Category: SPORT

  • Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

    Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

    Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para finales së play-offit të Botërorit, duke u bashkuar me thirrjen e presidentit të Federatës Turke.

    “Dardanët” siguroi një fitore historike ndaj Sllovakisë në Bratislavë me rezultat 3-4, duke kaluar në finale ku do të përballen me Turqinë, e cila ka mposhtur Rumaninë me rezultat 1-0.

    Pas triumfit, Montella theksoi se për Turqinë nuk ka rëndësi kundërshtari, duke shprehur sigurinë se do të sigurojnë biletën për në Botëror.

    “Sllovakia ose Kosova, nuk ka rëndësi kundërshtari. Secili kundërshtar ka lojë të ndryshme, e dimë këtë. Po përgatitemi për mrekulli, jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi”, tha Montella.

    Ai shtoi: “Lojtarët tanë janë të matur. Me kundërshtar si Rumania luan me distancë të hapur por nuk e bëmë këtë, luajtëm me maturi dhe fituam. Do ta luajmë finalen por nuk ka rëndësi kundërshtari”.

    Deklarata të ngjashme kanë bërë edhe Kenan Yildiz dhe presidenti i Federatës Turke, të cilët e kanë konsideruar Turqinë si favorit të padiskutueshëm ndaj “Dardanëve”.

    Finalja e play-offit të Botërorit do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

  • Interesim i jashtëzakonshëm për Kosovë-Turqi, FFK organizon shfaqje në ekrane gjigante

    Interesim i jashtëzakonshëm për Kosovë-Turqi, FFK organizon shfaqje në ekrane gjigante

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen finale Kosovë–Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha.

    Për shkak të interesimit të madh, FFK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë aktivitete me ekrane gjigante ku qytetarët do të mund ta ndjekin përballjen historike nga afër.

  • Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

    Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

    Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin.

    Uruguajani, u shndërrua në një goleador ku shënoi 6 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit me “Los Blancos”.

    Por në derbin e Madridit, Fede u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të tij ndaj Alex Baenas, ku do të mungojë një ndeshje atë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit.

    Për këtë, Reali vendosi të apelonte vendimin, por që u hedh poshtë nga Komiteti i apelimit, duke e mbajtur vendimin në fuqi.

    Reali, ndeshjen ndaj Mallorcës e luan, më 4 prill.

  • Sllovaki 3-4 Kosovë: Dardanët kalojnë në finale të playoff-it

    Sllovaki 3-4 Kosovë: Dardanët kalojnë në finale të playoff-it

    Përfundon gjithçka, Sllovaki 3-4 Kosovë

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.

    Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esimGlobi M.IDFK Group dhe Lasko.

  • Kosova me një këmbë në finale, Kreshnik Hajrizi realizon për 4-2

    Kosova me një këmbë në finale, Kreshnik Hajrizi realizon për 4-2

    71′ GOOOOOOOOOL! Kreshnik Hajrizi gjendet mirë në zonë dhe realizon për 4-2

  • Kosova kalon në epërsi, Florent Muslija shënon gol spektakolar

    Kosova kalon në epërsi, Florent Muslija shënon gol spektakolar

    59′ GOOOOOOOOOL! Florent Muslija shënon një gol spektakolar nga gjuajtja e dënimit për epërsinë e Kosovës 3-2

    Kombëtarja e Kosovës po luan në udhëtim ndaj Kombëtares së Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.

    Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.

    Në anën tjetër, Sllovakia gjithashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e saj, ku bënin pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.

    Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esimGlobi M.IDFK Group dhe Lasko.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshjeje.

  • Supergol i Veldin Hoxhës, Kosova barazon ndaj Sllovakisë

    Supergol i Veldin Hoxhës, Kosova barazon ndaj Sllovakisë

    Kosova ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

    Golin e barazimit e shënoi Veldin Hoxha me një realizim spektakolar në minutën e 20-të, duke rikthyer shpresat për “Dardanët” në këtë përballje të rëndësishme.

  • Kurti: Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë

    Kurti: Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Kombëtarën e Kosovës në futboll dhe të Shqipërisë para ndeshjeve të tyre jashtë vendit në kuadër të kualifikimeve për Kamponatit Botëror.

    Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.“, shkroi ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit.

    Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.

    Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!

  • Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, Turqia dhe Rumania publikojnë formacionet zyrtare

    Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, Turqia dhe Rumania publikojnë formacionet zyrtare

    Kur kanë mbetur edhe një orë nga fillimi i ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, trajnerët tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj përballjeje.

    Ky takim do të luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin 2026, në kuadër të rrugëtimit C të kësaj faze, aty ku është edhe Kosova.

     

     

    Me ndeshjen që nis nga ora 18:00, si Vincenzo Montella i Turqisë, ashtu edhe Mircea Lucescu i Rumanisë kanë vendosur për 11-shet startuese.

    Dy trajnerët kanë vendosur për formacionet më të forta, me duelin që do të luhet në “Tupras Stadium” në Stamboll.

    Kujtojmë se, në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, kombëtarja e Kosovës do të luajë në finalen e “play-offit” të 31 marsit ndaj fituesit të kësaj përballjeje, në “Fadil Vokrri”.

    Kosova e zhvillon ndeshjen e saj ndaj Sllovakisë sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Tehelne pole” në Bratisllavë.

    FORMACIONET ZYRTARE:

    TURQIA: Cakir; Muldur, Akaydin, Krdakci, Kadioglu; Yuksek, Calhanoglu; Yilmaz, Guler, Yildiz; Akturkoglu

    RUMANIA: Radu; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; Marin, Hagi, Dragomir; Man, Birligea, Mihaila.

  • Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllovakisë

    Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllovakisë

    Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Është mësuar se “dardanët” do të bartin fanellën e bardhë, shkruan Indeksonline

    Kundërshtarët, si vendës do të luajnë me fanellën e parë, atë të kaltër.

    Kujtojmë se me ngjyrën e bardhë, Kosova ka pasur shumë fat gjatë ndeshjeve të fundit, duke fituar ndaj Suedisë./