Category: SPORT

  • Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

    Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

    Pasi vendosi të ndahej nga Milot Rashica në fund të sezonit, Besiktas ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës së Juventusit për pozicionin e krahut të djathtë. Mësohet se drejtuesit kanë kontaktuar agjentin e yllit të Kosovës.

    Besiktasi, duke vazhduar përpjekjet e saj për transferime për sezonin e ri, ka bërë një lëvizje të papritur.

    Bardhezinjtë, të cilët do të ndahen nga sulmuesi i krahut kosovar Milot Rashica në fund të sezonit, i kanë vënë syrin një tjetër ylli kosovar.

    Sipas mediumit turk Fanatik, është mësuar se Besiktasi po shqyrton 27-vjeçarin Edon Zhegrova, i cili luan për Juventusin.

    Raportet gjithashtu sugjerojnë se menaxhmenti i klubit turk ka kontaktuar agjentin e sulmuesit anësor nga Prishtina për të pyetur në lidhje me kushtet e kontratës.

    Zhegrova, e cila iu bashkua Juventusit në fillim të sezonit, po vuan për të siguruar kohë loje dhe është e hapur për t’u larguar nga klubi italian në fund të sezonit.

    Ylli i Dardanëve, i cila ka luajtur në 21 ndeshje këtë sezon, spikat me aftësitë e saj në driblim dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca.

  • “Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

    “Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

    Me dy golat e shënuar të dielën, Vedat Muriqi është bërë realizatori më i mirë në histori i Mallorcas në La Liga. Sulmuesi kosovar tani i ka 55 gola në elitën spanjolle, një më shumë se legjenda Samuel Eto’o.

    Por 31-vjeçari Muriqi ka edhe disa rekorde për të vendosur dhe është në rrugë të mirë.

    Ai këtë edicion në kampionatin spanjoll i ka 21 gola dhe tashmë është në garë me Kylian Mbappen e Real Madridit për “Trofeun Pichichi” që i ndahet golashënuesit më të mirë të edicionit në La Liga. Mbappe i ka 23 gola.

    Një rekord që mendohej se nuk do të rrezikohej gjatë, tani mund të sfidohet nga Muriqi. Bëhet fjalë për 27 golat që Dani Guiza i kishte shënuar në edicionin 2007/08 të La Ligas për Mallorcan. Guiza ishte bindshëm golashënuesi më i mirë në La Liga atë edicion. Luis Fabiano i kishte 24 gola, ndërsa Sergio Aguero 19.

    Muriqi i ka edhe shtatë ndeshje për tjetrin rekord historik të Mallorcas. Vetëm Guiza ka shënuar më shumë gola se Muriqi në një edicion të La Ligas për Mallorcan. 19 i kishte Magdaleno në edicionin 1986/87 dhe 18 Diego Tristan në edicionin 1999/2000.

    Forma aktuale e prizrenasit jep shpresë se ai mund ta thyejë rekordin e Guizas për gola brenda një edicioni. Shtatlarti e shënoi një gol ndaj Real Madridit, e së fundi dy ndaj Rayo Vallecanos. Dy gola i kishte shënuar edhe ndaj Osasunas më 7 mars.

    Por kontributi i Muriqit për skuadrën shkon shumë përtej golave që i shënon. Ai nuk ndalet duke punuar për ekipin. Mbrojtja e Mallorcas fillon prej tij. Ylli “dardan” bën shumë presion në mbrojtjen dhe mesfushën e kundërshtarit. Dhe më pas hidhet në sulm dhe pret topin nga bashkëlojtarët. Ndonëse punon shumë në fushë, vazhdon të shënojë shumë gola.

    Muriqi ka lënë të kuptohet se planifikon që ta përfundojë karrierën te Mallorca.

    Dhe rekordi për numrin total të golave të skuadrës po ashtu është në rrezik nga “Pirati”. Është sërish kamerunasi Eto’o që e ka numrin më të madh të golave për Mallorcan – 70. I dyti është Abdon Prats me 59 dhe i treti Muriqi me 56.

    “Me dygolëshin ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi e ka bërë skuadrën nga Madridi një prej viktimave favorite të këtij edicioni. Espanyoli dhe Osasuna ishin po ashtu rivalet e pëlqyera të tij. Muriqi ka shënuar nga dy herë ndaj të dy skuadrave. Madje i shënoi nga dy gola në dy ndeshjet ndaj Osasunas. Ka realizuar edhe ‘hat-trick’ ndaj Athletic Bilbaos, të parin për Mallorcan në La Liga”, ka shkruar gazeta spanjolle AS, që ka bërë një analizë për rekordet dhe shifrat e Muriqit.

    Rekordit të radhës, Muriqi shpreson t’i afrohet fundjavën e ardhshme në ndeshjen ndaj Valencias.

    “Është një sfidë që Pirati e ka në dorë dhe që e ka mundësinë ta kalojë. Duke thyer rekorde të shumta këtë edicion, Vedat Muriqi është aset i tejçmuar për Real Mallorcan”, shkruan “AS”.

  • Yamal pyetet se a është më i miri në botë, ja si përgjigjet ai

    Yamal pyetet se a është më i miri në botë, ja si përgjigjet ai

    Lamine Yamal ka folur së fundmi në konferencë për shtyp.

    Para ndeshjes me Atleticon, Yamal foli rreth shumë gjërave përfshirë “remontadan” e mundshme në “Metropolitano”.

    Më tutje, 18-vjeçari u pyet se a është lojtari më i mirë në botë.

    A je lojtari më i mirë në botë? Nuk më intereson. Kjo nuk të jep asnjë trofe. Më intereson vetëm rikthimi nesër”, tha për Canal Plus.

    Kujtojmë se ndeshja luhet nesër, në orën 21:00.

  • Malisheva rikthen “Profën” si trajner

    Malisheva rikthen “Profën” si trajner

    Malisheva ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Elon Berishës.

    Dhe ata kanë vendosur që ta kthejnë Bylbyl Sokolin në këtë pozitë, pas 3 vitesh.

    Këtë e njoftoi klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

    “FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli – i cili do të drejtoi skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.Profa rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkarisht”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.

    Ai do të menaxhojë Malishevën deri në fund të këtij sezoni.

  • Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

    Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

    Një moment i pazakontë dhe me humor është bërë viral me protagonist trajnerin italian Luciano Spalletti dhe makinen e futbollistit kosovar Edon Zhegrova.

     

     

    Në pamjet që po qarkullojnë, Spalletti shihet duke bërë shaka sikur po “i merr makinën” Zhegrovës, duke shkaktuar të qeshura te tifozët dhe të pranishmit që e kanë parë situatën.

    Edhe pse Zhegrova nuk ishte fizikisht i pranishëm në moment, videoja ka marrë shpejt vëmendje në rrjetet sociale. Tifozët kanë reaguar me humor, duke komentuar dhe duke e kthyer situatën në një moment viral argëtues.

  • Conte mohon zërat për Italinë: Jam i fokusuar te Napoli dhe kam kontratë në fuqi

    Conte mohon zërat për Italinë: Jam i fokusuar te Napoli dhe kam kontratë në fuqi

    Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka mohuar spekulimet që e lidhin me mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares së Italisë pas largimit të Gennaro Gattusos.

    Conte ishte përmendur si një nga kandidatët kryesorë për stolin e “Azzurrëve”, pas dorëheqjes së Gattusos si pasojë e dështimit për kualifikim në Kupën e Botës.

    Megjithatë, trajneri italian e ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke theksuar se është i përqendruar plotësisht te projekti i tij me Napolin.

    Nuk kam thënë kurrë që jam i gatshëm. Kam ende një vit kontratë me Napolin dhe në fund të sezonit do të flas me presidentin”.

    Ju bëj thirrje të fortë që t’i interpretoni fjalët e mia saktë. Përndryshe, nëse vazhdojnë të shtrembërohen, nuk do të flas më fare”,deklaroi ai.

    Ndërkohë, Napoli mund të thuhet se është pajtuar me pozitën e nënkampionit të Italisë pas atij barazimi te Parma në vikend.

  • Agim Ademi vlerëson Muriqin pas rekordit historik: Ambasadori më i mirë i Kosovës!

    Agim Ademi vlerëson Muriqin pas rekordit historik: Ambasadori më i mirë i Kosovës!

    Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka hyrë në historinë e RCD Mallorcas, pasi realizoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Rayo Vallecano, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga dhe duke kaluar legjendën Samuel Eto’o.

    Pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, ka reaguar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka vlerësuar lart kontributin dhe suksesin e sulmuesit kosovar.

    “Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë! Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitenit tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës!”, thuhet në reagimin e Ademit.

    Ai theksoi se puna dhe përkushtimi i Muriqit janë shembull për të gjithë:
    “Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë jo vetëm te Kombëtarja jonë, por edhe te klubi i tij. Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë.”

    Në fund, Ademi nënvizoi rëndësinë që ka Muriqi për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare:
    “Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë.”

  • Shkruhet historia: Union Berlin emëron trajneren e parë femër

    Shkruhet historia: Union Berlin emëron trajneren e parë femër

    Union Berlin ka hyrë në histori duke emëruar Marie-Louise Eta si trajnere të përkohshme deri në qershor.

    Ky vendim vjen pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj Heidenheim.

    Skuadra gjermane, që garon në Bundesliga, aktualisht renditet në vendin e 11-të me 32 pikë.

  • Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventus ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantas, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në Bergamo.

    Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por bardhezinjtë arritën të marrin tre pikë të arta në garën për zonën e UEFA Champions League.

    Golin e vetëm të takimit e realizoi Boga, i cili rezultoi vendimtar në këtë përballje, duke i dhënë Juventusit një fitore që mund të peshojë shumë në fund të sezonit.

    Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke forcuar pozitat në garën për një biletë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë, vëmendje tërheq fakti se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk u aktivizua asnjë minutë edhe në këtë takim, duke vazhduar të mbetet jashtë planeve të trajnerit Spalletti.