

    Goli i Desire Doue e dërgon PSG-në në pushim me epërsi

    Pjesa e parë e përballjes mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool u karakterizua nga dominimi i skuadrës franceze, e cila shkoi në pushim me avantazh 1-0.

    Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 11-të, kur Desire Doué realizoi një aksion individual mjaft të bukur, duke kaluar disa mbrojtës dhe duke goditur nga distanca. Topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë pa mundësi reagimi portierin.

    PSG vazhdoi të krijojë raste të shumta, me Kvaratskhelian që provoi me një goditje volej në minutën e 32-të dhe Doué që u gjend përballë portierit në minutën e 37-të, por në të dy rastet u ndal nga pritjet e shkëlqyera të Giorgi Mamardashvilit.

    Edhe Dembélé në minutën e 42-të ishte pranë golit, por portieri i Liverpoolit reagoi sërish në mënyrë fantastike.

    Nga ana tjetër, Liverpool nuk arriti të krijojë raste serioze shënimi, duke u përballur me presion të vazhdueshëm nga vendasit.

    Në përgjithësi, ishte një pjesë e parë e kontrolluar nga PSG, që me meritë mban avantazhin minimal para pjesës së dytë.

  • Klubet gjermane vihen në garë për Rexhbeçajn, në verë mbetët “lojtar i lirë”

    Klubet gjermane vihen në garë për Rexhbeçajn, në verë mbetët “lojtar i lirë”

    Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e verës, teksa interesimi për të po rritet ndjeshëm.

    Sipas raportimeve të “Kicker”, dy klube të njohura të Bundesligas – Werder Bremen dhe Borussia Mönchengladbach kanë shprehur interesim konkret për 28-vjeçarin.

     

     

    Rexhbeçaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, një faktor që e bën atë edhe më tërheqës për klubet që kërkojnë përforcime cilësore pa kosto transferimi.

    Përveç dy skuadrave gjermane, në garë për shërbimet e tij raportohet se janë edhe disa klube të tjera nga Gjermania dhe ligat evropiane, duke paralajmëruar një verë të nxehtë për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës.

  • Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i xhiros në Zvicër

    Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i xhiros në Zvicër

    Xherdan Shaqiri është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të në Superligën e Zvicrës.

    Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës mes Baselit dhe Young Boysit, ku realizoi një supergol dhe kontribuoi me pasime vendimtare në dy golat e tjerë.

    Takimi përfundoi me rezultat 3:3.

    Lojtari më i mirë i xhiros u zgjodh nga liga zvicerane përmes votave të shikuesve.

  • Sot ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

    Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Ferizajit.

    Llapi do të synojë edhe këtë vit të arrijë finalen duke shpresuar ta fitojë kupën dhe të dalë në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

    Përballja tjetër zhvillohet mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

     

    Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.
  • Champions sjell natën më të “çmendur” të sezonit

    Champions sjell natën më të “çmendur” të sezonit

    Katër super skuadra do të sjellin sonte një natë të ”çmendur”, me dy super përballje.

    Në stadiumin ”Camp Nou”, Barcelona do të jetë nikoqire e Atletio Madridit, një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave spanjolle.

    Ndeshja tjetër luhet në ”Parc des Prince”, mes PSG-së dhe Liverpulit.

    Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.

  • Erker Studio me ide të re për “Fadil Vokrrin” – propozohet transformim i stadiumit

    Erker Studio me ide të re për “Fadil Vokrrin” – propozohet transformim i stadiumit

    Një koncept i ri për transformimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është prezantuar nga ERKER Studio, duke sjellë një qasje moderne që synon të ndryshojë jo vetëm stadiumin, por edhe hapësirën urbane përreth.

    Projekti parasheh ndërhyrje të mëdha në strukturën ekzistuese, të ndara në tri faza kryesore:

    zgjerimin e tribunës lindore,

    ndërtimin e tribunës së re jugore,

    si dhe ndërtimin e tribunës së re veriore.

    Përveç aspektit sportiv, ideja shkon përtej futbollit. Në kuadër të projektit janë paraparë edhe një muze i futbollit dhe një shkollë arti, me synim që zona të jetë funksionale gjatë gjithë vitit dhe të krijojë një lidhje më të fortë mes sportit dhe kulturës.

    Sipas autorëve, dizajni bazohet në thjeshtësi, identitet dhe funksionalitet, duke synuar një stadium modern që ruan trashëgiminë dhe kontekstin ekzistues.

    Ky projekt synon ta kthejë “Fadil Vokrrin” në një pikë të re urbane për Prishtinën, përtej rolit të tij si stadium.

  • Dueli i titanëve në “Bernabeu”, publikohen formacionet zyrtare

    Dueli i titanëve në “Bernabeu”, publikohen formacionet zyrtare

    Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i superndeshjes Real Madrid-Bayern Munich.

    Ndeshje kjo e rëndësishme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku cilësohet si finale para finales.

    Të dyja klubet kanë publikuar formacionet:

    Ndeshja luhet në orën 21:00.

  • Atletiko publikon listën anti-Barcelonë, ka disa mungesa

    Atletiko publikon listën anti-Barcelonë, ka disa mungesa

    Atletiko Madrid është nisur drejt Barcelonës, ku nesër do të luaj ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

    Trajneri, Diego Simeone ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, ku shihen disa mungesa të rëndësishme.

    Portieri Oblak bashkë me Johnny dhe Barrios janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet e tyre përkatëse, derisa do të mungoj edhe Gimenez, ku sipas njoftimit të klubit, ka pasur disa dhimbje të forta dhe gjednja e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor.

    Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid, zhvillohet të mërkuren mbrëma në ”Camp Nou”, nga ora 21:00.

  • Ramsey konfirmon zyrtarisht pensionimin e tij nga futbolli

    Ramsey konfirmon zyrtarisht pensionimin e tij nga futbolli

    Ish-mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka konfirmuar zyrtarisht vendimin për t’u tërhequr nga futbolli profesionist.

    Klubi i fundit i 35-vjeçarit ishte UNAM Pumas në Meksikë, nga i cili u largua në tetor 2025. Më parë, ai përfaqësoi edhe klube si Juventus, Rangers, Nice dhe Cardiff City .

    “Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Pas shumë mendimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli“, tha Ramsey në një deklaratë zyrtare në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Uellsit.

    “Së pari, dua të filloj me Uellsin. Ka qenë privilegji im të vesh fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të pabesueshme me të. Nuk do të kishte qenë e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë trajnerëve nën drejtimin e të cilëve kam luajtur dhe të gjithë stafit që më ka ndihmuar në shumë mënyra”.

    Së dyti, faleminderit të gjitha klubeve për të cilat kam pasur fatin të luaj. Faleminderit të gjithë trajnerëve dhe stafit që më kanë ndihmuar të jetoj ëndrrën time dhe të luaj në nivelin më të lartë”.

    Dhe një falënderim i madh për gruan dhe fëmijët e mi dhe të gjithë familjen time. Pa ju në krah gjatë gjithë kohës, asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur”, ka thënë Ramsey.