Category: SPORT

  • FFK-ja publikon një video motivuese para ndeshjes ndaj Sllovakisë

    FFK-ja publikon një video motivuese para ndeshjes ndaj Sllovakisë

    Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për “play-off”-in e Kupës së Botës 2026.

    Federata e Futbollit e Kosovës përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video motivuese, shkruan Indeksonline

    Në pamjet e kësaj videoje shihet e kaluara e shtetit tonë, sakrifica dhe të gjitha.

    Pamje:

     

  • Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai ka vlerësuar ndeshjen me Sllovakinë si të barabartë.

    “E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët”.

    “Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.

    Muriqi ka thënë se do ta marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë nëse akordohet ndonjë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 kundër Sllovakisë.

    Kosova luan të enjten nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.

  • Në cilat pjesë të stadiumit do të lejohen simbolet e Kosovës?

    Në cilat pjesë të stadiumit do të lejohen simbolet e Kosovës?

    Tifozët shqiptarë që do të jenë të enjten mbrëma në Bratislavë në përkrahje të Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, do ta kenë të veçantë pjesën ku do të mund t’i shpalosin simbolet shtetërore.

    Dhe për këtë ka folur menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala, të mërkurën në konferencën për shtyp.

    Ndeshja Sllovakia – Kosova luhet të enjten nga ora 20:45, ndërsa është gjysmëfinale e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

    Shala ka thënë se simbolet shtetërore do të lejohen vetëm në pjesën ku do të jenë të vendosur “Dardanët”, tifozët zyrtarë të Kosovës.

    “Simbolet shtetërore të Kosovës do të lejohen vetëm në tribunën ku do të jenë të vendosur ‘Dardanët’, por jo edhe në tribunat tjera të stadiumit. Ky vendim është marrë nga Federata e Futbollit e Sllovakisë”, ka deklaruar Shala.

    Rregulla të veçanta sigurie dhe organizimi ishin vendosur edhe për ndeshjen Sllovenia – Kosova, në nëntor të vitit të kaluar.

  • Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai ka vlerësuar ndeshjen me Sllovakinë si të barabartë. 

    “E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.

  • Kapiteni “kuqezi”, Gjimshiti: Dua të bëjë histori të madhe me Shqipërinë!

    Kapiteni “kuqezi”, Gjimshiti: Dua të bëjë histori të madhe me Shqipërinë!

    Berat Gjimshiti ka folur para ndeshjes së Kombëtares shqiptare që do të luajë nesër kundër Polonisë.

    Kapiteni i kuqezinjve u shpreh optimist për takimin e nesërm, ndërsa e tha besimplotë se në Varshavë do të tentohet vetëm fitorja. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tha:

    “Jemi ndjerë mirë siç kemi arritur Play-Off. Eksperienca në ndeshjet e fundit ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj se do të jemi gati nesër për të dhënë maksimumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë. Do të provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr”

    Mungesat? “Unë besoj se skuadra është gati se është një rast i madh. Nuk ka lidhje eksperienca, por dëshira dhe vullneti. Ai që është më i aftë do të fitojë”.

    Lewandowski? “Do të jetë shumë e vështirë për ta markuar, është një nivel i lartë. Ai është një prej sulmuesve që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të lartë, por do të provojmë ta ndalim. Duhet gjithë skuadra që të jetë në momente të mira”.

    Karriera me Atalanta apo Botërori? “Besoj se në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Si kapiten dua të bëj një histori të madhe me Shqipërinë. Besoj se duhet të shikojmë hap pas hapi. Ndeshja më e rëndësishme është nesër, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”

    Strategjia? “Shanset janë të barabarta në fushë. Unë hyj në fushë gjithmonë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja ashtu. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Besoj se do të na ndihmojë edhe nesër. Taktikën e vendos trajneri, të sulmojmë apo të mbrojmë. Duhet të jenë gjithë gjërat përfekte”, tha ai.

     

  • Fabinho beson se Benzema duhet të ftohet nga Franca

    Fabinho beson se Benzema duhet të ftohet nga Franca

    Në një intervistë për L’Equipe, Fabinho ka deklaruar se beson që Karim Benzema duhet të vazhdojë ende të luajë për Francën.

    Mesfushori i Al-Ittihad ka lavdëruar ish-shokun e tij të skuadrës, teksa Brazili përgatitet të përballet me Francën në pauzën e ardhshme ndërkombëtare.

    Benzema nuk është përfshirë në asnjë listë të Francës nga Didier Deschamps që nga viti 2022. Francezi ishte pjesë e skuadrës për Kupēn e Botës 2022, por u detyrua të tërhiqej para fillimit të kompeticionit për shkak të një dëmtimi dhe më pas njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

    Pavarësisht tërheqjes së 38-vjeçarit, Fabinho beson se ish-sulmuesi i Real Madridit është ende i aftë të përfaqësojë “Les Bleus” në nivel ndërkombëtar.

    Kur u pyet për fituesin e Topit të Artë, ish-mesfushori i Liverpoolit tha: “Sigurisht që është mjaftueshëm i mirë. Mendoj se ai është ende numri 9 më i mirë francez. Në fakt, nuk e di nëse është një numër 9 i mirëfilltë, por Karim është shumë i fortë; ai bën diferencën. Mund të shënojë, mund të krijojë… Ky është Karimi.”

  • Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

    Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

    Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës.

    Kuqezinjtë nesër përballen me Poloninë, ndeshje e vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026, shkruan IndeksOnline.

    Ndeshja zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, duke filluar nga ora 20:45.

    Shqipëria në rast fitoreje, në finale të “play-offit”, do të luajë me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi, për të siguruar biletën për Kampionatin Botëror./IndeksOnline/

     

  • Mohamed Salah konfirmon largimin nga Liverpooli

    Mohamed Salah konfirmon largimin nga Liverpooli

    Mohamed Salah ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.

    Sulmuesi egjiptian bëri të ditur vendimin përmes një deklarate emocionale për tifozët, duke shkaktuar bujë të madhe në botën e futbollit.

    33-vjeçari kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare para fundit të sezonit të kaluar, por nuk do të përfundojë vitin e mbetur të saj.

    Largimi i tij mund të jetë përshpejtuar nga tensionet me trajnerin Arne Slot, pas një barazimi ndaj Leeds United në dhjetor, kur Salah e akuzoi trajnerin se dëshironte ta largonte nga klubi.

    Nuk dihet ende destinacioni i tij i ardhshëm, por mediat britanike raportojnë se një transferim te klubi saudit Al Ittihad ose në Major League Soccer.

  • VAR ndryshon renditjen? Ja si do dukej tabela e La Ligas pa gabimet e gjyqtarëve

    VAR ndryshon renditjen? Ja si do dukej tabela e La Ligas pa gabimet e gjyqtarëve

    Debati mbi ndikimin e VAR-it në futbollin spanjoll është rikthyer fuqishëm pas publikimit të një analize që ndryshon renditjen e La Ligas, pa vendimet e gabuara të gjyqtarëve deri në javën e 29-të.

    Sipas studimit të realizuar nga platforma “Archivo VAR”, disa nga vendimet më të diskutueshme të sezonit, përfshirë penalltitë e dhëna apo të mohuara gabimisht dhe golat e anuluar në mënyrë të padrejtë, kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në pikët e skuadrave.

     

     

    Pa ndryshime në luftën për vendin e parë

    Vështirë se do të kishte ndryshime në krye të tabelës. Sipas analizës, Barcelona do të vazhdonte të kryesonte ligën me 73 pikë, dhe Real Madridi do të ishte i dyti me 69.

    Të dyja ekipet kanë pasur gabime arbitrare si për ashtu edhe kundër tyre gjatë sezonit, por bilanci i përgjithshëm është praktikisht neutral, kështu që rezultatet e tyre nuk do të ndryshonin.

    Situata e Atletiko Madridit gjithashtu do të mbetej kryesisht e pandryshuar, me vetëm një pikë më pak, një diferencë që nuk e ndryshon ndjeshëm renditjen.

    Ndryshime rrënjësore në luftën për Evropën

    Do të kishte gjithashtu ndryshime të rëndësishme në garën për kualifikimin në Evropë. Real Betis, për shembull, ka dy pikë shtesë për shkak të vendimeve të gabuara të VAR-it, ndërsa Real Sociedad ka qenë një nga ekipet më të disavantazhuara në pjesën e sipërme-mesme të tabelës, me tre pikë më pak se sa duhet të kishin.

    Kjo e ndryshon plotësisht hendekun midis dy ekipeve, pasi Real Sociedad duhet të jetë vetëm një pikë pas Betis kur renditja aktuale tregon një ndryshim shumë më të madh.

    Për më tepër, Getafe do të hynte në garë për kualifikimin në Europë, duke arritur 40 pikë dhe duke u pozicionuar shumë afër Betisit dhe Real Sociedadit.

    Anasjelltas, Celta Vigo do të ishte një nga ekipet që do të humbiste më shumë terren në këtë renditje alternative, pasi ka tre pikë më shumë dhe do të binte disa vende në tabelë, duke rënë nga lufta e drejtpërdrejtë për vendet në Europë.

    Zona e mbijetesës:

    Në zonën e rënies nga kategoria, ekipet e tjera gjithashtu shohin ndryshime të vogla në totalin e pikëve të tyre.

    Mallorca, Elche dhe Real Oviedo duhet të kenë secila nga një pikë më shumë, ndërsa Levante do të mbetej e njëjtë pas kompensimit të gabimeve pro dhe kundër tyre gjatë gjithë sezonit.

    Këto janë ndryshime të vogla, por në betejën për rënie, një pikë e vetme mund të bëjë diferencën midis qëndrimit në kategori dhe rënies nga kategoria.

    Rasti tjetër i habitshëm në zonën e rënies nga kategoria është Girona. Ekipi katalanas ka pesë pikë më shumë sesa duhet të kishte pa gabimet e VAR-it.

    Kjo e ndryshon plotësisht pozicionin e tyre në tabelë, pasi në vend që të jenë relativisht të qetë, ata duhet të luftojnë për mbijetesë. Në fakt, ata do të ishin të barabartë me pikë me Mallorcën në zonën e rënies nga kategoria, ose shumë afër saj, varësisht nga barazimet.

  • Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

    Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

    Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së ‘play-off’-it evropian të kësaj jave me Sllovakinë, ndërsa kombëtarja e Kosovës synon një vend për herë të parë në Kupën e Botës.

    Vedat Muriqi debutoi me kombëtaren e Kosovës në vitin 2016, duke u bërë pjesë e udhëtimit futbollistik të vendit që nga fillimi.

    Gati dhjetë vjet më vonë, sulmuesi i shquar i Mallorcas mezi pret të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Për të siguruar një vend, Kosova duhet të kalojë fazën eliminatore evropiane, me një ndeshje gjysmëfinale jashtë fushe kundër Sllovakisë. Fitorja atje do t’i siguronte një ndeshje në shtëpi në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë për një vend në finale.

    Përpara sfidës më të madhe të Kosovës deri më sot, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, Muriqi, u ul me FIFA-n për të diskutuar se çfarë e pret atë në ditët në vijim.

    Kemi vetëm dhjetë vjet që jemi këtu, që në terma futbolli është pothuajse asgjë. Jemi këtu për t’i dhënë gjithçka që kemi dhe për të luftuar për një vend në Kupën e Botës. Është një mundësi e madhe për ne. I gjithë vendi është plot entuziazëm. Të gjithë janë shumë të lumtur. Në nivel personal, është shumë e veçantë për mua. Mbush 32 vjeç këtë vit dhe një nga ëndrrat e mia është të përfaqësoj Kosovën në një Kupë Bote ose Kampionat Evropian. Do të ishte një moment i rëndësishëm në karrierën time”, tha Muriqi.

    Të luaja për Kosovën në Kupën e Botës do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për mua që t’i jepja fund karrierës sime. Mund të them se i dhashë gjithçka dhe tani është koha të var këpucët në gozhdë. Nuk jam i sigurt nëse do të vazhdoja të luaja për shumë gjatë. Kam folur për këtë me miqtë e mi. Këto ditë, mezi pres të fle pas ndeshjeve. I lë të gjitha gjërat atje në fushë. Më parë isha plot energji dhe mezi prisja të shkoja në seancën tjetër stërvitore, por tani më duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Më duhen disa ditë për t’u rikuperuar plotësisht. Ende kam urinë dhe dëshirën, kjo është e sigurt. Do të doja të luaja në Kupën e Botës dhe pastaj të shkoja në Kampionatin Evropian pas dy vitesh, por duhet të përballesh me faktet. Do të doja të arrija kulmin tim duke luajtur në Kupën e Botës, dhe pastaj, nëse vendos t’i jap fund karrierës sime, do të flija shumë më lehtë, duke e ditur se e kam përmbushur ëndrrën time”, tha tutje ai.