Category: SPORT

  • Mbappe rrëfen momentin më të vështirë: Më quanin majmun, mendova të tërhiqesha

    Mbappe rrëfen momentin më të vështirë: Më quanin majmun, mendova të tërhiqesha

    Ylli francez Kylian Mbappe ka ndarë përvojën e tij më të vështirë në karrierë gjatë një podcasti, duke treguar se pas një penalltie të humbur ndaj Zvicrës u bë objekt talljeje raciste.

    Futbollisti pranoi se kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga Kombëtarja e Francës, por presidenti i atëhershëm i Federatës Franceze, Nowl Le Graët, nuk e lejoi këtë opsion.

    Mbappe theksoi se plagët e asaj periudhe nuk u shuan kurrë.

  • Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atleticos.

    Ata fituan pas një “remontade”, me rezultat 1-2 duke i ndihmuar edhe më shumë në garën për titull.

    Golat i shënoi Simeone për Atleticon dhe Rashford së bashku me Lewandowskin për Barçën.

    Barça, me këtë fitore i largohet Realit me 7 pikë në krye të La Ligës me 76 pikë.

  • Muriqiiiiiiiiii

    Muriqiiiiiiiiii

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar për 2:1 në të mirë të Mallorcas ndaj Real Madridit.

    Muriqi u pa me lot në sy pas golit të shënuar. Ai është kritikuar e është fyer në rrjetet sociale nga një tifoz pas humbjes nga Turqia. Por është përkrahur nga pjesa më e madhe për kontributin e dhënë te Kosova.

    Kliko linku video e golit:

    https://x.com/thegoalszone/status/2040461328372977817?s=46&t=47HjVAEmcEcb33Hue0G28g

  • Szoboszlai: Jam i lumtur te Liverpooli dhe dua të qëndroj

    Szoboszlai: Jam i lumtur te Liverpooli dhe dua të qëndroj

    Dominik Szoboszlai ka konfirmuar angazhimin e tij ndaj Liverpoolit, ndërsa klubi ka hyrë në bisedime për një kontratë të re.

    Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin kapitenin hungarez me gjigantë evropianë si Real Madridi, mesfushori e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në Anfield, shkruan Index.hr.

    Duke folur për Liverpool Echo, Szoboszlai foli hapur për të ardhmen dhe zhvillimin e tij personal.

    “Më pëlqen të jem këtu. Familja ime është e lumtur, e dua klubin, i dua tifozët, më pëlqen të luaj për këtë klub dhe kaq”, tha ai.

    Ai reflektoi gjithashtu se si atësia ia ka riformësuar mënyrën e të menduarit.

    “Më ka ndryshuar shumë. E dini, më parë zemërohesha shumë pas ndeshjeve nëse gjërat nuk shkonin ashtu siç i kisha planifikuar. Por që kur ajo lindi, kam qenë i zemëruar për dy minuta dhe pastaj mendoj për të dhe e kuptoj se çfarë është më e rëndësishme në jetë”, shtoi hungarezi.

  • Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al Nassr

    Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al Nassr

    Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola vendimtarë për t’i dhënë ekipit të tij tre pikët e plota ndaj Al Najma, në një ndeshje ku Al Nassr ishte duke barazuar 2-2 me vendin e fundit të tabelës.

    Fillimisht, Ronaldo fitoi një penallti, të cilën e shfrytëzoi për të përmbysur epërsinë (56’). Më pas, ai përfitoi nga një asistim i Boushal për të vulosur fitoren me një super goditje (73’).

    Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon të kryesojë Ligën Saudite me 70 pikë, gjashtë më shumë se Al Hilal. Ronaldo është golashënuesi i tretë më i mirë me 23 gola këtë sezon.

  • Albian Hajdari pas 16 qepjeve në kokë, mund të rikthehet kundër Mainz 05

    Albian Hajdari pas 16 qepjeve në kokë, mund të rikthehet kundër Mainz 05

    Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit këtë fundjavë, vetëm pak ditë pas lëndimit të pësuar në kokë gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës me Kombëtaren e Kosovës.

    Hoffenheim do të mund të llogarisë në dy përfaqësuesit kosovarë, Hajdarin dhe Leon Avdullahun, për ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Mainz 05 në Bundesliga. Të dy janë opsione për listën e ndeshjes, ka theksuar trajneri i TSG-së, Christian Ilzer.

    Hajdari pësoi një prerje mbi vesh në humbjen 1-0 ndaj Turqisë, që sipas Ilzerit kërkoi 16 qepje. Ndërkohë, Avdullahu, i cili mungoi për shkak të një lëndimi në aduktor gjatë kualifikuesve, është gjithashtu shumë afër rikthimit.

    “Natyrisht, tabela bëhet edhe më e rëndësishme me çdo ndeshje. Tani është faza finale, tani është momenti për të korrur frytet”, deklaroi Ilzer.

    Pas vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit, Hoffenheimi ka rënë në vendin e pestë. Pika më e ulët ishte humbja e thellë 0-5 ndaj RB Leipzig para pauzës ndërkombëtare.

    “Në fillim të sezonit ishim një nga skuadrat më efikase. Aktualisht jemi ndër më pak efikaset”, ka shtuar trajneri i Hoffenheimit, skuadra e të cilit ka kohën neto më të ulët të lojës në Bundesliga këtë sezon, sipas Kicker.

    Koha mesatare neto e lojës është 53 minuta e 41 sekonda, por Ilzer theksoi se mbajtja e kësaj kohe të ulët “nuk është një qasje taktike e Hoffenheimit”.

    “Varet nga kundërshtari, intensiteti ynë i lartë dhe fakti që kundërshtarët marrin herë pas here pushime gjatë lojës”, sqaroi ai.

  • Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

    Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

    Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të Superligës së Kosovës në futboll.

    Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.

    Një nga ndeshjet më interesane është ajo mes Ballkanit dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet të shtunen nga ora 15:00.

    Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Erdall Zasella.

    Të dielen, vëmendja do të jetë në ndeshjen mes Dritës dhe Malishevës.

    Kjo përballje do të gjykohet nga Egzon Dakaj.

  • Deklaratave të tij ja sheh “sherrin” Enzo, nuk ftohet në dy ndeshjet e ardhshme

    Deklaratave të tij ja sheh “sherrin” Enzo, nuk ftohet në dy ndeshjet e ardhshme

    Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez ka bërë bujë me deklaratat e tij.

    Deklaratat e tij kanë zemëruar klubin e tij, Chelsean dhe veçanërisht trajnerin Liam Rosenior, ku vendosi të mos ftojë argjentinasin fare ndaj Port Vale në “FA Cup” si dhe ndaj Manchester City.

    “Enzo nuk do të luajë nesër dhe kundër Man City. Nuk kam fjalë të këqija për të, por u kalua një vijë dhe na u desh ta ndëshkonim Enzon”, u shpreh Rosenior

  • Italianët të vendosur, e duan Mourinhon në krye të Kombëtares

    Italianët të vendosur, e duan Mourinhon në krye të Kombëtares

    Kombëtarja e Italisë është duke kaluar në një krizë të madhe suksesi.

    Italianët nuk kanë arritur të kualifikohet për Kupën e Botës tre herë radhazi tashmë, gjë që bënë të tifozët e tyre të jenë të frustruar.

    Kjo erdhi pas humbjes në finale të play-offit nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët u mposhtën përmes penalltive.

    Humbja në Zenicë, bëri që i gjithë stafi i Federatës Italiane përfshirë dhe presidentin Gravina të japin dorëheqje.

    Ndërsa në skenë për stolin e selektorit, sipas mediave italiane doli Jose Mourinho, ndërsa tifozët kërkojnë edhe dorëheqjen e selektorit aktual Gennaro Gattuso.

    Mirëpo federate e futbollit Italian ka edhe dy emra të tjerë në shqyrtim, bëhet fjale për Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

  • Xherdan Shaqiri, opsion për Zvicrën sipas trajnerit të Baselit

    Xherdan Shaqiri, opsion për Zvicrën sipas trajnerit të Baselit

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Young Boysit të shtunën, trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, u pyet për lojtarët që ai sheh si kandidat për ekipin përfaqësues të Zvicrës. Ish-kapiteni i Zvicrës përmendi disa emra dhe nuk i la jashtë edhe Xherdan Shaqirin.

    “Sipas mendimit tim, ne qartë kemi lojtarë që mund të jenë interesantë për ekipin përfaqësues. Dominik Schmid, Beçir Omeragiq dhe, në planin afatgjatë, Giacomo Koloto janë kandidatë. Edhe Xherdan Shaqiri,” tha Lichtsteiner.

    Ai shtoi se, edhe pse Shaqiri nuk ka shënuar shumë gola apo asiste në ndeshjet e fundit, kjo nuk është vetëm për shkak të tij.

    “Mbajtja e topit në mesfushë dhe kryerja e një pasimi të mirë para fundit janë gjithashtu jashtëzakonisht të rëndësishme për ne,” shpjegoi Lichtsteiner, i cili ka luajtur në disa skuadra evropiane.

    Mbetet për t’u parë nëse Shaqiri do të kthehet në formacionin titullar për Baselin kundër Young Boys, pas qëndrimit në stol në ndeshjen e fundit kundër Winterthur.

    Ka kaluar pothuajse dy vjet që kur Shaqiri njoftoi tërheqjen nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas Kampionatit Evropian në Gjermani. Pas sezonit të shkëlqyer me Baselin, ku ai udhëhoqi skuadrën drejt titullit dhe Kupës së Zvicrës, zërat për rikthimin e tij te Zvicra janë rritur, megjithatë marrëdhënia e ftohtë me përzgjedhësin Murat Yakin ka ndikuar që kjo të mos ndodhë.