Category: SPORT

  • Kosovë 0-0 Turqi: Asllani godet shtyllën

    Kosovë 0-0 Turqi: Asllani godet shtyllën

    28′ Sa afër golit, Asllani godet shtyllën, Muriqi nuk shënon nga afër

  • Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për këta djem

    Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për këta djem

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se nuk ka favorit në ndeshjen Kosovë – Turqi. 

    Ndeshja e cila zhvillohet sonte është finale e “play off” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. 

    Rrahmani ka theksuar se në ndeshje të tilla nuk ka favorit dhe gjithçka vendoset në fushë.

    “Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorit, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë”, ka deklaruar ai.

    Kapiteni i Kosovës e ka cilësuar këtë sfidë si më të rëndësishmen në historinë e ekipit.

    “Është dashur të vijë për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vite. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë. Mënyra qysh kalojmë bashkë ne këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione se sa kur luaj”, është shprehur Rrahmani.

  • Mallorca për Muriqin: Dëshiron të shkruajë histori, dhe ne nuk do ta humbim këtë rast

    Mallorca për Muriqin: Dëshiron të shkruajë histori, dhe ne nuk do ta humbim këtë rast

    Kosova përballet sonte me Turqinë në finalen e play-offit që do të përcaktojë kualifikimin për Botërorin 2026.

    Në qendër të vëmendjes nuk është vetëm futbolli kosovar.

    Sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi, ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë trojeve shqiptare. Një ekip nga skuadra e tij spanjolle, RCD Mallorca, ndodhet në Prishtinë për të ndjekur atmosferën që po mbretëron para ndeshjes historike.

    “Muriqi po do të shkruajë historinë, dhe ne nuk do ta humbim këtë rast”, ka shkruar RCD Mallorca në profilin zyrtar në X, duke shoqëruar postimin me një emoji me zemër.

  • Futbollisti turk: Fishekzjarrët na motivuan, nuk e njohin kombin turk

    Futbollisti turk: Fishekzjarrët na motivuan, nuk e njohin kombin turk

    Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke theksuar se ngjarja nuk ndikoi negativisht te skuadra, përkundrazi i motivoi ata më shumë.

    “Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për “Hurriyet”.

    Mesfushori turk shtoi se synimi i ekipit është i qartë – fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    “Shpresojmë që do të fitojmë dhe t’u japim fund viteve të mallit”, tha ai.

    Duke folur për mungesën e gjatë të Turqisë në Kupën e Botës, Kahveci ka theksuar se për disa lojtarë kjo ka qenë një ëndërr që nga fëmijëria.

    “Disa prej nesh nuk kishin lindur ende kur kemi qenë për herë të fundit atje, për disa ishte një ëndërr fëmijërie. Mendoj se mund ta arrijmë këtë me këtë ekip. Jam krenar për këtë ekip dhe i dua shumë të gjithë”, përfundoi ai.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë pritet të nisë në orën 20:45, ndërsa Kahveci do të jetë në bankën rezervë.

  • Kosova publikon formacionin kundër Turqisë

    Kosova publikon formacionin kundër Turqisë

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës për finalen e madhe kundër Turqisë.

    Tekniku gjerman do të paraqitet në ndeshje me këtë formacion.

    Kosova ndodhet vetëm 90 minuta larg ëndrrës për Kupën e Botës.

  • “Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë” – Haradinaj motivon dardanët para ndeshjes me Turqinë

    “Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë” – Haradinaj motivon dardanët para ndeshjes me Turqinë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar para ndeshjes historike të Kosovës me Turqinë.

    Haradinaj ka thënë se sot i gjithë kombi është me futbollistët e kombëtares së Kosovës.

    “Sonte i gjithë kombi është me ju. Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë. FORCA KOSOVË!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

    Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

    Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih Demiral shkaku i lëndimit.

    Mirëpo, përveç tij edhe katër lojtarë të tjerë nuk do të kenë mundësinë të paraqiten në ndeshjen ndaj Kosovës.

    Kjo pasi përzgjedhësi Vincenzo Montella ka vendosur që ata ta shikojnë ndeshjen nga tribunat.

    Lojtarët turk që nuk do të paraqiten ndaj Kosovës janë këta:

    Oğuz Aydin

    Merih Demiral (blessé)

    Muhammed Şengezer

    Ahmetcan Kaplan

    Mustafa Eskihellaç

  • Mediumi i njohur amerikan e parashikon Kosovën fituese kundër Turqisë

    Mediumi i njohur amerikan e parashikon Kosovën fituese kundër Turqisë

    Mediumi i njohur amerikan, ESPN, ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.

    Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë të kundërshtarit dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.

    Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë:

    “Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin”.

    Mediumi citon edhe një postim të faqes së Juventusit: “Edoni kundër Kenanit”.

    “Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasionante mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, thuhet në artikullin e ESPN.

    Ndër të tjera, mediumi amerikan veçon rëndësinë e faktorëve jashtë fushe, duke nënvizuar se atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri pritet të jetë një shtysë e madhe për vendasit.

    Kjo përballje konsiderohet historike për Kosovën, pasi një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kosovar.

  • “Sonte luhet për ëndrrën”, FFK me video finale para ndeshjes: Gjithçka është gati

    “Sonte luhet për ëndrrën”, FFK me video finale para ndeshjes: Gjithçka është gati

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar videon përgatitore për ndeshjen historike ndaj Turqisë, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Përmes videove motivuese, FFK ka theksuar se gjithçka është gati për finalen e madhe.

    “Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë 🇽🇰-🇹🇷. Sonte luhet për ëndrrën!”, shkruhet në postimin e federatës.

    https://www.facebook.com/share/r/1EA45iP5qj/?mibextid=wwXIfr

  • FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

    FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

    derata e Futbollit të Kosovës e ka uruar Edon Zhegrovën me rastin e ditëlindjes së tij të 27-të.

    Përmes disa fotografive emocionuese të djemve dardanë, shihet se yllit të futbollit i është përgatitur një tortë e cila do të shijohet pas ndeshjes.

    “Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë”, thuhet në postimin e FFK-së.

    A e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!!!