Category: SPORT

  • Akil Gjakova arrin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Dardan Cena dhe Laura Fazliu eliminohen

    Akil Gjakova arrin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Dardan Cena dhe Laura Fazliu eliminohen

    Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme, ndërsa më të pafat ishin Dardan Cena dhe Laura Fazliu, të cilët u eliminuan më herët.

    Akil Gjakova i ka nisur për mrekulli garat në Kampionatin Evropian, duke marrë dy fitore dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale.

  • Unioni Evropian i Xhudos shkruan për suksesin e Distrisë: Krasniqi mbetet në krye

    Unioni Evropian i Xhudos shkruan për suksesin e Distrisë: Krasniqi mbetet në krye

    Unioni Evropian i Xhudos (EJU) ka shkruar për suksesin e arritur të Distria Krasniqit të enjten.

    Xhudistja pejane fitoi të artën në Evropianin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    “Distria Krasniqi mbetet në krye”, është titulli i shkrimit të EJU-së, ku vlerësohet lart dueli final i Distria Krasniqit me francezen Amandine Buchard. Në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, triumfuese doli Distria. EJU ka shkruar edhe për përballjet tjera të kësaj kategorie.

    “Në ditën e parë të Evropianit 2026, kishte shumë emra të mëdhenj për t’u përcjellë, por në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, ishin rivalet e vjetra Krasniqi dhe Buchard, të cilat dhuruan spektakël elitar, shfaqje të nivelit më të lartë të xhudos”, shkruan EJU.

  • Messi blen zyrtarisht klubin e futbollit katalanas

    Messi blen zyrtarisht klubin e futbollit katalanas

    Ylli argjentinas Lionel Messi ka bërë një hap të ri në karrierën e tij jashtë fushës, duke u bërë pronar i një klubi futbolli në Katalonjë.

    Sipas raportimeve, Messi ka blerë klubin UE Cornellà, i cili aktualisht garon në ligat më të ulëta të futbollit spanjoll.

    Klubi, i themeluar në vitin 1951, njihet për punën e tij të mirë me talentet e rinj dhe ka prodhuar disa futbollistë që më pas kanë arritur nivele të larta në futbollin evropian.

  • Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

    Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

    Futbollisti argjentinas dhe fituesi i tetëfishtë i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë klubin katalanas UE Cornellà, i cili aktualisht garon në Tercera RFEF.

    Me këtë lëvizje, Messi bëhet pronari i ri i klubit nga rajoni Baix Llobregat, duke forcuar edhe më shumë lidhjen e tij të hershme me Barcelonën dhe futbollin katalanas.

     

    Ky investim shihet si një hap i rëndësishëm në përkushtimin e tij për zhvillimin e sportit dhe promovimin e talenteve të reja në këtë zonë.

    Lidhja e Messit me Katalonjën daton që nga periudha kur ai ishte pjesë e FC Barcelona, një raport që ka mbetur i fortë ndër vite edhe pas largimit të tij nga klubi.

    UE Cornellà, i themeluar në vitin 1951, konsiderohet një nga klubet me traditë në futbollin katalanas dhe spanjoll. Klubi është i njohur për punën e tij të shkëlqyer me akademinë dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj, duke u shndërruar në një pikë referimi në futbollin gjysmë-profesional në Spanjë.

  • Revolucion te Juventusi, ‘Zonja e Vjetër’ synon dy transferime të mëdha nga Liga Premier

    Revolucion te Juventusi, ‘Zonja e Vjetër’ synon dy transferime të mëdha nga Liga Premier

    Juventusi po përgatitet për një afat kalimtar veror transformues, teksa Damien Comolli dhe Luciano Spalletti synojnë të ndërtojnë një “skuadër të menjëhershme” të aftë për t’u rikthyer në garën për titullin e Serie A.

    “Bianconerët” kanë identifikuar objektiva të nivelit botëror si Alisson Becker i Liverpool dhe Bernardo Silva i Manchester City, për të sjellë lidershipin e nevojshëm në Torino.

    Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, Juventusi po ndryshon strategjinë e merkatos duke i dhënë përparësi lojtarëve me përvojë të provuar, në vend të investimeve afatgjata në zhvillim.

    Pas rinovimeve të fundit të kontratave, Comolli dhe Spalletti kanë rënë dakord për një plan që parashikon afrimin e tre ose katër lojtarëve të nivelit të lartë, të cilët mund të rrisin menjëherë cilësinë e skuadrës.

    Në mesfushë, Juventusi ka në shënjestër Pierre-Emile Hojbjerg të Marseille si një “ankorë”, duke vlerësuar aftësitë e tij drejtuese, ndërsa vlera e transferimit mund të arrijë rreth 15 milionë euro.

    Ndërkohë, Alisson dhe Bernardo Silva mbeten objektiva ambiciozë, me këtë të fundit që mund të bëhet lojtar i lirë në qershor.

    Klubi është gjithashtu i gatshëm të rikthejë interesimin për Randal Kolo Muani, pasi të përfundojë huazimi i tij te Tottenhami në korrik.

    Comolli ka deklaruar publikisht se baza për sukses tashmë ekziston, por faza e ardhshme kërkon një profil specifik lojtarësh që mund të përballojnë presionin e madh në Torino.

    Drejtori ekzekutiv theksoi se afati kalimtar do të fokusohet te futbollistë me forcë të lartë mendore dhe aftësi për të marrë përgjegjësi në fushë.

  • Distria kalon pengesën e parë në Kampionatin Europian

    Distria kalon pengesën e parë në Kampionatin Europian

    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi e kalon pengesën e parë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Krasniqi mposhti kundërshtaren e saj nga Republika e Çekisë, Tereza Bodnarova, shkruan Indeksonline

    Në kategorinë -52 kilogramë, Distria kundërshtaren e radhës e mëson në duelin: Gefen Primo vs Aleksandra Kaleta.

  • Bayerni e Arsenali në gjysmëfinale të Championsit

    Bayerni e Arsenali në gjysmëfinale të Championsit

    Bayern Muncheni dhe Arsenali kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Bayerni fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit në Munich ndaj Real Madridit, ndërsa ndeshjen e parë në Madrid e kishte fituar 2:1.

    Arsenali luajti pa gola në shtëpi me Sportigun e Lisbonës dhe i mjaftoi fitorja 1:0 nga ndeshja e parë.

    Në gjysmëfinale Bayerni do të takohet me Paris Saint-Germainin, ndërsa Arsenali me Atletico Madridin.

  • Ndeshja e vitit pa asnjë dyshim | Mbappe realizon, Real Madrid rikthen avantazhin sonte ndaj Bayernit

    Ndeshja e vitit pa asnjë dyshim | Mbappe realizon, Real Madrid rikthen avantazhin sonte ndaj Bayernit

    Real Madrid ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Bayern Munich.

    Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Kylian Mbappe.

    Mbappe realizoi pas 42 minutave lojë.

    Rezultati aktual i takimit është 2-3, teksa ai i përgjithshëm 4-4.

  • Super Harry Kane, Bayerni barazon sërish

    Super Harry Kane, Bayerni barazon sërish

    Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar golin e barazimit ndaj Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

    Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi gjerman, Harry Kane, shkruan Indeksonline

    Kane shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 38’të.

  • Gol në “Allianz”, Bayerni barazon ndaj Real Madridit

    Gol në “Allianz”, Bayerni barazon ndaj Real Madridit

    Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar golin e barazimit ndaj Real Madridit.

    Golin për 1:1 e shënoi Pavlovic

     

    Mesfushori gjerman shënoi me kokë në minutën e 6’të.