Category: SPORT

  • Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

    Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

    Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos verore.

     

     

    Skuadra katalunase tashmë ka disa objeltiva për sezonin e ardhshëm, pasi klubi kërkon një qendërmbrojtës, një sulmues krahu dhe një sulmues qendre.

    Në media janë përmendur disa emra deri tani, që janë në listën e “blaugranëve”.

    Një nga emrat më të përfolur është Bernardo Silva, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Manchester City-n.

     

     

    Rafael Leao i Milanit dhe Pedro Neto i Chelseas, janë po ashtu nën vëzhgim nga Barcelona.

    Në mbrojtje, po vëzhgohet futbollisti i Osasunës, Victor Monuz. 22-vjeçari po ashtu mund të riktheht te Real Madridi, derisa Barcelona fillimisht po kërkon një lojtar me më shumë eksperiencë.

  • Ylli i PSG-së takon Rihannën, i dhuron fanellën e Marokut

    Ylli i PSG-së takon Rihannën, i dhuron fanellën e Marokut

    Mbrojtësi i PSG-së dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, ka publikuar në Instagram fotografi me këngëtaren e njohur nga Barbadosi, Rihanna.

    Takimi mes Hakimit dhe Rihannës është zhvilluar në një atmosferë miqësore, ku të dy kanë pozuar së bashku për një foto.

    Gjatë këtij takimi, Hakimi i ka dhuruar Rihannës një fanellë të ekipit kombëtar të Marokut, të nënshkruar nga ai vetë.

    Në rrjetet sociale, tifozët kanë vënë re edhe një tallje të lehtë nga Hakimi ndaj Rihannës, pasi ajo është një mbështetëse e madhe e kombëtares së Nigerisë, e cila u eliminua nga Maroku në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës së Jugut pas një serie dramatike penalltish.

  • Irani jep qëndrim të ri për Kupën e Botës 2026

    Irani jep qëndrim të ri për Kupën e Botës 2026

    Ahmad Donyamali, Ministri i Sportit dhe Rinisë së Iranit, ka dhënë një qëndrim të përditësuar mbi pjesëmarrjen e vendit në Kupën e Botës 2026, pas deklaratës së presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili kishte pohuar se kombëtarja iraniane “do të marrë pjesë me siguri”.

    Kupa e Botës 2026 pritet të nisë pas vetëm 51 ditësh, me të gjitha 48 kombëtaret pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara.

    Megjithatë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pjesëmarrja e Iranit mbetet ende e pasigurt.

    Në muajt e fundit, disa figura të njohura kanë komentuar mbi situatën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është “i mirëpritur” në turne, por njëkohësisht i ka këshilluar ata të mos udhëtojnë “për sigurinë e tyre”.

    Federata iraniane e futbollit më pas ka kërkuar që ndeshjet e saj të zhvendosen në Meksikë, një nga bashkëorganizatorët e turneut. Aktualisht, të tre ndeshjet e grupit të Iranit, ndaj Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re, janë planifikuar të luhen në Shtetet e Bashkuara.

    “Ne kemi zhvilluar një diskutim për vetë kombëtaren dhe kushtet e saj, dhe kemi formuar gjithashtu një komitet. Sot kemi një takim tjetër në kuadër të këtij diskutimi dhe po përmbushim detyrat tona ligjore”.

    “Duhet të jemi të përgatitur. Në çdo rast, mund të vendoset të mos shkojmë. Dhe nëse vendoset të shkojmë, duhet të jemi gati për një paraqitje të fortë. Por vendimmarrja varet nga kushtet aktuale, nga qeveria dhe ndoshta Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, ka deklaruar Donyamali.

    Në total, 78 nga 104 ndeshjet e turneut do të luhen në SHBA, ndërsa pjesa tjetër në Meksikë dhe Kanada.

  • Pankartë gjigante për Vedat Muriqin nga tifozët e Mallorcas

    Pankartë gjigante për Vedat Muriqin nga tifozët e Mallorcas

    Mallorca po luan në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi ndaj Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, me rezultat 2-1 dhe 3-0 respektivisht.

    Para fillimit të ndeshjes me Valencian, tifozët vendas kanë përgatitur një pankartë gjigante me foton e Vedat Muriqit, ku shkruhej “Ishulli i Piratit”.

    Ky gjest nga tifozët e Mallorcas tregon edhe një herë lidhjen e fortë që sulmuesi dardan ka krijuar me tifozët e klubit, duke u shndërruar në një idhull të tyre.

    Në rast fitoreje ndaj Valencias, Mallorca do të forconte gjasat e saj për të siguruar mbijetesën në La Liga.

  • Haaland tregon se çfarë bën gjatë një dite të plotë, i shënon gol Arsenalit edhe në “FIFA”

    Haaland tregon se çfarë bën gjatë një dite të plotë, i shënon gol Arsenalit edhe në “FIFA”

    Erling Haaland i shënon gol Arsenalit edhe në lojën e famshme “FIFA”.

     

     

    Në një video të publikuar në Youtube, sulmuesi i Manchester Cityt ka treguar se çfarë bën gjatë një dite të plotë, shkruan Indeksonline

    Ai e kalon një pjesë të kohës edhe duke luajtur lojëra të ndryshme.

    Kujtojmë se lojtari norvegjez gjatë vikendit të kaluar arriti të shënonte gol ndaj “topçinjëve” në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

  • Bonucci alarmon për krizën e Italisë: Duhet rindërtim nga themelet

    Bonucci alarmon për krizën e Italisë: Duhet rindërtim nga themelet

    Ish-mbrojtësi italian Leonardo Bonucci ka folur për gjendjen e futbollit në Itali pas një tjetër dështimi të rëndë, ku përfaqësuesja nuk arriti të sigurojë kualifikimin në FIFA World Cup për të tretën herë radhazi.

    Bonucci theksoi se është e domosdoshme që të fillojë një proces i thellë rindërtimi “nga zero”, duke ndarë gjithashtu disa ide interesante lidhur me emrat e mëdhenj që mund të marrin drejtimin e klubeve dhe të kombëtares.

    “Gjëja e rëndësishme është të rindërtojmë futbollin italian nga themelet, duke filluar nga mbrojtja. Duhet të kemi guximin të shohim se çfarë po ndodh, në mënyrë që të rifitojmë respektin e të gjithë botës”, u shpreh Bonucci gjatë javës së Çmimeve Laureus.

    Ai theksoi se Italia ka lojtarë të rinj me talent, por sipas tij duhet durim dhe kohë që ata të rriten e të stabilizohen në nivelet më të larta.

    “Ka lojtarë të rinj me shumë talent; duhet t’i lëmë të qetësohen dhe të rriten. Formula e vetme magjike është koha”, shtoi Bonucci.

    Nëse Italia synon një ndryshim të thellë, Bonucci beson se njeriu i duhur do të ishte Pep Guardiola, të cilin e sheh si trajnerin që mund të sjellë “ndryshim rrënjësor” te katër herë kampionët e botës.

    “Nëse duam një ndryshim rrënjësor, njeriu i duhur është Pep. Është e vështirë, por të ëndërrosh është falas”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Bonucci foli edhe për Real Madridin, duke e përmendur ish-trajnerin e tij te Juventusi, Massimiliano Allegri, si një kandidat që do të përshtatej mirë në “Santiago Bernabeu”.

    “E shoh si zgjedhje të mirë për Madridin. Ai më kujton Ancelottin: u jep lojtarëve liri, është menaxher i mirë dhe e kupton presionin që vjen me veshjen e fanellës së Madridit. Nëse Ancelotti bëri mirë, nuk e di pse Allegri nuk mundet”, tha Bonucci.

    Në fund, Bonucci preku edhe temën e Xabi Alonsos, duke pranuar se kalimi në Madrid kërkon përshtatje dhe nuk është i lehtë për askënd.

    “Nuk e di çfarë ndodhi… kur shkon në Madrid duhet të përshtatesh, nuk është e lehtë. Madridi është klub i shkëlqyer dhe nuk kam dyshim se vitin tjetër do të luftojnë sërish për gjithçka”, përfundoi ai.

  • Mourinho lë të hapur mundësinë e rikthimit te Real Madridi

    Mourinho lë të hapur mundësinë e rikthimit te Real Madridi

    Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Real Madridi, pavarësisht se aktualisht është nën kontratë me Benficën deri në vitin 2027.

    Sipas raportimeve të mediave iberike, Mourinho nuk ka kontakte zyrtare me klubin spanjoll, por do ta shqyrtonte një ofertë të mundshme nga “Los Blancos” në të ardhmen.

    Në këtë fazë, ai mbetet i fokusuar te Benfica, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur për zhvillime të reja.

  • U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

    U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

    Ylli i Chelseat, Estevao u lëndua së fundmi në derbin ndaj Manchester Unitedit.

    Por lëndimi i tij në kofshë do e mbajë atë për vetëm 2-3 javë jashtë fushës së blertë, duke mos ja shuar ëndrrën për një ftesë nga Ancelotti për në Kampionatin Botëror.

    Rikthimi i tij pritet të jetë në finalen e FA Cup, në rast të kualifikimit të Chelseat të cilët do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Leeds Unitedit.

    Braziliani, deri më tani ka bërë 36 paraqitje me “Blutë”, duke shënuar 8 gola dhe 4 asistime.

  • Skuadra e Premierligës zyrtarizon trajnerin e ri

    Skuadra e Premierligës zyrtarizon trajnerin e ri

    Skuadra e Premierligës, Bournemouth ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

    Bëhet fjalë për gjermanin Marco Rose, i cili do të jetë pasuesi i Andoni Iraolës.

     

    Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me “Cherries”, duke bërë hapin e madh për të menaxhuar në Premierligë.

    Rose, ka një CV interesante të skuadrave ku kishte menaxhuar skuadrat si RB Salzburg, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund.

  • “Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

    “Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

    Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Real Madridit do të luajnë ndaj njëri-tjetrit për herë të fundit këtë sezon.

    Më 10 maj është data e saktë e ndeshjes që do të zhvillohet në kuadër të La Ligas, shkruan Indeksonline

    Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 (e dielë) në stadiumin “Camp Nou”.