Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në play-off për Kupën e Botës.
Ylli i Dardanëve, Fisnik Asllani ka bërë një postim emocional para finales së madhe që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45.
Një fotografi e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale shihet legjenda Fadil Vokrri si dhe Fisnik Asllani.
Ylli I skuadrës së Hofenheimit e ka shoqëruar këtë fotografi me mbishkrimin “Gati”.
Kosova sonte është përballë ballafaqimit historik me Turqinë ku do të vendoset fati për Botëror.
Kjo ndeshje e cila fillon nga ora 20:45 dhe është historike do të transmetohet nëpër sheshe të qyteteve në mbarë vendin.
Janë tri pika kryesore në Prishtinë të cilat do ta shfaqin atë në ekrane gjigante. Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Prishtina gati për spektakël. Ndeshja Kosovë – Turqi do të transmetohet në ekrane gjigante në tri pika në kryeqytet; në sheshin “Zahir Pajaziti”, në sheshin “Skënderbeu” dhe te Pallati i Rinisë.
Bashkohu në festën e madhe të futbollit në sheshet e kryeqytetit ”, thuhet në njoftim.
Kosova është një tjetër “përrallë ballkanike”, një përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në gjithë Evropën. Shkruan Corriere dello Sport.
Kombëtarja e Kosovës ëndërron pjesëmarrjen e parë në Kupën e Botës dhe sot ajo ëndërr nuk duket më aq e largët.
Fitorja dramatike në Sllovaki, 4-3, i ka dhënë edhe më shumë peshë ambicieve të kësaj skuadre dhe ka rritur entuziazmin rreth një përfaqësueseje që, edhe pse e re si shtet, është tashmë e pasur me histori, identitet dhe ndjenjë përkatësie.
Në këtë rrugëtim është i pranishëm edhe një element italian, pasi kapiteni është Amir Rrahmani, aktualisht i lënduar, por që pritet të jetë në Prishtinë për të mbështetur shokët e tij.
Kjo skuadër është ndërtuar mbi dy shtylla: ata që kanë qëndruar dhe ata që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht ky kombinim është forca e saj më e madhe.
Franco Foda, identitet i përzier edhe në stol
Edhe trajneri Franco Foda përfaqëson këtë ide të identitetit të përzier. I lindur në Gjermani dhe me origjinë italiane nga ana e babait, ai ka bashkuar në vete kultura të ndryshme.
Si futbollist dhe trajner, ai ka qenë gjithmonë i njohur për disiplinën, por në Kosovë ka gjetur diçka më shumë: një skuadër që duhet formuar jo vetëm taktikisht, por edhe emocionalisht.
Ish-përzgjedhësi i Austrisë në Euro 2020, që nga viti 2024 drejton një grup ku bashkëjetojnë stile të ndryshme loje, rrugëtime të ndryshme dhe kultura të ndryshme futbolli, por që bashkohen nga një dëshirë e përbashkët për sukses.
Muriqi dhe Zhegrova, fytyra e talentit kosovar dhe lidhja me Italinë
Forca teknike e Kosovës qëndron kryesisht në repartin ofensiv, ndërsa . Vedat Muriqi, i njohur si “pirati”, mbetet pika kryesore e sulmit dhe figura më e njohur e skuadrës.
Përkrah tij është edhe talenti i pastër si Edon Zhegrova, një lojtar që sjell kreativitet dhe fantazi në lojë. Edhe pse nuk luajti në 90 minutat e ndeshjes ndaj Sllovakisë, ai mbetet një nga armët më të forta të Kosovës.
Në portë është Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda. Në mesfushë, përvoja dhe energjia vijnë nga Valon Berisha, një tjetër produkt i diasporës.
Skuadra kombinon fizikun ballkanik me përgatitjen qendrore-evropiane, duke krijuar një përzierje unike cilësish.
Kosova beson te Botërori 2026
Nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një emër relativisht i ri në futbollin ndërkombëtar, ka arritur të krijojë një identitet të qartë.
Ndoshta nuk ka thellësinë e skuadrave të mëdha, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.
Për shumë nga këta lojtarë, pjesëmarrja në Kupën e Botës do të ishte shumë më tepër sesa një turne – do të ishte përmbushja e një identiteti sportiv dhe kombëtar që ende po ndërtohet.
Ëndrra është reale. Jo e lehtë, por reale.
Kosova beson dhe mbështetet jo vetëm te tifozët në Prishtinë, por edhe te bijtë e saj të shpërndarë në gjithë Evropën.
Selektori i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka vendosur se si t’i rendit lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45.
Sipas mediumit “Joueurs Turcs”, Montella pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga ai që kishte vendosur ndaj Rumanisë në formacionin zyrtar.
Mesfusha e Turqisë pritet të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emra si Calhanoglu, i cili është rikthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.
Formacioni i mundshëm i Turqisë do të jetë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.
Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe duket se do t’i qëndrojë besnike formacionit të njëjtë që e përdori në ndeshjen me Sllovakinë.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë të martën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Në prag të kësaj sfide, të hënën janë planifikuar aktivitetet zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë: konferencë për media dhe stërvitje zyrtare për Kosovën, si dhe ecje e fushës dhe konferencë për media për Turqinë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se ndeshja finale me Turqinë do të jetë historike.
Ai tha se, nëse Kosova kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës, kjo do të përbëjë një “pavarësi të dytë” për vendin.
Muriqi gjithashtu la të kuptohet se ky mund të jetë një nga ciklet e fundit të tij me fanellën e Kombëtares.
“Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin turk, por edhe për futbollin evropian e botëror. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të zbatojmë lojën tonë si ekip për ta arritur objektivin”, tha ai
Ish-ministri i sportit të Rumanisë, Eduard Novak, shprehu xhelozi për përparimin e Kosovës në futboll, duke thënë se një vend i vogël si Kosova po i jep leksione kombëtares rumune.
Novak theksoi se investimet dhe besimi te lojtarët kanë sjellë sukses për “Dardanët”, që janë vetëm një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës.
“Ne vetëm kërkojmë falje por këto kërkim falje nuk i fshehin rezultatet e dobëta për mos-kualifikim në Kupën e Botës. Për 20 vite kërkojmë falje nga tifozët dhe kjo nuk po na ndihmon”.
“Një shtet i vogël si Kosova po na jep leksione futbolli. Kjo e ka vetëm një shpjegim, kanë investuar në lojtarët e tyre”.
Është mësuar se kush do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen historike Kosovë-Turqi.
Bëhet fjalë për anglezin, Michael Oliver i cili është një nga gjyqtarët më të mirë në botë momentalisht.
Oliver, po ashtu është një nga gjyqtarët kryesorë në Premierligë ku është caktuar edhe në ndeshjet e mëdha atje si dhe në garat e mëdha evropiane si Liga e Kampionëve.
Kujtojmë se Kosova, luan ndaj Turqisë në Prishtinë të martën në ora 20:45.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Indeksonline rreth ndeshjes historike Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë dhe për spekulimet që qarkullojnë në media për një vizitë të mundshme të presidentit turk, Recep Taip Erdogan, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ademi ka sqaruar se Federata nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë çështje.
“Ne kemi protokollin e UEFA-s dhe jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Turqisë, por deri tani nuk na kanë thënë asgjë që Erdogan do të vijë”, tha ai.
Megjithatë, i pari i FFK-së theksoi se pritet një numër i madh tifozësh për këtë ndeshje, duke përfshirë grupe që do të udhëtojnë me ekspedita prej dy aeroplanësh.
“Sigurisht se ka shumë njerëz që vijnë, ata vijnë me një ekspeditë prej 2 aeroplana…”, u shpreh ai. /Indeksonline/
FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se Raphinha do të jetë jashtë fushave për rreth pesë javë për shkak të një lëndimi. Sipas raportimit të Fabrizio Romano, mungesa e brazilianit vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, duke e detyruar atë të humbasë disa ndeshje kyçe në La Liga dhe në UEFA Champions League.
Raphinha pritet të mungojë në përballjet ndaj Atlético Madrid, Espanyol, Celta Vigo, Getafe dhe Osasuna, si dhe në fazat vendimtare të Champions League, përfshirë gjysmëfinalet e mundshme.
Klubi katalanas raportohet të jetë i zemëruar me mënyrën si është menaxhuar lojtari nga përfaqësuesja e Brazilit, pasi ai është aktivizuar me shqetësime fizike në një ndeshje miqësore, duke rrezikuar kështu lënfimin në periudhën më kritike të sezonit.